LIVE UPDATES
Bota

PAMJET- Brenda laboratorit amerikan të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s

Brenda këtyre kabinave pranë bazës “Kosciuszko” në Poloni, ushtarët amerikanë po punojnë për integrimin e plotë të sistemeve të komunikimit në frontin lindor të NATO-s.

26 Mars 2023, 20:36 Nga k.m.
PAMJET- Brenda laboratorit amerikan të ndërlidhjes në krahun
Foto ilustruese

Aleanca e NATO-s përbëhet nga 30 vende anëtare. Secili vend ka sistemet e veta teknike të veprimit në fushën e betejës. Jo të gjitha komunikojnë mirë me njëra tjetrën. Në një bazë të ushtrisë amerikane në Poznan të Polonisë, në lindje të Evropës, ushtarët po punojnë për të integruar sistemet e NATO-s në një sistem të vetëm.

Brenda këtyre kabinave pranë bazës “Kosciuszko” në Poloni, ushtarët amerikanë po punojnë për integrimin e plotë të sistemeve të komunikimit në frontin lindor të NATO-s.

“Imazhet që mirren nga një radar amerikan përcillen tek qendra polake e drejtimit të zjarrit. Kjo qendër dërgon mesazhin ose misionin në një platformë rumune të qitjes, e cila më pas e ekzekuton atë”, shpjegon koloneli i ushtrisë amerikane John Hosey.

Ky është laboratori i ri i ndërlidhjes i Ushtrisë amerikane, i njohur si I-Lab. Laboratori u mundëson aleatëve të NATO-s të shfrytëzojnë teknologjinë e ushtrisë amerikane, të përmirësuar dhe përshtatur me sistemet e tyre të komunikimit.

“Kjo mund të vendoset në një automjet si sistem komande dhe kontrolli, ku mund të shihni pamjen reale të forcave tona. Imagjinojeni atë si një kombinim të aplikacioneve të hartave Google Maps dhe Waze ku mund të shihni rrugët dhe mund të dërgoni sinjale për çdo lëvizje në rrugë në një sistem komande dhe kontrolli në një kompjuter tjetër”, thotë për Zërin e Amerikës kolonel Hosey.

Për shkaqe sigurie Zëri i Amerikës nuk u lejua të shohë mënyrën se si funksionon sistemi. Laboratori është vënë në punë para disa muajsh dhe deri tani ka ngjallur mjaft interesim.

“Kemi pasur përfaqësues nga Lituania dhe Estonia. E di që në të ardhmen do të kemi përfaqësues nga Polonia dhe Gjermania, ndërsa përgatitemi për stëvitje,”- thotë koloneli i Ushtrisë amerikane Tim Sikorsi.

Shumë aleatë perëndimorë të NATO-s kanë vepruar së bashku për dekada. Por bashkëpunimi ishte më i zbehtë në Evropën Lindore, ku shumica e anëtarëve të NATO-s nuk iu bashkuan aleancës deri në vitin 2004, ose më vonë, gjë që shton rëndësinë e këtij laboratori.

“Mendoj se vendet po e shohin brutalitetin e asaj që po ndodh në Ukrainë. Ka një ndjenjë urgjence, prandaj 30 vendet janë bashkuar drejt një qëllimi”, thotë gjenerali John Kolasheski i cili komandon rreth 20 mijë ushtarë amerikanë në krahun lindor të NATO-s. Aleatët janë bashkuar për të penguar agresionin rus dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre për të luftuar së bashku, përmes një sistemi të ndërlidhur teknik./VOA

nato

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje