LIVE UPDATES
Bota

Situata në Kosovë/ Mbi dy mijë zjarre në dy muaj, shumica në ara

Autoritetet shëndetësore në këtë rajon i konfirmuan Radios Evropa e Lirë se viktima është gjetur në mes të fushës, i rrethuar me zjarr dhe tym.

23 Shtator 2023, 19:54 Nga I.A
Situata në Kosovë/ Mbi dy mijë zjarre në dy muaj, shumica
Zjarr

KOSOVË- Edhe pse e ndaluar me ligj, zjarrvënia e qëllimshme, sidomos pas sezonit të korrje-shirjeve, është shndërruar në dukuri të rrezikshme në Kosovë. Këtë javë, një burrë 61 vjeç dyshohet të ketë vdekur derisa po përpiqej t’i shuante flakët në një fushë në fshatin Remnik i Ri, komuna e Vitisë.

Autoritetet shëndetësore në këtë rajon i konfirmuan Radios Evropa e Lirë se viktima është gjetur në mes të fushës, i rrethuar me zjarr dhe tym.

“Personi, prej momentit që e kemi marrë në autoambulancë, ka qenë pa asnjë shenjë jete... I është dhënë e gjithë terapia për ta kthyer në jetë, por nuk është kthyer”, thotë drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

Policia e Kosovës e konfirmoi po ashtu rastin, duke thënë se viktimës i është keqësuar gjendja “derisa ka qenë duke fikur një zjarr fushor”.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitare të disa zjarreve këtë javë nëpër zona të ndryshme të Kosovës.

Djegia e hamulloreve ndodh kryesisht në muajt korrik, gusht dhe shtator, pas korrjes së drithërave të mbjella, dhe është shkaku i numrit më të madh të zjarreve.

Agim Haziri, drejtues i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në kuadër të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, thotë se njësitet e tij kanë intervenuar për shuarjen e mijëra zjarreve në këtë sezon - shumica e tyre në ara.

“Në muajin korrik kemi pasur 792 zjarre. Rreth 70 për qind kanë qenë në toka bujqësore, rreth 15 për qind në toka malore, ndërsa të tjerat në banesa, shtëpi e të tjera. Në muajin gusht kemi pasur gati dyfishin e muajit korrik, pra 1.486. Rreth 80 për qind e rasteve kanë qenë zjarre fushore”, bën të ditur Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se në shumë raste ka pasur edhe rreziqe të mëdha, për shkak të afërsisë së shtëpive të banimit.

“Shkaktarët [e zjarreve] në 99.9 për qind të rasteve janë duart e njeriut apo vetë njeriu, për arsye të ndryshme. Hamulloret, njeriu gjithmonë shikon t’i djegë, që të mos bëhen plehra”, thotë Haziri.

Të dhënat që i siguroi REL-i nga Policia e Kosovës, tregojnë se në periudhën janar-gusht të këtij viti autoritetet e rendit kanë proceduar 164 raste të zjarrvënies, por ato nuk specifikojnë se sa prej tyre lidhen me djegien e tokave bujqësore.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës sanksionon çdo person “që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër” dhe parasheh dënim me burgim prej gjashtë muajsh deri në tre vjet.

Në rast se kjo vepër “rezulton me vdekje, kryesi dënohet me së paku 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, që monitoron punën e gjykatave, thanë për Radion Evropa e Lirë se sivjet nuk ka asnjë aktgjykim për zjarrvënie në toka bujqësore.

Ekspertë të bujqësisë thonë se djegia e arave i shkakton dëme jo vetëm tokës, por edhe florës dhe faunës në tokë, si dhe vetë fermerëve.

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se nga bisedat joformale që ka pasur me fermerë, ka kuptuar se ata besojnë se “toka e djegur ose djegia e kashtës së mbetur në ara”, pas korrjes së drithërave, “e lehtëson më pas lëvrimin ose punimin e tokës” për mbjelljen e kulturave bujqësore për sezonin e ardhshëm.

Kjo qasje e fermerëve, sipas Rusinovcit, është krejtësisht e gabuar.

“Në vend se kashtën ta shndërrojmë në pleh dhe në vend që normën e plehërimit për kulturën pasardhëse ta lehtësojmë, ne atë e djegim dhe i humbim të gjitha materiet ushqyese. Në përgjithësi, azoti avullohet dhe kalon në gjendje të gaztë, ndërkaq fosfori dhe kaliumi që ngelen në hi, nuk kanë më vlera ushqyese”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Çështja tjetër - që është skandaloze - është se ne e djegim mikro-florën dhe mikro-faunën në tokë. Çfarëdo sasie të caktuar të plehrave që e hedhim në tokë për kulturën pasardhëse, nuk zbërthehet sa duhet dhe si duhet, sepse në atë tokë nuk ka mikroorganizma”, thotë Rusinovci.

Sipas tij, në rast se kashta, si masë organike, nuk digjet, por përmbyset përmes lëvrimit sipërfaqësor, ajo do të shndërrohej në pleh ushqyes për mbjelljet që pasojnë.

Ky proces, thotë ai, do ta lehtësonte edhe lëvrimin pasues të tokës, por edhe do ta kursente investimin në plehra për të mbjellat e ardhshme.

“E tërë ajo masë organike që ngelet pas korrjes së hamullorëve, transformohet në asimilate bimore, përkatësisht në norma të caktuara të ushqimit, që mund ta reduktojnë normën e plehut për kulturën pasardhëse”, thotë Rusinovci.

E përballur me zjarre të natyrës së tillë çdo vit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave vazhdimisht apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarreve. Ajo kërkon po ashtu prej tyre që, në rast se vërejnë ndonjë zjarr, ta raportojnë në numrat emergjentë.

Numrat emergjentë pa pagesë janë:

Qendra Operative Emergjente: 112

Shërbimi Mjekësor Emergjent: 194

Marrë nga REL

zjarret ne kosove

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë