LIVE UPDATES
Bota

VOA: NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi në prag të fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm se aleanca do të shqyrtojë shtimin e pranisë afatgjatë në rajon.

28 Nëntor 2023, 21:49 Nga r.ll
VOA: NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë
ministrat e jashtëm

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Një përleshje e armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në muajin shtator në veri, nxiti shqetësimin e vendeve perëndimore se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikt në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi në prag të fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm se aleanca do të shqyrtojë shtimin e pranisë afatgjatë në rajon.

“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha sekretari Stoltenberg, i cili bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken vunë theksin te qëndrueshmëria në Ballkan.

Para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.

Pak pas sulmit te grupit te armatosur, Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Serbia tërheqjen e menjëhershme te forcave serbe nga kufiri me Kosovën pasi kishin vërejtur një prani te shtuar përgjatë kufirit, që përfshinte artileri dhe njësi ushtarake te mekanizuara.

Beogradi reagoi duke ulur praninë e forcave ushtarake nga kufiri, ndërkohë që NATO-ja përforcoi me 1,000 trupa shtese forcën e saj paqeruajtëse ne Kosove, përforcimi me i madh i KFOR-it qe pas shpalljes se pavarësisë.

Situata në Ballkanin Perëndimor ishte pjesë e diskutimeve të shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me ministrat e NATO-s. Zoti Borrell tha se qëndrueshmëria, përparimi dhe harmonizimi i politikës së Jashtme të vendeve të rajonit me BE-në është me rëndësi thelbësore.

“Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fuqishëm me KFOR-in dhe po përballen me kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë qëndrueshmëri dhe të ofrojmë siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha zoti Borrell në një konferencë për shtypin para takimit.

Misioni amerikan në NATO shkroi ndërkaq në rrjetin X të njohur deri vonë si Twitter se aleanca “po ndërmerr hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara në mënyrë të paanshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u dha një mandat Forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për një mision paqeruajtës të paanshëm. KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe shumetnike”.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock, tha se në Ballkanin Perëndimor “paqja shpesh varet në fije të perit”, ndërsa paralajmëroi se Gjermania do të dërgojë vitin e ardhshëm 150 trupa shtesë, që do të shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

“U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për të hapur rrugën e tyre evropiane”, theksoi ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të martën se “themelimi i Asociacionit është i një rëndësie vendimtare për palën serbe... Në të njëjtën kohë, mendoj se edhe Kosovës i duhen disa gjëra – të cilat në radhë të parë pasqyrohen në nevojën që të njihet ndërkombëtarisht dhe përpjekjet e saj për normalizimin e situatës në kufirin me Serbinë”.

Duke nënvizuar se kjo nuk është një punë e lehtë, ambasadori Hill tha gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Beogradit se “duhet ta bëjmë të qartë për të dyja palët se çdo mënyrë tjetër që çështja të zgjidhet me armë ose ndonjë rrugë tjetër të dhunshme është tërësisht e papranueshme dhe të dyja palët duhet të jen të përqendruara në bisedimet e Brukselit”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Kremlinit ndaj pretendimeve serbe për Kosovën.

Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, i cili ndërmjetëson bisedimet mes tyre dhe i cili ka paralajmëruar se mungesa e përparimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, rrezikon rrugën e tyre drejt anëtarësimit. /VOA

nato be

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri