LIVE UPDATES
Bota

Maldivet përballen me një krizë ekzistence, ishujt po zhduken

Sipas zyrtarëve, 71% e popullsisë mbështetet tek oqeani për të fituar jetesën.

27 Nëntor 2022, 22:53 Nga DOSJA
Maldivet përballen me një krizë ekzistence, ishujt po zhduken
Maldivet

MALDIVE- Ndërsa niveli i detit po rritet, vendet e ulëta si Maldivet përballen me një krizë ekzistence. Bota duhet të luftojë që t’i shpëtojë këta ishuj dhe komunitete përpara se ato të zhduken nën oqean. Plazhet e bukura në Maldive janë një parajsë e vërtetë. Por këto brigje ranore dhe komunitetet e këtushme përballen me një rrezik të madh – ndryshimin klimatik. Maldivet përbëhen nga 1200 ishuj të shpërndarë në një hapësirë prej 90 mijë kilometrash katrorë në Oqeanin Indian. Ishujt formojnë 26 unaza brezash koralorë, shumë prej të cilëve janë shndërruar në një destinacion të dëshiruar nga turistët. Koralet e Maldiveve ofrojnë habitatin e duhur për një mori gjallesash nënujore. Toka qëndron mesatarisht në vetëm 1.5 metra mbi nivelin e detit. Kjo do të thotë se ndryshimi klimatik krijon vështirësi për të gjithë vendin.

“Maldivet jo vetëm që janë një vend oqeanik, por edhe gjenden në lartësi shumë të ulët. Kemi pra një kombinim faktorësh. Kemi stuhira më të shpeshta. Kemi rritje të nivelit të detit. Dhe kemi valë të të nxehtit detar që po dëmton në disa raste koralet dhe këto komunitete”, thotë Dr. Lucy Woodall, shkencëtare në institutin britanik “Nekton”.

Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar tashmë dëme. Në vitin 1998, një valë të nxehti në Oqeanin Indian ngriti temperaturat me 4-6 gradë Celcius, duke dëmtuar dhe zhdukur koralet. U deshën mbi 15 vjet që brezi koralor të rimëkëmbej. Një tjetër shkatërrim i tillë ndodhi në vitin 2016. Këto valë të nxehti pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta dhe ky habitat i çmuar ndoshta një ditë nuk do të rimëkëmbet dot më.

Shkencëtarët duan të studiojnë ujërat përreth për të kuptuar plotësisht se çfarë rrezikohet.

“Gjendemi në një situatë kur po humbasim breza koralorë, por nuk dimë se çfarë tjetër po humbasim. Kjo do të na jepte një mundësi për të kuptuar plotësisht situatën, për të dalë me një vlerësim të mundshëm se cili është ndikimi real i ndryshimit klimatik, si dhe i ndërtimeve përgjatë bregdetit dhe proceseve të tjera që po ndikojnë tek këto ujëra”, thotë Hana Amir, biologe e jetës detare në Maldive.

Sipas zyrtarëve, 71% e popullsisë mbështetet tek oqeani për të fituar jetesën.

“Shtrohet pyetja se çfarë do të bëjmë nëse goditemi nga skenari më i keq i mundshëm? Pasi peshkimi, turizmi dhe çdo e ardhur në vend është plotësisht e varur nga këta breza koralorë. Nëse ata shkatërrohen, çfarë do të bëjmë? Është paksa apokaliptike kur e mendoj, por mundësia është dhe e mendoj shpesh, në veçanti me pasojat e përshpejtuara të ndryshimit klimatik”, thotë zonja Amir.

Ajo do t’i bashkohet një ekipi shkencëtarësh që do të dokumentojnë jetën në thellësinë 1 mijë metra nën det. Të dhënat e mbledhura do ta ndihmojnë qeverinë që të mbrojë të paktën 20% të territorit oqeanik.

“Vendasit nuk kanë krijuar krizën klimatike dhe të biodiversitetit, por ata po i përjetojnë pasojat të parët. Ata shërbejnë për ne si një fanar në një tunel të errët. Duhet të kuptojmë se çfarë po i ndodh planetit dhe Maldiveve, të cilat janë një vend kaq i madh oqeanik. Mundemi t’i shqyrtojmë për pasojat e mundshme, si dhe për zgjidhjet që do të kemi”, thotë Oliver Steeds, drejtues i misionit studimor “Nekton”.

Ndryshimi klimatik pritet që vetëm të përkeqësohet. Një studim i ri i publikuar së fundmi në revistën “Communications Earth & Environment” konstaton se “i nxehti i rrezikshëm” që do të sjellin dekadat e ardhshme, do të godasë ndoshta pjesën më të madhe të botës me frekuencë të paktën tre herë më të madhe.

Marrë nga VOA

maldive

Sondazh

Poll

"Krimi futi në parlament 28 deputetë"/ Berisha denoncon me emra

"Krimi futi në parlament 28 deputetë"/ Berisha denoncon me emra

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

Skena si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare