19 Maj 2024, 11:45
Nga N.F
Osmani dhe Allen
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur në një konferencë për media ku ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me SHBAnë ditën e sotme. Gjatë fjalës së saj Osmani falënderoi nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës në cdo kohë.
Osmani gjatë fjalës së saj vuri theksin tek sulmet që po regjistrohen nëpër botë ndërsa shtoi se nga këto sulme nuk është kursyer as Kosova të cilat sipas saj sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë.
“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë. Kjo jo vetëm që është shqetësuese por paraqet rrezik aktiv për destabilizimin e rajonit tonë.
Rusia në këtë mënyrë po përpiqet të ushtrojë ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e angazhimit të përbashkët të popullit të Kosovës me shtetet demokratike, në veçanti me SHBA’të… Prandaj edhe ne si demokraci duhet të bashkohemi në mënyrë që ata të mos arrijnë këtë sukses”, tha Osmani.
Ajo më tej shtoi se marrëveshja e nënshkrua sot është shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipas Osmanit kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara.
“Lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë shënoi momentin kulminant kur shtetet demokratike njëzëri dhe vendosmërisht u përkushtuan për t’iu kundërvënë propagandës ruse nëpërmjet mjete dezinformuese. Marrëveshja e sotme e nënshkruar mes republikës së Kosovës dhe SHBA’ve është në këtë funksion.
Ajo nuk përbën vetëm tjetër marrëveshje, përkundrazi shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin tonë… Kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara,” shtoi ajo.
Në fund Osmani ka thënë se Kosova gëzon lirinë demokracinë falë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“SHBA janë aleati ynë kryesor”, tha ajo.
osmani allen kosova shba
Bota
19 Maj 2024, 11:21
N.F
Përleshjet
TAJVAN- Parlamenti i Tajvanit është "pushtuar" nga kaosi pasi ligjvënësit u përleshën me njëri-tjet...
Bota
19 Maj 2024, 11:06
N.F
Liz Allen
KOSOVË- Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen e ka konsideruar formimin e As...
Bota
19 Maj 2024, 10:22
N.F
Protesta
IZRAEL- Në Izrael pati sërish demonstrata kundër kryeministrit Netanyahu. Protestuesit bënë thirrje për kthimin e pe...
Bota
19 Maj 2024, 09:50
N.F
Netanyahu dhe Gantz
IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit hodhi poshtë kërcënimin e Benny Gantz për t'u larguar nga...
Bota
19 Maj 2024, 09:33
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Dhjetëra gra janë arrestuar në Iran në javët e fundit për shkak se nuk e kanë veshur mbules&e...
Bota
19 Maj 2024, 09:07
N.F
Taravari
MAQEDONI- Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari n&eu...
Bota
19 Maj 2024, 08:48
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizab...
Bota
19 Maj 2024, 08:37
N.F
Sunak
ANGLI-Kryeministri britanik, Rishi Sunak po përballet me një revoltë të kabinetit lidhur me planet për të hequr nj...
Bota
19 Maj 2024, 07:59
N.F
Charles Kupchan
KOSOVË- Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan ka reaguar në lidhje me kërkes...
Bota
19 Maj 2024, 07:45
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Katër punonjëse të çerdheve në New Hampshire u arrestuan pasi dyshohet se kishin futur suplement...