LIVE UPDATES
Bota

Palestinezët kërkojnë garanci mbështetjeje ndërsa Turqia afrohet me Izraelin

Disa analistë thonë se ndikimi që kishte Ankaraja mbi Izraelin për çështjen palestineze humbi pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Të tjerë sugjerojnë se një afrim i suksesshëm mund të ndihmojë në frenimin e shkallës së dhunës, si operacioni i fundit izraelit në Xhenin.

25 Korrik 2023, 14:57 Nga f.i
Palestinezët kërkojnë garanci mbështetjeje ndërsa
Rexhep Tajip Erdogan

PALESTINË- Presidenti palestinez Mahmud Abbas viziton të martën Turqinë në një lëvizje, që analistët thonë se synon të marrë garanci për mbështetjen e Ankarasë, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të përmirësojë lidhjet me Izraelin. Udhëheqësi palestinez në takimin me Presidentin Erdogan pritet të ngrejë edhe çështjen e operacioneve izraelite në Xhenin.

Udhëheqësi palestinez Mahmud Abbas ka gjetur gjithmonë një mbështetës të fortë tek presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Por tani Presidenti Erdogan është angazhuar në përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe operacionet ushtarake izraelite kundër militantëve palestinezë në kampin e refugjatëve në Xhenin në fillim të korrikut shkaktuan reagime të buta nga Turqia.

“Ushtria izraelite ka sulmuar me dronë dhe forca ushtarake kampin e refugjatëve në Xhenin. Nuk e dimë ende saktësisht se sa njerëz kanë vdekur. Përveç deklaratave të zakonshme, unë nuk kam lexuar madje asnjë dënim të dhunës në Xhenin nga ana e Ministrisë së Jashtme turke”, thotë Soli Ozel, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has.

Që kur presidenti Erdogan priti për një vizitë vitin e kaluar homologun izraelit Isaac Herzog, përpjekjet e Turqisë për të përmirësuar lidhjet me Izraelin janë intensifikuar. Pas vizitës së udhëheqësit palestinez Mahmud Abas, presidenti turk Erdogan do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Abbas synon të përcjellë shqetësimin e palestinezëve në lidhje me përpjekjet e Turqisë për afrim me Izraelin, një veprim nga i cili zoti Erdogan thotë se do të përfitojnë palestinezët. Shumë analistë mbeten skeptikë për çdo përpjekje për të ringjallur procesin e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.

Disa analistë thonë se ndikimi që kishte Ankaraja mbi Izraelin për çështjen palestineze humbi pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Të tjerë sugjerojnë se një afrim i suksesshëm mund të ndihmojë në frenimin e shkallës së dhunës, si operacioni i fundit izraelit në Xhenin.

“Çdo konflikt i madh mes izraelitëve dhe palestinezëve ka të ngjarë të ketë një efekt negativ në marrëdhëniet turko-izraelite. Këto operacione që zgjasin vetëm dy ditë janë më pak problematike. Por, një operacion i gjatë dhe i përgjakshëm mund të shkaktojë probleme më të mëdha”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Analistët thonë se palestinezët dëshirojnë që presidenti Erdogan t’i ofrojë atyre publikisht garanci për mbështetje.

Marrë nga VOA

konflikti izrael-palestine turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet