6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë seancës speciale urgjente të asamblesë për Ukrainën, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se votimi është i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Ukrainës dhe të ardhmen e Evropës, por për vetë themelet e institucionit.
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë të mërkurën, në të cilën thuhet se aneksimi i katër zonave të Ukrainës është i paligjshëm dhe jo i vlefshëm. Gjatë seancës speciale urgjente të asamblesë për Ukrainën, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se votimi është i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Ukrainës dhe të ardhmen e Evropës, por për vetë themelet e institucionit.
“Në fund të fundit, OKB-ja u ndërtua mbi një ide: se kurrë më një vend nuk do të lejohej të merrte me forcë territorin e tjetrit”, tha Thomas-Greenfield.
Diplomatja amerikane tha se rezoluta bën thirrje për paqe dhe de-përshkallëzim dhe e bën të qartë se ata refuzojnë tentativat për aneksime të Rusisë.
"Se ne e refuzojmë këtë fyerje ndaj integritetit territorial, ndaj sovranitetit kombëtar, ndaj paqes dhe sigurisë. Pra, le të dërgojmë një mesazh të qartë sot: Këto Kombe të Bashkuara nuk do të tolerojnë përpjekjet për aneksimin e paligjshëm. Ne kurrë nuk do ta njohim atë. Këto Kombe të Bashkuara nuk do të tolerojnë marrjen me forcë të tokës së një fqinji. Ne do t'i rezistojmë. Këto Kombe të Bashkuara nuk do të tolerojë shkatërrimin e Kartës së OKB-së. Ne do ta mbrojmë atë. Mesazhi ynë sot është i zëshëm dhe i qartë: Nuk ka rëndësi nëse ju, si komb, jeni i madh apo i vogël, i pasur apo i varfër, i vjetër apo i ri. Nëse jeni një shtet anëtar i OKB-së, kufijtë tuaj janë të tutë dhe mbrohen nga e drejta ndërkombëtare. Ato nuk mund të rishkruhen nga askush tjetër me forcëm," tha Thomas-Greenfield.
Debati filloi me një votim procedural për një masë të cilën Rusia e kishte vënë në shenjë, duke propozuar që projekt-rezoluta e Ukrainës që po debatohej, të votohet me votim të fshehtë, jo përmes një votimi të regjistruar të hapur. Propozimi shqiptar mori 143 vota pro, 5 kundër dhe 35 abstenime, me përfaqësuesin e vendit që argumentoi se do të krijonte një precedent të rrezikshëm nëse një çështje kaq thelbësore e paqes dhe sigurisë votohej në fshehtësi.
143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan, duke përfshirë Kinën dhe Indinë. Vendet që votuan kundër rezolutës janë, përveç Moskës, Bjellorusia, Siria, Nikaragua dhe Koreja e Veriut. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti rezolutën "historike" në një postim në Twitter dhe falënderoi shtetet që votuan pro.
Grateful to 143 states that supported historic #UNGA resolution "Territorial integrity of Ukraine: defending the principles of the UN Charter". The world had its say - RF’s attempt at annexation is worthless & will never be recognized by free nations. ???????? will return all its lands pic.twitter.com/FupYPfZz8M
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 12, 2022
Muajin e kaluar, Rusia ka shpallur aneksimin e katër rajoneve ukrainase: Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja. Në këto rajone, Moska ka mbajtur referendume të rreme, që janë dënuar nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë Saudite ndërsa administrata e tij ka nisur rivlerësimin e mar...
KAZAKISTAN- Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëjë ndërmjetësimin e...
Evropa BRUKSEL- Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit evropianë po i drejtohen Afrikës për më shumë gaz natyr...
Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të tjera në rajonin jugor të Hersonit, ndërsa forcat e saj të ...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç u takua me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në...
Caroline Crouch GREQI- Piloti grek Babis Anagnostopoulos duket i habitur nga veprimi i prindërve të të ndjerës Caroline Crouc...
Pamjet nga sateliti MALI I ZI- Mali i Zi ka lëshuar satelitin e parë në hapësirë. Duke ja kaluar edhe Shqipërisë, organi...
Artan Grubi dhe Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka komentuar fjalimin...
Foto Ilustruese KINË- Një raport i fundit, paralajmëron se në shumë qytetete të botës, Kina ka hapur dhjetra qendra t&eu...
Elon Musk SHBA- Elon Musk po krijon gjëra të reja të cilat po e rritin pasurinë e tij.Themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesl...