Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
PAMJET- Video virale e Erdoganit, presidenti me tufë me para. Ia shpërndan fëmijëve që brohorasin për të
Videoja, e shpërndarë në Twitter nga Flash Haber TV shfaq presidentin turk duke shpërndarë kartëmonedha për fëmijët, me kalimtarët që e brohorasin, ndërsa Erdogan, tenton t'u japë para, njëri e ndalon.
4 Prill 2023, 11:49Nga k.m.
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Një video është bërë virale në Turqi, e cila tregon presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan duke u dhënë bakshish fëmijëve të vegjël gjatë vizitës së tij parazgjedhore në lagjen Bagcilar të Stambollit.
Videoja, e shpërndarë në Twitter nga Flash Haber TV shfaq presidentin turk duke shpërndarë kartëmonedha për fëmijët, me kalimtarët që e brohorasin, ndërsa Erdogan, tenton t'u japë para, njëri i thotë: Stop...Është turp për fëmijët.
Bağcılar'da çocuklara para veren Cumhurbaşkanı Erdoğan, elindeki paraya uzanan kişiye böyle yanıt verdi: "Dur. Ayıp ayıp." pic.twitter.com/RON0GggffA
Videoja u komentua ashpër nga partitë dhe gazetat opozitare, duke kritikuar sesi Erdogan vitin e kaluar shpërndau 100 lira, por këtë vit po u jep nga 200 për shkak të inflacionit.