LIVE UPDATES
Bota

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut “pro” heqjes së “20%” në Kushtetutë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se 20% në Kushtetutë nuk cenon substancën shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe lidhur me ndryshimet kushtetuese vlerësoi se është mirë që partitë shqiptare të mbajnë takime për t’u koordinuar.

31 Tetor 2022, 09:00 Nga d.a.
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut “pro” heqjes
Partite shqiptare

MAQEDONIA E VERIUT- Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI, Alternativa dhe Besa janë të gjitha pro heqjes së termit 20 %.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se në fakt 20% në Kushtetutë nuk cënon substancën shqiptare në Maqedoninë e Veriut por lidhur me ndryshimet kushtetuese vlerësoi se është mirë që partitë shqiptare të mbajnë takime për t’u koordinuar.

“Unë ju siguroj se 20% nuk e cenon substancën shqiptare në këtë vend dhe nuk e kam për shqetësim se kjo nuk do të ndodh nesër. Kjo do të ndodh në momentin e duhur me një marrëveshje sepse asgjë nuk humbin bashkëqytetarët maqedonas nëse nga 20% shkruhet kombi shqiptar. Nuk humbin aspak”- tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Lëvizja Besa e vlerëson skandaloze konstatimin e Ahmetit. Ky subjekt ka autorizuar kreun e saj, Bilall Kasami të fton tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare.

“Është për të ardhur keq të dëgjosh nga një lider shqiptar se “20%” nuk cenon substancën shqiptare pasi që ky term është nënçmues për popullin shqiptar në vend. Sa i përket takimit eventual të partive shqiptare, Lëvizja BESA në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore ka sjellë vendim për të autorizuat kryetarin e partisë të organizon thirrjen e takimit të radhës në kuadër të tryezës së partive parlamentare shqiptare konform Marrëveshjes politike te partive shqiptare ne RMV”, thonë nga Lëvizja Besa.

Qëndrim të njëjtë ka edhe Aleanca për Shqiptarët, kreu i së cilës Arben Taravari ditë më parë deklaroi se në këtë periudhë ka nevojë që partitë politike shqiptare të takohen dhe të bisedojmë me qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët. Taravari shtoi se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së Ahmetit për tryezën e përbashkët dhe në rast se nuk ka thirrje nga kreu i partisë më të madhe shqiptare, ai është i gatshëm të organizojë një takim të tillë. Ndërkohë Alternativa si pjesë e Qeverisë thotë se është i mirëseardhur koordinimi sipas Ahmetit, duke shtuar se nga ky i fundit presin edhe mbështetjen për amendamentin kushtetues të shpalosur një ditë më parë nga Alternativa për mos vjetërsimin e lëndëve penale për abuzime me detyrën zyrtare.

“Takimet për t’u koordinuar dhe për të diskutuar për tema që janë me interes kombëtar janë të mirëseardhura. Siç e tha kryetari Gashi, heqja e përkufizimit 20% nga kushtetuta tashmë është një temë e tejkaluar dhe ajo vjen si pasojë e avancimit të përgjithshëm shoqëror, por që nuk duhet të bëhet nën shtrëngimin e fituesve dhe humbësve. Ne presim reflektim nga z. Ahmeti dhe nga liderët e tjerë politikë rreth propozimit tonë që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të bëhet dispozitë kushtetuese dhe veprat e tillë të mos mund të vjetrohen”, thone nga  Alternativa.

Për hapjen e kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen me Bullgarinë me qëllim hapjen zyrtare të kapitujve me BE-në nevojiten 80 vota, numrat të cilët për momentin shumica parlamentare dhe opozita shqiptare nuk i kanë.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe është zyrtare në komunat me shumicë shqiptare, në Shkup, si dhe në institucionet qendrore, si në Kuvend dhe Qeveri, por si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e qytetarëve nga numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë së Veriut. Mbi bazën e këtij përkufizimi shqiptarët realizojnë të drejtat tjera, si përdorimin e simboleve kombëtare, përfaqësimin në institucione, arsim, kulturë e sfera tjera.

ali ahmeti partite shqiptare ne maqedoni bilall kasami arben taravari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj