8 Gusht 2023, 21:24
Nga m.s
Vjosa Osmani dhe Jack Reed
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara (SHBA) për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), gjatë një takimi me senatorin amerikan, Jack Reed, të martën në Prishtinë.
Osmani tha më 8 gusht se SHBA-ja “nuk kanë aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Republikën e Kosovës”, duke e cilësuar popullin kosovar si “më proamerikan në Evropë dhe në botë”.
Ajo e falënderoi senatorin Reed, i cili është kryesues i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, për mbështetjen e ShBA-ve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), respektivisht përfshirjen e Kosovës në Asistencën e Trajnimit Ushtarak të SHBA-së me Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024.
”Kosova synon për anëtarësim në NATO dhe përfshirje në Partneritet për Paqe (PfP), ndaj është e rëndësishme edhe e domosdoshme mbështetja e SHBA-së në përshpejtimin e këtij procesi. Shpresa jonë është që Kosova të jetë sa më parë në PfP si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO”, tha Osmani.
Në lidhje me zhvillimet politike dhe të sigurisë, sipas njoftimit, presidentja theksoi e Kosova ka bërë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e vendit, si dhe “ka vërë në dukje veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë.”
“Ajo, po ashtu ka theksuar se Kosova është shtet multietnik, Kushtetuta e së cilës garanton nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjitha komuniteteve. Sipas Presidentes Osmani këto të drejta dhe liri, janë thelbi i vlerave të shoqërisë së Kosovës dhe si të tilla duhet të mbeten të paprekura”. /Burimi i lajmit REL
vjosa osmani kosova nato
Bota
8 Gusht 2023, 20:24
m.s
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lëshuar ultimatumin e radhës, k&eum...
Bota
8 Gusht 2023, 18:42
m.s
Andrzej Duda
POLONI- Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Poloni më 15 tetor, njoftoi sot presidenti Andrzej Duda. Zgjedhjet do ...
Bota
8 Gusht 2023, 17:53
m.s
foto ilustruese
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu sot në Suedi dhe Norvegji, ndërsa erërat e fo...
Bota
8 Gusht 2023, 16:27
foto ilustruese
Autoriteti Norvegjez për Mbrojtjen e të Dhënave ka vendosur sot të gjobisë gjigantin amerikan të teknologjis...
Bota
8 Gusht 2023, 14:35
f.i
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një muze në Britani, ku një burrë ka plagos...
Bota
8 Gusht 2023, 14:18
k.m.
Foto ilustruese
Organizata evropiane që monitoron klimën e ka bërë zyrtare konstatimin: Korriku i vitit 2023 ishte muaji më i nxeh...
Bota
8 Gusht 2023, 14:12
f.i
Lista serbe
SERBI- Lista Serbe ka dënuar ashpër një sërë incidentesh të ndodhura në fshatin Suvi Do, ndër t&eu...
Bota
8 Gusht 2023, 14:11
k.m.
Irakli Garibashvili
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, e quajti Rusinë “agresore” më 8 gusht, në 15-vjetorin ...
Bota
8 Gusht 2023, 13:37
f.i
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një studim global tregon se ndotja e ajrit po ndihmon gjithnjë e më shumë në rritjen e rezis...
Bota
8 Gusht 2023, 13:37
k.m.
Foto ilustruese
Sindikatat gjermane paralajmërojnë nga kolapsi në shërbimin publik për shkak të mungesës së më...