LIVE UPDATES
Bota

Opinion/ Nuk ka paqe me Vladimir Putinin

Kur politikanët e Kremlinit veprojnë sikur janë gati të negociojnë për paqen dhe thuhet se kjo dështon vetëm për shkak të mosgatishmërisë së ukrainasve dhe Perëndimit, atëherë ata po luajnë me këtë dëshirë të popullit - të jetojnë përsëri në një botë si para luftës, pa vdekje dhe shkatërrime, pa sanksione, pa gaz dhe naftë të shtrenjtë.

28 Nëntor 2022, 08:44 Nga DOSJA
Opinion/ Nuk ka paqe me Vladimir Putinin
Vladimir Putin

Bota siç ishte para luftës në Ukrainë - kjo është ajo që dëshirojnë shumë vende në Evropë, në Ukrainë por edhe në Rusi. Kur politikanët e Kremlinit veprojnë sikur janë gati të negociojnë për paqen dhe thuhet se kjo dështon vetëm për shkak të mosgatishmërisë së ukrainasve dhe Perëndimit, atëherë ata po luajnë me këtë dëshirë të popullit - të jetojnë përsëri në një botë si para luftës, pa vdekje dhe shkatërrime, pa sanksione, pa gaz dhe naftë të shtrenjtë.

Por nuk do të jetë kurrë më njësoj si para luftës. Madje edhe nëse armët heshtin menjëherë. Sepse lufta në Ukrainë nuk është shkaku i debatit të vazhdueshëm për rendin e ardhshëm botëror. Lufta është vetëm pasojë e këtij konflikti. Rusia dëshiron të shkatërrojë rendin botëror të bazuar në të drejta dhe vlera - me çdo mjet. Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe disa shtete të tjera po e ndihmojnë Moskën.

Po sikur Rusia të fitonte luftën...

Pasi gjërat janë kështu, kjo luftë globale do të zgjasë. Është një lloj lufte e pashpallur e tretë botërore që Putini dhe diktatorët e tjerë po ia imponojnë njerëzimit, duke përfshirë edhe bashkatdhetarët e tyre. Demokracitë nuk mund të injorojnë konfliktin, ato nuk mund të ikin. Nëse ikin, do të riktheheshim në barbarizëm; në një botë ku vetëm fuqia e më të fortit ka rëndësi, ndërsa të drejtat individuale të njeriut nuk kanë asnjë kuptim.

Po të fitonte Rusia luftën kundër Ukrainës,ajo do të vazhdonte agresionin e saj kundër vendeve të tjera - në Moldavi, në Kazakistan apo në Bjellorusi. Kina gjithashtu do të inkurajohej të përdorte edhe më shumë dhunë kundër atyre që mendojnë ndryshe si dhe kundër minoriteteve - në Hong Kong, në Tajvan, në ishujt në Detin e Kinës Jugore. Regjimi i mullahëve në Iran po ashtu nuk do të hezitonte të përdorte dhunë kundër popullit të vet, kundër shteteve të tjera në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Ndërsa nëse Rusia e humbë këtë luftë do të ndodhte e kundërta: Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe shtetet e tjera do të mund të ishin shumë më të kujdesshme.

Nuk është rastësi që Irani po furnizon Putinin me drone luftarake. Mullahët e dinë se ditët e regjimit të tyre do të jenë të numëruara nëse Putini humbet luftën e tij agresore. Në fund të fundit, Irani shet më së shumti naftë në Moskë dhe Pekin. Pa këta "klientë", baza ekonomike e regjimit terrorist në Teheran do të rrënohet. Përveç kësaj, një fitore e Ukrainës do të nxiste edhe demonstruesit në Iran.

Bota e qytetëruar nuk duhet të dorëzohet

Pasi që gjërat janë kështu, sepse gjithçka është e lidhur mes vete, Putini nuk guxon të fitojë. Shtetet demokratike, bota e qytetëruar, nuk duhet të dorëzohen para diktatorëve. NATO duhet të forcohet masivisht – pavarësisht se si përfundon lufta në Ukrainë. BE-ja, SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Japonia dhe aleatët e tyre nuk mund të jenë më naivë në bashkëpunimin ekonomik, nuk mund të jenë të varur nga zinxhirët e furnizimit, nga lëndët e para dhe tregjet e eksportit - edhe nëse ato janë aq të mëdha sa tregu në Kinë. Sigurisht: Ukrainasit po luftojnë në radhë të parë për lirinë e tyre, për vendin e tyre, për familjet e tyre. Por shikuar nga sfondi i konfliktit global midis koalicionit të të këqijve nga njëra anë dhe botës së lirë nga ana tjetër, ata po luftojnë edhe për këdo që vlerëson demokracinë dhe respekton të drejtat e njeriut.

Kjo është arsyeja pse Perëndimi duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën - financiarisht, ushtarakisht, moralisht dhe politikisht. Ukrainasit po luftojnë edhe për shumë njerëz të tjerë në mbarë botën që dinë pak për luftën. Sepse a beson dikush seriozisht se Putini apo Xi kujdesen vërtet për klimën globale? Nga ana tjetër, arritja e synimeve të OKB-së për klimën është e pamundur pa Moskën dhe Pekinin. Kjo është një arsye tjetër pse Putini duhet të ndalet. Për sa kohë ai është në pushtet nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë paqe

Marrë nga DW

vladimir putin rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj