LIVE UPDATES
Bota

Para takimit Rusi-Afrikë, vëmendja përqendrohet tek pjesëmarrja

Takimet ndërkombëtare përfshijnë një element teatri politik, thonë analistët, dhe pjesëmarrja e vendeve afrikane do të jetë një tregues i suksesit për mbledhjen e Shën Petersburgut.

23 Korrik 2023, 17:33 Nga k.m.
Para takimit Rusi-Afrikë, vëmendja përqendrohet tek
Foto ilustruese

Udhëheqësit e vendeve afrikane do të takohen me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg në fund të korrikut në një takim të nivelit të lartë që synon forcimin e bashkëpunimit. Ky takim, i dyti i këtij lloji, vjen ndërsa Moska vazhdon luftën kundër Ukrainës. Udhëheqësit afrikanë do të shkojnë në Shën Petersburg në fund të këtij muaji për takimin Rusi-Afrikë, i dyti i këtij lloji. Takimi po paraqitet si një përpjekje për rritjen e bashkëpunimit në fusha si zhvillimi, siguria dhe paqja, edhe pse Moska vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës.

Takimet ndërkombëtare përfshijnë një element teatri politik, thonë analistët, dhe pjesëmarrja e vendeve afrikane do të jetë një tregues i suksesit për mbledhjen e Shën Petersburgut.

“Mendoj se do të shihet me shumë vëmendje se cilat vende do të marrin pjesë në takim. Herën e fundit, në vitin 2019, kur bota dukej shumë ndryshe përpara fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, 43 krerë shtetesh nga Afrika morën pjesë në takimin që u mbajt në Soçi,”- thotë Steven Gruzd nga Instituti i Afrikës së Jugut për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimit dhe naftës për shumë vende afrikane.

“Ata janë nën një presion të madh për atë që po ndodh në Ukrainë dhe pasojat e konfliktit atje, për çmimet e mallrave, veçanërisht për afrikanët. Ata janë gjithashtu të shqetësuar me atë që po ndodh me grupin Wagner, kështu që takimi është një mundësi për Rusinë që të përpiqet të mbrojë veten edhe në skenën globale”, thotë Mvemba Dizolele nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Tregëtia ka të ngjarë të jetë një temë kryesore e diskutimit.

“Mendoj se do të flitet për tregëtinë. Tregëtia e Rusisë me Afrikën është vërtet e papërfillshme. Kina dhe BE-ja janë partnerë shumë më të mëdhenj tregëtarë me Afrikën”, thotë Steven Gruzd nga Instituti i Afrikës së Jugut për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Rusia gjithashtu po përpiqet të gjejë mënyra për të shmangur sanksionet perëndimore.

“Asnjë vend afrikan nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, kështu që tregu i Afrikës është fitimprurës për Moskën. Ne pamë një model të ngjashëm pas sulmit ndaj Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe sulmit të parë rus ndaj Ukrainës në 2014. Pas mbylljes së tregjeve perëndimore, Rusia u përpoq të zgjeronte qasjen tek tregjet e tjera në Afrikë, Amerikën Latine, dhe Azi”, thotë Gruzd.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shkurt miratoi një rezolutë që kërkon që Rusia t'i japë fund luftës dhe të tërhiqet nga territori ukrainas. Ndërsa 141 vende votuan pro, dy vende afrikane votuan kundër dhe 15 të tjera abstenuan.

“Rusia përfitoi sepse kjo ishte një dëshmi për botën se ajo ka disa miq. Është thjesht një zgjim nga ana e vendeve afrikane. Ata po i dërgojnë një mesazh pjesës tjetër të botës se edhe ata i kanë politikat tyre të jashtme që pasqyrojnë interesat e tyre kombëtare.”

Megjithatë, analisti Dizolele shton se thirrja nga një vend për takim me udhëheqësit e një kontinenti të tërë, duket se minon përpjekjet e Afrikës për të afirmuar veten në skenën globale./VOA

afrike

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait