LIVE UPDATES
Bota

Pamje rrënqethëse/ Ushtarët izraelitë filmohen duke shtyrë trupat e pajetë të palestinezëve nga çatia (VIDEO)

Incidenti ndodhi në qytetin Qabatiya, ku ushtria izraelite ka kryer bastisje në shkallë të gjerë që nga fundi i gushtit, që sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur.

20 Shtator 2024, 16:32 Nga E. D
Pamje rrënqethëse/ Ushtarët izraelitë filmohen duke
pamje nga vendngjarja


IZRAEL- Ushtarët izraelitë janë filmuar duke shtyrë tre trupa në dukje të pajetë, nga një çati gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor të pushtuar të enjten (19 Shtator), në një seri shkeljesh të dyshuara nga forcat izraelite, që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, që kanë bërë të reagojnë grupet e të drejtave të njeriut.

Incidenti ndodhi në qytetin Qabatiya, ku ushtria izraelite ka kryer bastisje në shkallë të gjerë që nga fundi i gushtit, që sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur. Në video shihen ushtarët teksa pasi tërheqin zvarrë, shtyjnë me këmbë dhe hedhin trupat e dyshuar të pajetë nga çatitë. Gjithashtu Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë në një deklaratë. 

“Ky është një incident serioz që nuk përkon me vlerat e IDF dhe pritshmëritë nga ushtarët e IDF. Ngjarja është nën shqyrtim”, thuhet në deklaratë. 

IDF nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse ushtarët e përfshirë po hetoheshin. Associated Press (AP) tha se një nga gazetarët e saj ishte dëshmitar i incidentit. Agjencia nuk mundi të konfirmonte menjëherë identitetin ose vendndodhjen e trupave, as numrin e të vdekurve nga bastisja izraelite.

Izraeli tha se trupat e tij kishin vrarë shtatë militantë të enjten, katër gjatë një beteje me armë dhe tre në një sulm ajror mbi një makinë që transportonte njerëz që kishin qëlluar mbi ushtarët e tij. Që nga e premtja, asnjë grup militant nuk kishte deklaruar se të vdekurit ishin luftëtarë të tij.

Amed Shehadeh, një korrespondent i Al-Arabi, i cili gjithashtu ishte dëshmitar i incidentit tha se ushtarët u ngjitën dhe shkelmuan dhe shtynë trupat nga çatia,

“Një buldozer u përpoq të prishte shtëpinë për të rrëzuar kufomat. Kjo nuk funksionoi. Ushtarët u ngjitën dhe shkelmuan dhe shtynë trupat nga çatia, siç e pamë”, tha ai. 

Ai tha se një trup i katërt ishte hedhur nga një çati ngjitur disa metra më poshtë. Më shumë se 700 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Kurse sot (20 Shtator), forcat izraelite njoftuan se vranë të paktën 14 palestinezë në zjarr tankesh dhe sulme ajrore në zonat veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës, në veri-perëndim të Rafahut dhe pranë kufirit me Egjiptin.

 

ushtaret izraelit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet