LIVE UPDATES
Bota

Pas Ukrainës, Musk "gjen zgjidhje"për tensionet Tajvan-Kinë! Ofron modelin e Hong Kongut

Musk ka qenë duke u përgjigjur në një pyetje për Kinën, ku kompania e tij Tesla e ka një fabrikë të madhe në qytetin e Shangait.

8 Tetor 2022, 11:06 Nga d.a.
Pas Ukrainës, Musk "gjen zgjidhje"për tensionet
Musk

SHBA- Miliarderi, Elon Musk, ka sugjeruar se tensionet në mes të Kinës dhe Tajvanit mund të zgjidhen nëse Pekini fiton një lloj kontrolli mbi Tajvanin. Ai i ka bërë këto komente disa ditë pasi ka prezantuar në Twitter idenë e tij për dhënie fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Rekomandimi im do të ishte që të krijohej një zonë e posaçme administrative për Tajvanin, diçka shumë e pëlqyeshme, por që nuk do të bënte të gjithë të lumtur”, ka thënë njeriu më i pasur në botë, gjatë një interviste për Financial Times.

Musk ka qenë duke u përgjigjur në një pyetje për Kinën, ku kompania e tij Tesla e ka një fabrikë të madhe në qytetin e Shangait.

Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e tij dhe do ta fitojë kontrollin e këtij territori, qoftë edhe përmes forcës. Qeveria e Tajvanit kundërshton ashpër pretendimet e Kinës dhe beson se ky ishull me 23 milionë banorë duhet të vendosë vetë për të ardhmen që dëshiron ta ketë.

“Është e mundshme, besoj që po, ata mund të arrijnë marrëveshje që është e përshtatshme sesa ajo e Hong Kongut”, është cituar të ketë thënë Musk.

Kina i ka ofruar Tajvanit organizimin “një shtet, dy sisteme”, pasi këtë model e përdor për Hong Kongun, mirëpo diçka e tillë nuk është miratuar.

Ministria e Jashtme e Tajvanit nuk i ka komentuar deklaratat e Muskut. Një zyrtar tajvanez i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se “Musk duhet të gjejë një këshilltar politik me vizion të qartë”.

Kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, është pyetur për komentet e Muskut, ajo ka thënë se Tajvani është “çështje e brendshme” dhe se Pekini do të vazhdojë të punojë në parimin e ribashkimit paqësor, teksa “shkatërron” separatizmin tajvanez.

Më herët gjatë kësaj jave, Musk ka propozuar që Ukraina të heqë dorë përjetësisht nga Gadishulli ukrainas i Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar më 2014.

Ai po ashtu ka propozuar që të mbahen referendume të mbikëqyrura nga Kombet e Bashkuara në disa rajone ukrainase, që tani kontrollohen nga forcat ushtarake ruse, ashtu që banorët të vendosin për të ardhmen e tyre. Në mesin e propozimeve të tij ka qenë edhe ai që Ukraina të pajtohet për neutralitet.

Ky i ashtuquajtur plan për paqe është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili i është kundërpërgjigjur me një anketë tjetër.

“Cilin Elon Musk e pëlqeni më shumë? Atë që mbështet Ukrainën, apo atë që mbështet Rusinë?”

Në fund të muajit shkurt, Ukraina është përballur me probleme në internet, pas nisjes së luftës së Rusisë në këtë shtet. Musk, atëbotë, është përgjigjur në një kërkesë të Qeverisë ukrainase që pati kërkuar ndihmë. Musk pati thënë se shërbimet satelitore të kompanisë së tij, SpaceX, do të jenë të qasshme në Ukrainë dhe se kompania e tij do të dërgonte më shumë terminale në këtë shtet.

“Kostoja e SpaceX për shërbimet satelitore të ofruara në Ukrainë shkon në 80 milionë dollarë deri më tani. Mbështetja për Rusinë është zero dollarë. Qartazi, ne jemi pro Ukrainës”, ka thënë ndërkohë Musk në Twitter.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

mao ning elon musk konflikti kine-tajvan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet