12 Tetor 2022, 22:27
Nga I.A

KAZAKISTAN- Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëjë ndërmjetësimin e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës, gjatë takimit me presidentin Vladimir Putin në Kazakistan, më 13 tetor, tha një ndihmës i Kremlinit. Turqia mund të ngrejë ide për paqen në Ukrainë dhe Erdogan ndoshta do të propozojë diçka zyrtarisht gjatë bisedimeve me Putinin, u tha Yuri Ushakov gazetarëve në Moskë, më 12 tetor.
Ai tha se nuk përjashton që Erdogan "do ta prekë në mënyrë aktive këtë temë" gjatë takimit të Putinit me Erdoganin. Nëse ndodhin këto bisedime, ato ka shumë gjasa të mbahen ose në Stamboll ose në Ankara, shtoi ai. Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Rusinë dhe Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk do të zhvillojë bisedime me Putinin. I pyetur për pozicionin e Zelenskyt, Ushakov tha: "Unë do të doja t'i them atij: kurrë mos thuaj kurrë". Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk u është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.
Marrë nga REL
rexhep tajip erdogan vladimir putin yuri ushakov lufta ukraine-rusi
Bota
12 Tetor 2022, 22:23
I.A
Evropa
BRUKSEL- Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit evropianë po i drejtohen Afrikës për më shumë gaz natyr...
Bota
12 Tetor 2022, 22:15
k.m.
Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të tjera në rajonin jugor të Hersonit, ndërsa forcat e saj të ...
Bota
12 Tetor 2022, 21:48
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç u takua me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në...
Bota
12 Tetor 2022, 21:20
k.m.
Caroline Crouch
GREQI- Piloti grek Babis Anagnostopoulos duket i habitur nga veprimi i prindërve të të ndjerës Caroline Crouc...
Bota
12 Tetor 2022, 21:15
I.A
Pamjet nga sateliti
MALI I ZI- Mali i Zi ka lëshuar satelitin e parë në hapësirë. Duke ja kaluar edhe Shqipërisë, organi...
Bota
12 Tetor 2022, 21:15
A.B
Artan Grubi dhe Edi Rama
MAQEDONI E VERIUT- Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka komentuar fjalimin...
Bota
12 Tetor 2022, 21:01
I.A
Foto Ilustruese
KINË- Një raport i fundit, paralajmëron se në shumë qytetete të botës, Kina ka hapur dhjetra qendra t&eu...
Bota
12 Tetor 2022, 20:48
A.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk po krijon gjëra të reja të cilat po e rritin pasurinë e tij.Themeluesi i SpaceX dhe CEO i Tesl...
Bota
12 Tetor 2022, 20:23
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu të martën besimin se ai mund të mposht paraardhësin e tij Donald Trump në nj&e...
Bota
12 Tetor 2022, 20:18
I.A
Rafael Grossi
UKRAINË- Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi, tha se është rikthyer furnizi...