Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
70 vjeçari Austin, është personi i dytë më i rëndësishëm në hierarkinë e udhtrisë amerikane pas Presidentit Joe Biden që është komandanti i përgjithshëm dhe posti i tij kërkon që të jetë gjithë kohës në dispozicion për t'iu përgjigjur çdo lloj krize të sigurisë kombëtare.
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar në spital që nga e hëna për një problem mjekësor që nuk është bërë publik tha Pentagoni të premten vonë, pa dhënë detaje se për çfarë po merrte trajtim apo pse e mbajti të fshehtë qëndrimin e tij në spital gjatë gjithë javës.
70 vjeçari Austin, është personi i dytë më i rëndësishëm në hierarkinë e udhtrisë amerikane pas Presidentit Joe Biden që është komandanti i përgjithshëm dhe posti i tij kërkon që të jetë gjithë kohës në dispozicion për t'iu përgjigjur çdo lloj krize të sigurisë kombëtare.
Pentagoni nuk tha nëse zoti Austin ishte në ndonjë moment i pavetëdijshëm përpara ose pasi u shtrua në spital në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed më 1 janar, apo se çfarë komptencash të tijat po i ushtronte zëvendësja e tij, Kathleen Hicks gjatë kësaj kohe. Pentagoni tha se Sekretari Austin pati "ndërlikime pas një procedure mjekësore të kohëve të fundit", por nuk pranoi të thoshte se për çfarë procedure dhe ndërlikimesh bëhej fjalë.
"Ai po e merr veten mirë dhe do të rifillojë plotësisht kryerjen e detyrave të postit sot," tha në një deklaratë të premten gjeneralmajori i Forcave Ajrore Patrick Ryder, zëdhënësi i lartë i Pentagonit.
Vetëm një ditë më herët, zëdhënësi Ryder mbajti një konferencë shtypi që të jepte idenë e normalitetit në Pentagon, duke paraqitur ngushëllimet e zotit Austin për aleatin e Japonisë pas tërmetit të Vitit të Ri, për shembull.
Por java e kaluar nuk ka qenë normale për Pentagonin, ndërsa trupat amerikane në Lindjen e Mesme përballen me pasojat rajonale nga lufta Izrael-Hamas dhe ndërmorën një sulm në Bagdad të enjten.
Shoqata e gazetarëve të Pentagonit, në një letër drejtuar zyrtarëve të Pentagonit, kritikoi mbajtjen të fshehtë të lajmit nga ana e Departamentit të Mbrojtjes, duke thënë se Sekretari Austin ishte një figurë publike që në një situatë të tillë është i privuar nga privatësia për një trajtim mjekësor.
“Në një kohë kur ka kërcënime në rritje për anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme dhe SHBA po luan role kyçe të sigurisë kombëtare në luftrat në Izrael dhe Ukrainë, është veçanërisht e rëndësishme që publiku amerikan të informohet për gjendjen shëndetësore. dhe aftësinë vendimmarrëse të udhëheqësit të lartë të mbrojtjes”, thuhej në letër.
Shoqata vë në dukje se edhe presidentët amerikanë njoftojnë kur u duhet të delegojnë kompetenca për shkak të procedurave mjekësore. Mënyra se si Departamenti i Mbrojtjes e trajtoi shtrimin në spital të Sekretarit Austin është në kontrast me mënyrën sesi e trajtoi Departamenti i Shtetit një operacion për prostatën për Sekretarin e atëhershëm të Shtetit, Colin Powell, më 15 dhjetor 2003.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në atë kohë lëshoi një deklaratë në mëngjes duke bërë publike se zoti Powell, një gjeneral me katër yje në pension, po i nënshtrohej një operacioni në Qendrën Mjekësore të Ushtrisë Walter Reed dhe do të qëndronte atje për disa ditë.
Ai gjithashtu njoftoi se zoti Powell do të punonte me një orar të reduktuar derisa të shërohej nga operacioni. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në atë kohë, Richard Boucher, më pas dha detaje mbi operacionin e zotit Powell në konferencën e tij të përditshme. Zoti Boucher, i kontaktuar nga agjencia Reuters të premten, tha se pyetja kryesore lidhur me njoftimin publik ishte nëse zoti Austin kishte qenë nën anestezi apo i pavetëdijshëm në ndonjë moment.
“A ka pasur ndonjë moment në proces ku ai nuk mund të funksiononte si sekretar i mbrojtjes? Nëse mund të lëvizësh dhe vazhdon të marrësh informacion dhe i ke ndihmësit aty pranë dhe mund të marrësh vendime menjëherë ... atëherë ndoshta nuk ka nevojë publike për t'u njoftuar”, tha ai.
Pentagoni ende nuk i është përgjigjur pyetjes nëse Sekretari Austin ishte në ndonjë moment i pavetëdijshëm.
Marrë nga VOA
Gaza Nga Sander Gerber & Robert Wexler “The Hill” Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez përmes krijimit të 2 shteteve t&eum...
Ukraine UKRAINË- Forcat Ajrore ukrainase thanë më 6 janar se kanë shkatërruar një qendër komanduese ruse në baz&eum...
Ushtria serbe SERBI- Trembëdhjetë vjet pasi kaloi në një ushtri profesionale dhe bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak a...
Hasan Dakaj KOSOVË- Pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakajt dhe Xhavit Dakajt ditën e djeshme nga autor...
harta Nga Jose Caballero “The Conversation” Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, shkaktuan luhatjen e ndjeshme të e...
Sulmet IRAN- Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të cilat e mori grupi militant, Shteti Islamik (IS...
Fëmijë në Gaza PALESTINË- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF për mes një sontazhi t&eu...
Pamje iluestruese JAPONI- Pesë ditë pas rënies së tërmetit i cili goditi Japoninë duket se shpresa për të gjet...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se përpjekjet e Donald Trumpit për të rimarrë drejtimin e Shtëpi...
Pamje nga avioni SHBA- Një avion i Alaska Airlines është detyruar ditën e djeshme të kryente një ulje emergjente pasi teksa p...