11 Shtator 2023, 23:00
Nga I.A
Volker Turk
SHBA- Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk tha të hënën se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja për eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi ka shkaktuar rritjen në nivel të lartë të çmimeve të ushqimit në vendet në zhvillim.
Duke folur në një mbledhje të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, zoti Turk tha se rritja e çmimeve ka bërë që “e drejta për të patur qasje në ushqim të jetë pothuajse e parealizueshme për shumë njerëz”.
Ai e vuri theksin tek dëmi i madh që ka shkaktuar prishja e marrëveshjes së grurit në Somali, një vend që varej për një kohë të gjatë tek eksportet e grurit ukrainas dhe atij rus që kalonin përmes Detit të Zi.
Marrëveshja e grurit ia mundësonte Ukrainës eksportimin e drithit të saj përmes Detit të Zi. Rusia u tërhoq nga marrëveshja në korrik, duke u ankuar se një marrëveshje paralele për heqjen e pengesave për eksportet ruse të ushqimit dhe plehut kimik nuk po zbatohej.
Shërbimi i zbulimit i ushtrisë së Ukrainës tha të hënën se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e disa platformave të nxjerrjes së naftës në brigjet afër Krimesë.
Në një postim në platformën e mediave sociale Telegram nga ushtria ukrainase thuhet se forcat e saj speciale dëmtuan një avion luftarak rus SU-30 dhe konfiskuan municion helikopterësh dhe pajisje radarësh. Ushtria ukrainase tha se Rusia i kishte pushtuar platformat e naftës në vitin 2015 dhe i ka përdorur ato për qëllime ushtarake.
Marrë nga VOA
volker turk okb
Bota
11 Shtator 2023, 22:56
I.A
Presidentet
SHKUP- Në Shkup u mbajt konferenca e presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Proce...
Bota
11 Shtator 2023, 22:27
I.A
Google
SHBA- Qeveria amerikane është përqendruar tashmë tek perandoria e pamposhtur në internet e kompanisë Google, e cila &e...
Bota
11 Shtator 2023, 22:14
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake që kanë zemëruar Mos...
Bota
11 Shtator 2023, 22:10
a.l
FAST Kosova
KOSOVË- Policia e Kosovës, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit ka arrestuar sot një person të dyshua...
Bota
11 Shtator 2023, 22:07
a.l
Tërmet në Marok
MAROK- Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Marok vijon që të rritet.
Sipas t&eu...
Bota
11 Shtator 2023, 22:05
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Korenë e Veriut kundër çdo lëvizjeje drejt furnizimit të ...
Bota
11 Shtator 2023, 22:05
a.l
OKB
Në fund të vizitës së saj në Kiev më 10 shtator, Raportuesja Speciale e OKB-së Alice Jill Edwards tha se agresioni r...
Bota
11 Shtator 2023, 21:27
a.l
Aksident në Indi
INDI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Indi, ku kanë humbur jetën 7 persona. Sipas mediave të huaja, ngjar...
Bota
11 Shtator 2023, 20:57
a.l
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne një bi...
Bota
11 Shtator 2023, 20:51
I.A
ANGLI- Ushtria e Rusisë ka shënjestruar një anije civile të mallrave në Detin e Zi me “disa raketa”. Kjo ngjarje ka ndodh...