LIVE UPDATES
Bota

Pasaportat e Kosovës për serbët, çështje integrimi apo zgjedhjeje

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë të drejtën e shtetësisë serbe dhe bashkë me të, të drejtën për të pasur pasaportë edhe të Kosovës, edhe të Serbisë.

29 Nëntor 2023, 09:23 Nga I.A
Pasaportat e Kosovës për serbët, çështje integrimi
Pasaportat

KOSOVË- Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të mos e lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese, të lëshuara nga Serbia.

“Nuk mendoj se kanë ndonjë arsye [tjetër] për ta kundërshtuar atë; është një gjë pozitive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë të drejtën e shtetësisë serbe dhe bashkë me të, të drejtën për të pasur pasaportë edhe të Kosovës, edhe të Serbisë.

Megjithatë, Filipi ka vetëm pasaportën e Administratës Koordinuese dhe thotë se nuk ka dashur ta marrë atë të Kosovës, sepse shpreson se do të mund të udhëtojë pa viza edhe me pasaportën e Serbisë.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet evropiane - të njohura si zona Schengen - nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Serbia ka fituar liberalizimin e vizave në vitin 2009, por me kushtin që të mos zbatohet për poseduesit e pasaportave që i lëshon ajo për qytetarët me vendbanim në Kosovë.

Pasi Komisioni Evropian paralajmëroi në prill të këtij viti se liberalizimi i vizave, i miratuar për Kosovën, vlen vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës, i njëjti organ - në mes të nëntorit - dha rekomandimin për heqjen e vizave edhe për poseduesit e pasaportave të Administratës Koordinuese, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Qeveria e Kosovës shprehu më pas “shqetësimin” e saj për një propozim të tillë pa konsultime apo njoftim paraprak.

Prishtina zyrtare nuk i njeh pasaportat serbe të Administratës Koordinuese, sepse e konsideron atë si institucion ilegal.

“Njohja e këtyre dokumenteve cenon integrimin e komunitetit serb, dëmton përpjekjet tona afatgjate [për integrimin e serbëve]”, shkroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, më 21 nëntor.

Ai, gjithashtu, tha se pjesëtarët e komunitetit serb me pasaporta të Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Më 24 nëntor, Komisioni Evropian nuk iu përgjigj konkretisht pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me vërejtjet e Qeverisë së Kosovës, por tha se do t’iu përgjigjet.

Petri nga Graçanica - komunë me shumicë serbe afër Prishtinës - ka edhe pasaportë kosovare, edhe serbe.

Ai beson se marrja e ndonjë dokumenti të Kosovës nuk do të thotë integrim thelbësor në sistemin apo shoqërinë e Kosovës, por se, sipas tij, ka të bëjë me “arsye praktike” ose “pamundësi zgjedhjeje”.

“Njerëzit duhet të kenë zgjedhje dhe mundësi të barabarta. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje për t’i integruar serbët duke ofruar cilësi më të mira të jetesës, jo me shantazhe ose duke i kufizuar zgjedhjet”, thotë Petri për Radion Evropa e Lirë.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të cilat i janë ofruar REL-it në fund të tetorit, kërkesat për pasaporta të Kosovës në komunitetet serbe janë rritur gjatë këtij viti.

Interesim të veçantë ka pasur në komunat në veri të Kosovës. Për shembull, në periudhën nga 1 janari 2023 deri më 30 korrik 2023, numri i kërkesave për pasaportë të Kosovës është rritur për 97 për qind në Leposaviq.

Sektori civil shqiptar dhe ai serb në Kosovë kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta për këtë çështje.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, beson se pajisja me pasaporta lidhet drejtpërdrejt me integrimin e serbëve të Kosovës në shoqërinë dhe sistemin kosovar dhe thotë se ky është standard që vlen në të gjitha shtetet demokratike.

“Është një vlerë dhe një parim që duhen mbrojtur dhe zbatuar”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Marrja e shtetësisë së një vendi, shton ai, u mundëson qytetarëve t’i ushtrojnë të drejtat e tyre, siç është e drejta e votës.

“Kjo lidhje mes shtetit dhe qytetarëve krijon një ndjenjë të interesit të ndërsjellë, ose më saktë, një ndjenjë të thellë të lidhjes mes qytetarëve dhe vetë shtetit”, thotë Miftaraj.

Por, Jovana Radosavleviq, drejtore e Iniciativës së Re Sociale, thotë se “të kesh një pasaportë të caktuar nuk do të thotë integrim”.

“Më duhet të theksoj se problem i madh me të cilin përballemi, është politizimi i çështjes së lëvizjes së lirë të njerëzve. Shtetasit e Kosovës kanë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë - pasaportën mund ta marrin, por nuk e kanë të domosdoshme. Po kështu, nëse dikush është edhe shtetas i Serbisë, ai mund t’i marrë të dyja pasaportat, mund ta marrë ose njërën, ose në fund të fundit asnjërën”, thotë Radosavleviq për REL-in.

Ajo, po ashtu, kujton se sektori civil shqiptar ka qenë i pari që ka kundërshtuar propozimin e KE-së për heqjen e vizave për pasaportat e lëshuara nga Administrata Koordinuese dhe konsideron se diçka e tillë është “shqetësuese”.
Çështja e pasaportave serbe “ndan” sektorin civil

Më 21 nëntor, një grup prej rreth 20 organizatash joqeveritare nga komuniteti shqiptar, përfshirë Institutin e Kosovës për Drejtësi, vlerësoi se heqja e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese do ta dëmtonte procesin e integrimit të serbëve, veçanërisht atyre që jetojnë në veri të Kosovës.

Grupi theksoi se nëse propozimi miratohet, ai do ta dëmtojë rëndë qëllimin dhe zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy vendet kanë rënë dakord në fund të shkurtit të këtij viti.

Me këtë rast u vu theksi te pika e Marrëveshjes lidhur me respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të të dyja palëve.

Disa orë më vonë reagoi sektorit civil serb në Kosovë, duke e konsideruar si “fyes” qëndrimin e kolegëve nga komuniteti shqiptar.

Sipas tij, marrja e pasaportave të Kosovës nuk nënkupton në asnjë mënyrë integrimin e serbëve në shoqërinë dhe sistemin kosovar.

“Asnjë serb i Kosovës më shumë nuk do të integrohet nëse i jepet pasaporta e Kosovës... Kjo rrjedh nga fakti se pasaporta nuk mund të merret pa letërnjoftim dhe dëshmi të shtetësisë. Me fjalë të tjera, një person që merr pasaportën e re tashmë ka nënshtetësinë dhe kështu është i integruar”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga rreth 15 organizata, mes tyre edhe Nisma e Re Sociale.

Një tjetër reagim i hapur nga të dyja palët pasoi më 24 nëntor, ndërsa për këtë javë u thirr një takim i përbashkët, në të cilin sektori civil shqiptar dhe ai serb do të bisedojnë për çështjet e diskutueshme.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i bëri thirrje BE-së që dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës, t’i trajtojë si të paligjshme.

Jovana Radosavleviq, nga Iniciativa e Re Sociale, thotë se KE-ja duhet të konkludojë nëse Administrata Koordinuese është institucion i paligjshëm ose jo, por nënvizon se, aktualisht, ajo është i vetmi organ që mund të lëshojë pasaporta për qytetarët serbë që banojnë në Kosovë, apo për personat e zhvendosur nga Kosova.

“Nëse ky organ do të shfuqizohej, këta shtetas do të privoheshin nga të drejtat e tyre, në kuptimin që nuk do të mund të udhëtojnë, edhe pse kjo pasaportë [e lëshuar nga Administrata Koordinuese] kërkon ende vizë”, thotë ajo.
Por, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Administrata Koordinuese është një mekanizëm i paligjshëm dhe se është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Gabimi apo praktika jo e duhur e Komisionit Evropian në vitin 2009, nuk mund të legjitimohet dhe legalizohet. Ky mekanizëm, të cilin Komisioni Evropian e ka pranuar si zgjidhje politike, nuk mund të pranohet dhe nuk duhet të legjitimohet në vitin 2023”, thotë Miftaraj.

Ai shton se Administrata Koordinuese për dhënien e pasaportave për qytetarët që jetojnë në Kosovë ekziston për shkak se BE-ja nuk e ka detyruar Serbinë që ta njohë Kosovën dhe të ofrojë një zgjidhje praktike pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Në vitin 2009, Serbia ka formuar Administratën Koordinuese si organ të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme për lëshimin e pasaportave për qytetarët me vendbanim në Kosovë. Ky, në fakt, ka qenë kusht i BE-së që Serbia ta merrte liberalizimin e vizave, me shpjegimin se, në të kundërtën, ka rreziqe sigurie që kanë të bëjnë veçanërisht me migracionin ilegal.

Deri atëherë, pasaportat serbe lëshoheshin nga drejtoritë policore për qytetet e Kosovës, si ajo në Prishtinë, Ferizaj, Pejë e kështu me radhë. Këto administrata policore nuk përmenden në pasaportat e Administratës Koordinuese, por vetëm thuhet se dokumenti është lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Marrë nga REL

ehat miftaraj besnik bislimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj