LIVE UPDATES
Bota

Pandemia e Covid-19 në Gjermani ka nxitur digjitalizimin në turizëm

Booking online, shëtitje virtuale nëpër qytet, turizmi gjerman është zgjuar nga letargjia analoge dhe i ka hyrë digjitalizimit. Edhe pse me probleme.

13 Tetor 2022, 09:00 Nga d.a.
Pandemia e Covid-19 në Gjermani ka nxitur digjitalizimin në
Foto ilustruese

GJERMANI- Kalimi i pushimeve në Gjermani pësoi një bum të madh në vitet e pandemisë  2020/21, plazhet ishin të mbipopulluara, hotelet dhe kampingjet nuk kishin më vende -  dhe digjitalizimi papritmas mori një hov. “Shumë biznese të vogla gjermane u njohën me përparësitë e digjitalizimit”, bën të ditur Shoqata Federale e Industrisë Gjermane të Turizmit (BTW). Sipas një sondazhi të Shoqatës Gjermane të Turizmit (DTV), në vitin 2021, 84 për qind e kompanive të anketuara thanë se dixhitalizimi ishte bërë më i rëndësishëm si rezultat i pandemisë.

Për shembull, në disa zona të bregut të Detit të Veriut, pushuesit tani mund të përdorin aplikacionin "Frida" për të kontrolluar hyrjen dhe daljen nga hotelet ose për të rezervuar tavolina në restorante. Në Detin e Veriut dhe Detin Baltik mund të rezervohet dhe të paguhet në internet  për shezlonët e plazhit.Në shumë vende, bileta digjitale e vizitorëve ka zëvendësuar biletën prej letre. Biletat digjitale ofrojnë shpeh hyrje me zbritje në shumë objekte, por edhe akses falas në plazh.

Trendi i pandalshëm: Shërbimet turistike po bëhen gjithnjë e më dixhitale

Megjithatë, ka ende punë për të bërë: Në nivel evropian, Gjermania mbetet ende prapa, si për shembull sa u përket pagesave jjo cash. Ajo që është standarde në Danimarkë, Poloni apo Lituani, në Gjermani mbetet ende një ëndërr e së ardhmes. Problem tjetër janë boshllëlqet në rrjetin celular, sidomos në disa zona rurale nuk ka WiFi të mjaftueshëm publik. Aty ku nuk ka rrjet, nuk ka asnjë komunikim me vizitorin.

Megjithatë, duket se industria e turizmit  është zgjuar nga gjumi i thellë analog. Papritmas funksionon ajo që është lënë pas dore për kaq shumë vite. Ofertat turistike reklamohen më shumë në internet, në faqet e internetit të optimizuara për pajisjet celulare dhe në  mediat sociale, Instagrami përdoret si një mjet marketingu. Janë zhvilluar produkte të reja dixhitale për të treguar destinacione turistike.

Në Mynih, Bamberg apo Wolfenbüttel, agjencitë e marketingut të qyteteve e kanë kuptuar rëndësinë e guidave dixhitale. Qyteti i Essenit, për shembull, prej vitit 2021 ofron guida të përziera virtuale dhe reale, në kuadër të projektit "Essen 1887". Vizitorët ecin nëpër qytet me syze speciale të kontrolluara me GPS. Dhe ata shohin karroca me kuaj tek lëvizin nëpër rrugë ose holograme, pra njerëz virtualë nga viti 1887, të cilët ofrojnë njohuri  nga historia e qytetit. Një biletë kushton 25 euro, ajo mund ta blihet – në mënyrë analoge - në pikën e informacionit turistik ose online.

Edhe TimeRide Go! në Këln ose Berlin ofrojnë udhëtime virtual në kohë dhe gjallërojnë epokat e mëparshme. Për këtë përdoren syze të realitetit virtual. Gjithashtu portali i akomodimit Airbnb ofron përvoja virtuale në internet, si për shembull një pjatë me makarona me gjyshen e shtëpisë ose një udhëtim virtual në Taj Mahal.

Pikat e dobëta në menaxhimin e vizitorëve

Udhëtimi në Gjermani është bërë më komod me dixhitalizimin. Pjesë e shërbimit ndaj klientit është edhe menaxhimi i vizitorëve, por ai duhet të përmirësohet. Turistët së shpejti duhet të jenë në gjendje të informohen në internet edhe për rrugë të bllokuara, kasolle alpinistësh të mbyllura, plazhe të mbipopulluara apo  hapësira të lira të parkimit.

Se si mund të bëhet kjo, këtë e tregon projekti “Strategjia e digjitalizimit në kohëne  koronës për bregun e Detit të Veriut të Saksonisë së Poshtme”. Në sezonet verore të pandemisë 2020/21, njerëzit u dyndën në brigjet gjermane, por ata duhet të mbanin distancën në plazh. Si mund tët organizohej kjo?

Për të drejtuar fluksin e vizitorëve, organizata e marketingut Die Nordsee 2021 lançoi një sistem semafori që është ende në përdorim. Ai tregon nivelin e popullimit të plazheve, vizitorët  dhe automjetet numërohen nëpërmjet sensorëve me  lazer. Pushuesit mund të ndjekin të dhënat në kohë reale në faqen e internetit dhe në ekranet e instualuara në plazh. Nëse numri i vizitorëve arrin kufirin e lejuar, atëherë vizitorëve të rinj u tregohen alternativa. 

Jo çdo gjë në turizëm mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale

Në Gjermani nuk mungojnë idetë. Sipas Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve (DEHOGA), sfida më e madhe qëndron në integrimin e teknologjive të reja në infrastrukturat e vjetra. Sipas një studimi të fundit nga Shoqata Gjermane e Turizmit, 77 për qind e kompanive të anketuara përmendën mungesën e stafitdhe 61 për qind mungesën e fondeve si pengesën më të madhe për përparimin teknologjik. Dhe me stafin, mungon njohuria dhe zhvillimi i koncepteve të marketingut dhe shitjes.

Megjithatë, duke qenë se turizmi është kryesisht një industri shërbimesh, jo gjithçka mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale. Daljet, takimet personale, mikpritja ose shija në një restorant – këto janë gjëra që duhen bërë nëpërmjet ndërveprimit fizik, dhe është kontakti ndërpersonal ai që i bën pushimet një përvojë./DW/

pandemia e covid ne gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet