8 Gusht 2023, 14:11
Nga k.m.
Irakli Garibashvili
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, e quajti Rusinë “agresore” më 8 gusht, në 15-vjetorin e luftës mes dy shteteve për rajonin e shkëputur. Rusia dërgoi mijëra trupa në Gjeorgji më 8 gusht të vitit 2008, pasi Tbilisi nisi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Osetinë Jugore ndaj separatistëve, të cilët kishin granatuar fshatrat gjeorgjiane në rajon.
“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë se Rusia është agresore, e kemi ditur dhe tani edhe e gjithë bota e di”, tha Garibashvili për gazetarët.
Qeveria e Garibashvilit është kritikuar nga opozita se ka prirje pro-ruse. Rusia shkatërroi ushtrinë e vogël të Gjeorgjisë më 2008, duke pushtuar territorin gjatë pesë ditëve luftë. Më pas, presidenti i atëhershëm i Francës, Nicolas Sarkozy, ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi.
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, që autorizoi veprimin ushtarak më 2008, mbrojti veprimet e Moskës përmes një deklarate të lëshuar në përvjetorin e kësaj lufte.
“Ushtria jonë shpejt dhe në mënyrë të ashpër ndëshkoi nacionalistët arrogantë për pesë ditë”, tha ai përmes deklaratës së publikuar në rrjetet sociale.
Ai po ashtu kritikoi Perëndimin për mbështetjen e presidentit të atëhershëm të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, duke ngritur paralele me mbështetjen që Perëndimi i jep Kievit gjatë pushtimit rus, që ende po vazhdon.
“Siç kam thënë në gusht të vitit 2008, armiqtë tanë do të shtypen dhe Rusia do të arrijë të gjithë paqen, sipas kushteve të saj”, tha ai.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të hënën se Kievi qëndron në solidaritet me Tbilisin dhe se Rusia “do të paguajë” për agresionin e saj.
“Ukrainasit qëndrojnë në solidaritet me popullin e Gjeorgjisë dhe i falënderoj të gjithë shtetasit gjeorgjianë që po mbrojnë lirinë së bashku me ne”, tha ai.
Qindra ushtarë dhe civilë nga të dyja palët u vranë gjatë luftës së vitit 2008. Kombet e Bashkuara ka thënë se afër 120.000 u zhvendosën si pasojë e luftës, edhe pse shumica e tyre janë kthyer nëpër shtëpi pas konfliktit./REL
irakli garibashvili
Bota
8 Gusht 2023, 13:37
f.i
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një studim global tregon se ndotja e ajrit po ndihmon gjithnjë e më shumë në rritjen e rezis...
Bota
8 Gusht 2023, 13:37
k.m.
Foto ilustruese
Sindikatat gjermane paralajmërojnë nga kolapsi në shërbimin publik për shkak të mungesës së më...
Bota
8 Gusht 2023, 13:25
f.i
Dmitry Medvedev
RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në një deklaratë së fundmi, ka Shtetet e Bashkuara se ata po bëjn&e...
Bota
8 Gusht 2023, 12:23
f.i
Ejup Maqedonci
KOSOVË- Ministri Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosov&eu...
Bota
8 Gusht 2023, 12:15
f.i
Imran Khan
PAKISTAN- Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka apeluar vendimin e gjykatës, pas dënimit me 3 vite burg për korrupsio...
Bota
8 Gusht 2023, 12:06
f.i
pamje nga vendngjarja
DUBAI- Qyteti më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai është goditur nga shira t&e...
Bota
8 Gusht 2023, 11:54
f.i
Armend Mehaj
KOSOVË- Armend Mehaj ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës. Mehaj me...
Bota
8 Gusht 2023, 11:38
f.i
Thijs Reuten
KOSOVË- Në tri ditët e fundit të gushtit Bashkimi Evropian, mban takime informale të ministrave të punë...
Bota
8 Gusht 2023, 11:15
f.i
foto ilustruse
BULLGARI- Akademia e parë për Barinjtë hapi dyert në Bullgari, duke bashkuar njerëzit që dëshirojn&e...
Bota
8 Gusht 2023, 11:05
k.m.
Foto ilustruese
Muajin e kaluar, Kina ka shënuar rënien më të madhe në eksporte për më shumë se tre vjet, sipas t&e...