LIVE UPDATES
Bota

Pas gjysëm shekulli, i jepet lamtumira avionit ikonë ‘Boeing 747’

I projektuar brenda 28 muajsh, ‘Boeing 747’ ishte avioni i parë me dy rreshta ndenjësesh, i prezantuar në vitin 1970, nga kompania ‘Pan Am’, e cila nuk egziston më.

3 Shkurt 2023, 17:46 Nga k.m.
Pas gjysëm shekulli, i jepet lamtumira avionit ikonë ‘Boeing
Boeing

Kompania amerikane ‘Boeing’ ka prodhuar avionin e fundit të modelit 747, aeroplani amerikan që revolucionarizoi udhëtimin ajror. Shërbimet ajrore të pasagjerëve filluan në vitin 1914, pak më shumë se një dekadë pas shpikjes së aeroplanit. ‘Boeing 747’ është një nga modelet e aeroplanëve më të njohur në botë dhe është prodhuar për 50 vjet rresht. I projektuar brenda 28 muajsh, ‘Boeing 747’ ishte avioni i parë me dy rreshta ndenjësesh, i prezantuar në vitin 1970, nga kompania ‘Pan Am’, e cila nuk egziston më.

Drejtuesit, klientët dhe punonjësit e korporatës ‘Boeing’ u mblodhën në fabrikën e kompanisë në Everet të shtetit të Uashingtonit, për t'i dhënë lamtumirën avionit të modelit 747, që njihet me nofkën “Mbretëresha e Qiejve”, ndërsa Boeing i dorëzoi avionin e saj kompanisë amerikane së transportit ‘Atlas Air’.

“Ndërsa sot kthejmë një faqe, ky libër nuk ka përfunduar. Është vetëm një kapitull. Kemi një tjetër kapitull të 747. Këtij modeli aeroplani do t’i shërbehet për dekadat e ardhshme”, tha Stan Deal, shef ekzekutiv për aeroplanët komercial në kompaninë Boeing.

“Edhe kur e kupton shkencën që qëndron pas fluturimit, nuk ka asgjë që ngjason me avionin 747 në fluturim, teksa të kujton se në vetvete ka edhe magji”, tha aktori dhe piloti John Travolta.

Lamtumira ishte e hidhur për punonjësit e kompanisë. Omar Osmael Harun punoi në avionin e fundit 747.

“Ndihem keq emocionalisht sepse është një aeroplan i përsosur. Por në të njëjtën kohë kështu ka vendosur kompania”.

I fluturuar për herë të parë në vitin 1969, modeli 747 shënoi fillimin e gjeneratës së aeroplanëve me trup të gjerë dhe dy herë sa avionët e mëparshëm, duke ndihmuar në fillimin e epokës së udhëtimeve masive. Eugene Vezzetti, ciceron në Muzeun e Fluturimeve në Siatëll të Uashingtonit, ka qenë pilot i avionit 747.

"Pan Am i kërkoi Boeing-ut një aeroplan më të madh me qëllim uljen e kostos. Kështu Boeing-u vendosi vetë që të ndërtonte avionin 747 me mbi 360 vende. Ata menduan se kjo do të ulte mbingarkesën në aeroporte pasi mund të transportonte një numër të madh pasagjerësh në një aeroplan”.

Gjatë 55 viteve që pasuan, kompania ‘Boeing’ vazhdoi prodhimin e modelit 747, që për dekada me radhë u bë modeli i preferuar për presidentët amerikanë, filmat me James Bond apo për transportin e ngarkesave speciale si peshkaqenët. 747 sherbeu si platformë e komandës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe falë madhësisë dhe krahëve të ulët, u përdor për të transportuar anijet hapësinore të NASA-s. Për pasagjerët e përditshëm, ky avion i bëri udhëtimet e largëta më komode dhe më të përballueshme.

“Jam ulur në platformën e sipërme të avionit të parë 747 me numër serie një, i cili fluturoi më 9 shkurt 1969. Kuverta e sipërme ishte shembull perfekt e udhëtimit luksoz në vitet 70. Kjo është porta e daljes në raste urgjente”, thotë Eugene Vezzetti me Muzeumin e Fluturimeve në Siatëll.

Ai thotë se modeli 747 është i pakrahasueshëm.

"Kapaciteti me katër motorë i dha avionit fuqi alternative. Edhe po të prisheshin tre motorë, avioni mund të fluturonte me një”.

Aktualisht qindra avionë të modelit 747 janë në përdorim, kryesisht për transportin e mallrave. Drejtuesit e lartë të kompanisë ‘Boing’ thonë se historia e gjatë e modelit 747 vazhdon të frymëzojë novacionet edhe sot./VOA

boeing

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën