LIVE UPDATES
Bota

Wall Street Journal: Pentagoni ka bllokuar prej disa muajsh Ukrainën nga përdorimi i raketave me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

Wall Street Journal thotë se ky veprim është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për ta përfshirë Putinin në bisedimet e paqes

24 Gusht 2025, 12:07 Nga r.ll
Wall Street Journal: Pentagoni ka bllokuar prej disa muajsh Ukrainën nga
foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes e kanë bllokuar Ukrainën nga përdorimi i raketave me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja për të goditur objektiva brenda Rusisë që nga fundi i pranverës, si pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të bindur Vladimir Putinin të angazhohet në bisedimet e paqes, sipas një raporti të së shtunës.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë Wall Street Journal se të paktën në një rast, Ukraina kishte kërkuar të përdorte raketat Atacms kundër një objektivi, por iu refuzua sipas një “mekanizmi shqyrtimi” të zhvilluar nga Elbridge Colby, nënsekretari i Pentagonit për politikat, që rregullon se si mund të përdoren armët me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së ose ato të ofruara nga aleatët evropianë që mbështeten në inteligjencën dhe komponentët amerikanë.

Procesi i shqyrtimit vlen edhe për raketën kruz Storm Shadow të Britanisë, sepse ajo varet nga të dhënat e synimit të SHBA-së, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një zyrtari britanik.

Sistemi i shqyrtimit thuhet se i jep sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, miratimin për përdorimin e raketave Atacm, të cilat kanë një rreze veprimi prej gati 190 miljesh (305 km). Ukrainës iu dha më parë autorizimi nga administrata Biden për të përdorur sistemin e raketave kundër objektivave brenda Rusisë në nëntor, pasi trupat e Koresë së Veriut hynë në luftë.

Përpara inaugurimit në janar, Trump tha se vendimi për të lejuar Ukrainën të përdorë sistemet e armëve amerikane për të sulmuar objektiva brenda Rusisë kishte qenë një gabim.

“Nuk pajtohem kategorikisht me dërgimin e raketave qindra milje brenda Rusisë. Pse po e bëjmë këtë? Ne thjesht po e përshkallëzojmë këtë luftë dhe po e përkeqësojmë atë. Kjo nuk duhej të ishte lejuar”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse procesi i shqyrtimit nga departamenti i mbrojtjes i SHBA-së përbën një ndryshim formal të politikave. Por kjo vjen së bashku me rritjen e kontrollit të municioneve në Ukrainë, ndërsa rezervat amerikane janë shterur. Në një deklaratë për Journal, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump “ka qenë shumë i qartë se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin ushtarak në marrëdhëniet Rusi-Ukrainë në këtë kohë”.

Por javën e kaluar, mes përpjekjeve për të ndërmjetësuar bisedimet midis presidentit rus dhe Voldomyr Zelenskyy, Trump tha se Ukraina nuk mund ta mposhtte Rusinë nëse nuk mund të “luante në sulm” në luftë.

“Është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e një pushtuesi”, shkroi Trump të enjten. “Është si një ekip i shkëlqyer në sport që ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë në sulm. Nuk ka asnjë shans për të fituar.”

Muajin e kaluar, SHBA-të ranë dakord t’i furnizonin Ukrainës sisteme të reja armësh, por vetëm nëse vendet evropiane do të paguanin për to. Ndërsa Trump ka thënë se SHBA-të “nuk po kërkojnë” të furnizojnë armë me rreze të gjatë veprimi që mund të arrijnë në Moskë, zyrtarët amerikanë i thanë gazetës Journal se administrata ka miratuar shitjen e 3,350 raketave ajrore me municione sulmi me rreze të zgjatur veprimi, ose Erams, të cilat kanë një rreze veprimi prej 400 km.

pentagoni ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj