6 Janar 2024, 12:06
Nga I.A
Sulmet
IRAN- Sulmet me bombë në jug të Iranit, përgjegjësinë për të cilat e mori grupi militant, Shteti Islamik (IS), kanë vrarë 91 persona, raportoi media shtetërore më 6 janar. Kjo shifër paraqet rritje të numrit të viktimave nga shpërthimet vdekjeprurëse të 3 janarit.
Dy shpërthimet në Kerman të mërkurën goditën turmat e njerëzve që po merrnin pjesë në një ceremoni përkujtimore pranë varrit të Qassem Soleimanit, gjeneralit të Gardës Revolucionare që u vra nga një sulm me dron të kryer nga Shtetet e Bashkuara në Irak në janar të vitit 2020.
“Numri i viktimave nga incidenti terrorist ka arritur në 91, pasi dy persona, përfshirë një fëmijë, që ishin në kujdesin intensiv, nuk u mbijetuan plagëve”, citohet të ketë thënë një zyrtar lokal i shëndetësisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, IRNA.
Të enjten, IS-i mori përgjegjësinë për shpërthimet. Përmes një deklarate, grupi militant tha se dy anëtarë të tij “aktivizuan jelekët e tyre me eksplozivë” në mes “të një turme të madhe të femohuesve të mbledhur afër varrit të liderit të tyre”.
Të premten, Ministria e Inteligjencës në Iran tha se “një prej sulmuesve” ishte “me kombësi taxhike”, ndërkaq identiteti i sulmuesit të dytë ende nuk është përcaktuar.
Të paktën 11 të dyshuar janë arrestuar në Iran, tha kjo ministri. Në funeralin e të vrarëve nga shpërthimet të shtunën në Kerman mori pjesë edhe presidenti iranian, Ebrahim Raisi, dhe gjenerali Hossein Salami, që udhëheq Gardën Revolucionare Islamike.
Soleimani, para se të vritej, ishte udhëheqës i Forcave Kuds të Gardës. Në Iran, ai vlerësohet për rolin e tij në luftën kundër IS-it në Irak dhe Siri.
Marrë nga REL
hossein salami ebrahim raisi
Bota
6 Janar 2024, 11:49
N.F
Fëmijë në Gaza
PALESTINË- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF për mes një sontazhi t&eu...
Bota
6 Janar 2024, 10:55
N.F
Pamje iluestruese
JAPONI- Pesë ditë pas rënies së tërmetit i cili goditi Japoninë duket se shpresa për të gjet...
Bota
6 Janar 2024, 10:29
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi se përpjekjet e Donald Trumpit për të rimarrë drejtimin e Shtëpi...
Bota
6 Janar 2024, 09:41
N.F
Pamje nga avioni
SHBA- Një avion i Alaska Airlines është detyruar ditën e djeshme të kryente një ulje emergjente pasi teksa p...
Bota
6 Janar 2024, 09:23
N.F
Foto ilustruese
PALESTINË- Pas bombardimeve të avionëve luftarakë izraelitë mësohet se kanë humbur jetën 21 pa...
Bota
6 Janar 2024, 09:27
I.A
Raketa
RUSI- Kohët e fundit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me disa raketa balistike të prodhuara nga Koreja e Veriut, sipas një deklarate...
Bota
6 Janar 2024, 09:13
I.A
JEMEN- Disa kompani anijesh transporti aktualisht po e shmangin lundrimin përmes ngushticës pranë Jemenit, sepse rebelët huti të Jeme...
Bota
6 Janar 2024, 09:09
N. F
Pamje nga aksidenti
KROACI- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sot&eum...
Bota
6 Janar 2024, 09:00
I.A
Makina
GJERMANI- Fabrika e veglave teknike Paul Horn GmbH në Tübingen prodhon vegla precize teknike dhe speciale që nga viti 1969, shpesh t&...
Bota
6 Janar 2024, 08:48
I.A
KINË- "A i përmbaheni Kushtetutës së Republikës së Kinës?” donte të dinte një gazetar gjatë debatit t&...