23 Shtator 2023, 22:09
Nga I.A
Stevo Pendarovski
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë të shtunën se vendimi i autoriteteve shtetërore për dëbimin e tre diplomatëve rusë, ka qenë i pashmangshëm. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Pendarovski ka thënë se “shteti nuk kishte zgjidhje tjetër, pos dëbimit të tyre”.
“Të gjitha shërbimet kompetente, si inteligjenca e jashtme dhe inteligjenca e brendshme, kishin një raport të përbashkët lidhur me aktivitetet e tre diplomatëve dhe vendimi i kreut të shtetit ishte i domosdoshëm. Ishte shumë e qartë se ata nuk merreshin me aktivitetet diplomatike siç e parashikon Konventat e Vjenës”, ka deklaruar Pendarovski.
Diplomatët rusë, sipas një njoftimi të Ambasadës ruse në Shkup, ishin dëbuar më 15 shtator, ndërsa vendimi është bërë i ditur më 16 shtator edhe nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Për Rusinë, shpallja e tre diplomatëve si të padëshirueshëm është një "akt i papërgjegjshëm dhe armiqësor, që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.
Presidenti Stevo Pendarovski, në intervistën për Zërin e Amerikës, ka thënë se në dy vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka dëbuar 18 diplomatë rusë, të cilët, siç tha ai, “kishin statusin e diplomatit, por që ishin të angazhuar me veprimtari spiunazhi”.
“Në të gjitha rastet, shërbimet maqedonase, me ndihmën e shërbimeve partnere nga aleanca e NATO-s, dëshmuan deri në germën e fundit se ata shkonin përtej statusit që u është dhënë si diplomatë në Maqedoninë e Veriut, pra ata nuk kanë qenë diplomatë dhe për këtë janë dëbuar”, tha Pendarovski.
Ai tha se pret nga pala ruse që të përgjigjet ndaj veprimeve të palës maqedonase.
Përveç tre diplomatëve rusë, Maqedonia e Veriut e shpalli person non grata [person të padëshiruar] edhe një klerik rus, arkimandritin Vasian Zmeev. Ai ishte përfaqësues i Patriarkanës së Moskës që mbulonte edhe Bullgarinë.
Vendim të njëjtë ndërmorri edhe Sofja duke e shpallur gjithashtu të padëshiruar me arsyetimin se paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare”.
Pas agresionit rus kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian, iu bashkua vendeve perëndimore që dënuan agresionin dhe vendosën sanksione kundër Federatës Ruse. Maqedonia e Veriut, gjithashtu, ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën në disa raste.
Marrë nga REL
stevo pendarovski
Bota
23 Shtator 2023, 21:58
I.A
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme t&eu...
Bota
23 Shtator 2023, 21:00
h.k
Foto ilustruese
IRLAND-Irlanda bëhet vendi i parë në botë që do të etiketojë pijet alkoolike për të paralajm&...
Bota
23 Shtator 2023, 20:50
h.k
Pietro Tidei
ITALI-Pietro Tidei, kryetari i Bashkisë së Santa Marinella-s është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në...
Bota
23 Shtator 2023, 19:54
I.A
Zjarr
KOSOVË- Edhe pse e ndaluar me ligj, zjarrvënia e qëllimshme, sidomos pas sezonit të korrje-shirjeve, është shnd&eu...
Bota
23 Shtator 2023, 19:38
h.k
Foto nga takimi
NEW YORK-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takuan në Nju Jork, ndërsa po marri...
Bota
23 Shtator 2023, 19:31
I.A
Foto ilustruese
BOSNJE&HERZEGOVINË- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e pasdites në Bosnje &am...
Bota
23 Shtator 2023, 19:17
h.k
Giorgia Meloni, Kryeministre Italisë
ITALI- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka komentuar vendimin e qeverisë së saj, ku thu...
Bota
23 Shtator 2023, 18:49
h.k
Denaro dhe vajza e tij
ITALI-Bosi i "Cosa Nostrës" Messina Denaro është shtruar në repartin e të burgosurve të spitalit L'Aqu...
Bota
23 Shtator 2023, 18:30
h.k
Pamje nga vendngjarja
UELLS- Një përleshje e pazakontë ka ndodhur në Wrexham, Uells midis 5 policëve dhe disa qytetarëve. Shk...
Bota
23 Shtator 2023, 18:12
I.A
Sevastopol
UKRAINË- Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur, mes tyre zyrtarë të lartë të marin&eum...