LIVE UPDATES
Bota

Analisti: "Grushti i hekurt" nuk mund t’i shuajë protestat në Iran

Sipas tij qeveria është përgjegjëse për nisjen e këtyre protestave dhe shkaku i vërtetë thotë ai është korrupsioni i lartë në vend dhe mbyllja e hapësirës politike.

13 Tetor 2022, 07:50 Nga DOSJA
Analisti: "Grushti i hekurt" nuk mund t’i shuajë protestat
Protesta në Iran

IRAN- Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat kurde në perëndim të vendit, të cilat filluan për shkak të vdekjes së një vajze 22-vjeçare që ishte arrestuar nga policia e moralit. Udhëheqësi suprem i Iranit i quajti protestat antiqeveritare “trazira të shpërndara dhe të inskenuara nga armiku”. Por analisti Ali Vaez, njohës i zhvillimeve politike në Iran, thotë se zemërimi në vend është rritur për shkak të korrupsionit dhe situatës ekonomike.

Autoritetet iraniane përshkallëzuan goditjen e protestuesve, ndërsa mijëra njerëz kanë dalë në rrugë që pas vdekjes së një vajze 22-vjeçare në ambientet e paraburgimit, ndërsa ishte arrestuar nga policia e moralit. Sipas aktivistëve edhe punëtorët e një rafinerie nafte protestuan. Policia përdori armë zjarri në një lagje në Sanandaj, kryeqytetin e provincës Kurdistan të Iranit, ndërsa organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International dhe këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë kritikuan dhunën ndaj demonstruesve të zemëruar nga vdekja e Mahsa Aminit.

“Ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim në vend sa është e vështirë të imagjinohet se protestat në Iran do të mbyten vetëm nga sistemi duke përdorur grushtin e tij tradicional të hekurt, që po përpiqet të shuajë protestat”, thotë Ali Vaez, një analist që mbulon Iranin për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, në Bruksel.

Sipas tij qeveria është përgjegjëse për nisjen e këtyre protestave dhe shkaku i vërtetë thotë ai është korrupsioni i lartë në vend dhe mbyllja e hapësirës politike.

“Unë mendoj se ky moment është rezultat i gabimeve të Republikës Islamike. Në fakt, Republika Islamike dhe udhëheqja e saj janë shkaku i kësaj lëvizjeje thjesht sepse e shtynë shoqërinë në kufijtë e saj. Populli iranian ka vuajtur nga rënia ekonomike si pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe sanksioneve gjatë dekadës së fundit, cilësia e jetës së tyre po përkeqësohet dita-ditës. Gjithashtu, në aspektin social dhe kulturor, sistemi ka shtuar presionin mbi shoqërinë. Ata po shkelnin të drejtat e pakicave në mënyra që nuk i kishim parë. Dhe së fundmi, ata po mbyllnin hapësirën politike”, thotë më tej analisti politik.

Udhëheqësi suprem i Iranit i quajti protestat antiqeveritare “trazira të shpërndara dhe të inseknuara nga armiku”. Qeveria e Iranit këmbëngul se 22-vjeçarja Mahsa Amini nuk u keqtrajtua, por familja e saj thotë se në trup kishte të nxira dhe shenja të tjera goditjesh pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së kësaj republike islamike.

Video të tjera tregojnë forcat e sigurisë që rrahin dhe shtyjnë gratë protestuese, ndër to edhe gra që kanë hequr shaminë e detyrueshme të kokës, hixhabin. 22-vjeçarja Amini ishte kurde dhe vdekja e saj është ndjerë veçanërisht në rajonin kurd të Iranit, ku demonstratat filluan më 17 shtator në funeralin e saj.

Marrë nga VOA

protesta ne iran

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri