Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Që nga fillimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka paralajmëruar për mundësinë e një katastrofe bërthamore, kryesisht në termocentralin bërthamor Zaporizhia në jug të Ukrainës, i cili ka qenë nën kontrollin e trupave ruse që nga marsi i vitit 2022.

KIEV- Ukraina nisi një seri sulmesh me dronë në territorin rus të dielën, ditën kur feston pavarësinë e saj, duke shkaktuar zjarre në një central bërthamor në Kursk dhe një terminal nafte në portin e Ust-Lugës.
Një nga këto dronë, i rrëzuar pak pas mesnatës nga mbrojtja ajrore e Rusisë, shpërtheu dhe dëmtoi transformatorin ndihmës të një termocentrali bërthamor në rajonin e Kurskut, njoftoi kompania operuese në llogarinë e saj në Telegram.
"Zjarri është shuar", shtoi më tej, duke sqaruar se nuk ka pasur viktima, megjithëse kapaciteti prodhues i njërit prej reaktorëve është ulur.
"Niveli i radioaktivitetit në zonën industriale të termocentralit bërthamor të Kurskut dhe në zonën përreth nuk ka ndryshuar", theksoi i njëjti burim, duke shpjeguar se ai mbetet në nivele normale.
Që nga fillimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka paralajmëruar për mundësinë e një katastrofe bërthamore, kryesisht në termocentralin bërthamor Zaporizhia në jug të Ukrainës, i cili ka qenë nën kontrollin e trupave ruse që nga marsi i vitit 2022.
Zjarr edhe në një terminal nafte
Në bregdetin e Baltikut, mbrojtja ajrore ruse kapi 10 dronë në portin e Ust-Lugës, pranë Shën Petersburgut. Një zjarr ka shpërthyer në një terminal nafte në pronësi të kompanisë ruse Novatek, tha guvernatori rajonal Alexander Drozdenko.
"Zjarrfikësit dhe Ministria e Emergjencave po punojnë për ta shuar atë", shtoi ai në Telegram.
Në javët e fundit, ndërsa bisedimet për t'i dhënë fund luftës intensifikohen nën presionin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Ukraina ka lëshuar dhjetëra dronë në territorin rus. Ajo ka synuar kryesisht cisterna nafte në një përpjekje për të ndërprerë eksportet e Moskës, të cilat financojnë kryesisht operacionet e saj ushtarake.
Çmimet e karburantit u rritën
Sulmet duket se janë përgjegjëse për rritjen e çmimeve të karburantit në Rusi, të cilat kanë arritur nivele rekord pavarësisht një ndalimi të vendosur nga qeveria për eksportet e benzinës. Ministria ruse e Energjisë ia atribuoi çmimet e larta "kërkesës sezonale dhe punës bujqësore", pa përmendur sulmet ukrainase.
Të premten, kryeministri hungarez Viktor Orban tha se i kishte kërkuar Trump ndihmë për të ndihmuar vendin e tij të kapërcejë vështirësitë në furnizimin me naftë ruse përmes tubacionit Druzhba, të cilin ai thotë se Kievi e ka bombarduar.
Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan gjithsej 95 dronë ukrainas gjatë natës në 13 rajone, tha Ministria e Mbrojtjes.
Pezullimi i fluturimeve në aeroportet e vendit
Agjencia ruse e mbrojtjes civile Rosaviatsia tha se fluturimet u pezulluan për orë të tëra në disa aeroporte në vend. Dronët ukrainas shënjestruan gjithashtu një uzinë industriale në qytetin jugor rus të Syzranit, tha guvernatori i rajonit Samaras, Vyacheslav Fedorishchev, duke shtuar se nuk kishte të lënduar.
Sulmet e reja nga Ukraina, një ish-republikë sovjetike, erdhën ndërsa vendi feston sot 34 vjet pavarësi.
"Populli ukrainas nuk do të dorëzohet kurrë dhe nuk do të heqë dorë kurrë nga pavarësia e tij", tha këtë mëngjes shefi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shirsky me rastin e përvjetorit.
Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha e quajti pavarësinë e vendit të tij "gurthemeli i sigurisë së Evropës".
putin, kim jong un RUSI- "Nuk shoh shenja se, Vladimir Putini dëshiron një paqe të drejtë", u shpreh ekspertja e&n...
foto ilustruese SHBA- Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, ka shkarkuar shefin e agjencisë së inteligjencës së Pentagonit, vet...
foto ilustruese SUDAN- Të paktën 158 persona kanë vdekur nga një shpërthim i kolerës në shtetin e Darfurit Jug...
foto ilustruese MEKSIKË- Rreth 2.8 ton kokainë janë sekuestruar nga forcat e armatosura dhe policia federale gjatë tre operacionev...
Foto nga ngjarja UKRAINË- Kievi, i cili kohët e fundit është përballur me sulme të rënda ruse, ndërsa Moska pë...
Foto Ilustruese RUMANI- Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për ...
KOSOVË- Një anti-protestë kundër protestave që po mbahen nga studentët në Serbi është mbajtur mbrëmjen ...
Foto Ilustruese SPANJË- Të paktën 12 migrantë nga vendet e Magrebit rezultojnë të zhdukur pasi u hodhën në det t&e...
Foto nga takimi GJERMANI- Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çësh...
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump BRUKSEL- Me teknologjitë dixhitale dhe veçanërisht inteligjencën artificiale, që luajn&eum...