LIVE UPDATES
Bota

“Serbët jolojalë” mbesin pa paga nga Serbia

Serbia, e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, e mbështeti këtë veprim dhe në këmbim u dha të gjithëve kontrata, në bazë të së cilave do të duhej të merrnin pagë.

12 Prill 2023, 18:13 Nga k.m.
“Serbët jolojalë” mbesin pa paga nga Serbia
Foto ilustruese

Pesë muaj pasi kanë dorëzuar dorëheqjet në institucionet e Kosovës në veri të vendit, kjo nuk është dëshmuar si zgjidhje e mirë për disa qytetarët nga komuniteti serb. Ata pretendojnë se Lista Serbe, e cila kërkonte dorëheqjen e tyre dhe u ofronte zgjidhje të përkohshme, tani po i sanksionon dhe shantazhon nëse nuk e përkrahin politikën e kësaj partie të afërt me Beogradin.

“Dorëheqjet që dhamë nuk rezultuan për të mirë”.

Me këto fjalë, Millosh Delliç nga Leposaviqi, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, shpjegon situatën në të cilën gjendet dhe faktin se nuk ka marrë pagë për muajin mars.

Ai është njëri nga disa qindra pjesëtarë të komunitetit serb që u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit, në fillim të nëntorit të vitit 2022, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve me targa serbe në ato të Kosovës.

Asokohe, dorëheqje dhanë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve nga radhët e Listës Serbe, parti kjo që gëzon mbështetjen e Beogradit. Serbia, e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, e mbështeti këtë veprim dhe në këmbim u dha të gjithëve kontrata, në bazë të së cilave do të duhej të merrnin pagë.

Mirëpo, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL), Delliç thekson se janë “mashtruar” dhe u është “luajtur loja”, sepse, siç beson ai, Lista Serbe tani po “qëron hesapet” me individët që nuk e mbështesin politikën e tyre.

“Në atë kontratë thotë se ne punojmë për komunitetin serb. Kjo është me pikëpyetje për mua, çfarë do të thotë kjo”, pyet Delliç, duke theksuar se tash Lista Serbe do t’u bëjë shantazh me kontrata dhe paga.

Millosh Delliç, me profesion stomatolog, punoi rreth pesë vjet në sistemin e Kosovës, në fushën e gjerontologjisë. Gjeronto-nikoqir/nikoqire është një program për ndihmë ndaj personave të moshuar, i cili kryesisht realizohet përmes vetëqeverisjes lokale.

Ky bashkëbisedues i REL-it thotë se i është dashur të japë dorëheqje, sepse ndaj tij ka pasur “shantazh dhe kërcënime”.

Në një situatë thuajse identike sikurse të Delliçit, u gjend edhe kolegia e tij, Suzana Millunoviç, e cila për një gjë të tillë e fajëson Listën Serbe.

“Lista Serbe është një listë që ka vite që i bën shantazh popullit. Ne jetojmë këtu nën shantazh dhe presion. Ne shqetësohemi për familjet tona. Nëse nuk shkojmë në barrikada, na heqin menjëherë nga lista e pagave”, thotë Millunoviç.

Në veri të Kosovës, barrikadat ngrihen si formë e “rezistencës” ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq Lista Serbe gjithmonë i ka përkrahur publikisht. Edhe më parë, qytetarë të caktuar kanë deklaruar se janë “të detyruar” të shkojnë në barrikada me turne, por Lista Serbe theksoi se bëhej fjalë vetëm për vullnetin e popullit.

Delliç dhe Millunoviç theksojnë se ende shkojnë në punë, për të cilën janë paguar nga Serbia që prej dorëheqjes nga institucionet e Kosovës, por deklarojnë se nuk e kanë marrë pagën për muajin mars. Shërbimet në veri të Kosovës, të cilat u përkasin institucioneve lokale, shpesh janë të ndërthurura në mes të sistemit kosovar dhe atij serb.

Në mjediset e banuara me serbë në Kosovë funksionojnë Organet e përkohshme komunale, të cilat financohen nga buxheti i Qeverisë së Serbisë. Gjithashtu, institucionet shëndetësore dhe arsimore, në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, punojnë në kuadër të sistemit të Serbisë. Megjithatë, ndodh punëtorët të punësohen në sistemin e Kosovës dhe më pas të angazhohen në institucionet serbe.

Një shembull i tillë është Ivana Ignjatoviç, e cila punon si mësuese në një institucion parashkollor në territorin e Komunës së Leposaviqit. As ajo nuk e ka marrë pagën e muajit mars, sipas kontratës që i ka dhënë Serbia, pasi kishte dhënë dorëheqje nga sistemi i Kosovës.

Duke folur për REL-in, ajo shpreh bindjen se po e “sanksionon” Lista Serbe, sepse nuk e përkrah politikën e tyre. Ignjatoviç thekson se gjashtë vjet më parë edhe bashkëshorti i saj ishte shkarkuar “për arsye politike” në Komunën e Leposaviqit, që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Më pas, ai e fitoi rastin në gjykatë, por megjithatë, nuk u rikthye në punë.

“Tani ma kanë ndërprerë edhe pagën. Përfundimisht, kjo ndikon që populli të zhvendoset në mënyrë masive nga këtu. Siç thashë, nuk ka dyer në të cilat mund të trokasim për të marrë një zgjidhje pozitive”, thotë ajo.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Listës Serbe me kërkesën për të komentuar akuzat e banorëve të caktuar të Leposaviqit, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka arritur ndonjë përgjigje.

Përgjigje nuk ka dhënë as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Përveç punëtorëve në institucionet e Kosovës, vitin e kaluar dorëheqje kanë dhënë edhe politikanët e Listës Serbe, në nivel lokal dhe qendror. Megjithatë, shumica prej tyre tashmë kishin një pagë të dytë në sistemin serb, për të cilën gjë, REL-i raportoi në disa raste.

Po ashtu, dhjetë deputetë nga Lista Serbe, disa ditë pas dorëheqjes së tyre, janë zëvendësuar me nëntë deputetë të tjerë nga kjo parti, të cilët kanë dhënë betimin në Kuvendin e Kosovës. Shpjegimi i tyre ishte se nuk donin t’i humbnin mandatet e rezervuara për komunitetin serb. Ndonëse ata nuk marrin pjesë në seancat parlamentare, marrin paga çdo muaj./REL

serbi serbet ne kosove

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë