LIVE UPDATES
Bota

Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez kalon nga përballja me Iranin

Ndërsa lufta Izrael-Hamas po hyn në muajin e katërt, është akoma më e qartë se brutaliteti i sulmeve të 7 tetorit ishte në vetvete një strategji. Irani e trajnoi dhe financoi Hamasin me misionin për të ri-përqendruar vëmendjen globale në konfliktin izraelito-palestinez.

6 Janar 2024, 14:29 Nga Sander Gerber & Robert Wexler
Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez kalon nga përballja me Iranin
Gaza

Nga Sander Gerber & Robert Wexler “The Hill”

Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez përmes krijimit të 2 shteteve të veçanta, ka qenë prej kohësh receta me e komanduar për arritjen e një paqeje afatgjatë në Lindjen e Mesme. Por kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, derisa diplomatët dhe politikanët të adresojnë arsyen e vërtetë, pse rajoni mbetet i zhytur në kaos: rolin destabilizues që luajnë Irani dhe milicitë e mbështetura prej tij.  

Ndërsa lufta Izrael-Hamas po hyn në muajin e katërt, është akoma më e qartë se brutaliteti i sulmeve të 7 tetorit ishte në vetvete një strategji. Irani e trajnoi dhe financoi Hamasin me misionin për të ri-përqendruar vëmendjen globale në konfliktin izraelito-palestinez.

Sulmi barbar, të cilin luftëtarët e Hamasit e dokumentuan me kamerat GoPro, ishte projektuar jo vetëm të terrorizonte izraelitët, por të provokonte një pushtim izraelit shkatërrues kundër Hamasit në Gaza, duke i marrë jetën shumë civilëve. Më pas, imazhet e viktimave palestineze mund të ri-zgjojnë “Rrugën Arabe” dhe të largojnë sundimtarët e shteteve sunite në Levant dhe Gjirin nga struktura e sigurisë në zhvillim, që udhëhiqet nga SHBA dhe që përfshin edhe Izraelin. 

Nuk është aspak rastësi që rebelët Huthi të mbështetur nga Irani dhe Jemeni, u përpoqën të sulmonin anijet në Detin e Kuq, përpara se sulmi të ndalej nga ushtria amerikane. Ka ardhur koha që bota të përballet me ata që qëndrojnë pas kësaj krize. Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara, duhet të ndërmarrë 4 hapa të menjëhershëm për të kundërshtuar unitetin në rritje të aleatëve të Iranit, përpara se të jetë tepër vonë për të gjetur ndonjë zgjidhje. 

Së pari, duhet ndërtuar një koalicion me partnerët perëndimorë dhe arabë për të mbështetur përdorimin e presionit ekonomik dhe ushtarak kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij me një nivel zero tolerance për sulmet e tyre. Së dyti, politika e jashtme amerikane duhet të shprehë kundërshtimin e qartë ndaj ekstremizmit islamik në të gjitha format e tij, dhe të nxjerrë më në pah udhëheqjen e kryetarit të partisë islamike Ra’am MK Mansour Abbas, i cili u bën thirrje fraksioneve të armatosura palestineze të çmilitarizohen dhe të krijojnë një shtet palestinez përmes mjeteve jo të dhunshme.

Së treti, të ndërtohet një koalicion ndërkombëtar për rindërtimin e Gazës dhe për të investuar në Bregun Perëndimor. Në të duhet të përfshihet Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahreini dhe Jordania. Ky grup do të ofronte ndihmë dhe siguri për civilët, do të ndërtonte infrastrukturën, do të zhvillonte ekonominë dhe krijonte një front global kundër akteve subversive ë Iranit, duke vërtetuar kështu ekzistencën e një vizioni më të ndritshëm për palestinezët.

Së katërti, duhet të niset një fushatë diplomatike për të zgjeruar Marrëveshjen e Integrimit Gjithëpërfshirës të Sigurisë dhe Prosperitetit me Bahreinin, për të inkurajuar anëtarët e tjerë të koalicionit që të marrin pjesë në rindërtimin e Gazës.

Kjo marrëveshje forcon parandalimin duke e zyrtarizuar integrimin e Komandës Qendrore të SHBA-së me sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të rajonit, duke lehtësuar ndarjen e të dhënave të klasifikuara dhe rritur ndërgjegjësimin për sigurinë detare dhe duke përshpejtuar tregtinë me SHBA-në. Këto veprime të lidershipit amerikan do të mbronin arkitekturën e sigurisë në Lindjen e Mesme, ndërsa vendosja e personelit dhe burimeve të koalicionit në Gaza dhe Bregun Perëndimor, do t’i tregonte botës arabe se palestinezëve po u ofrohet një rrugë drejt një të ardhmeje të pavarur dhe dinjitoze.

Shumë zyrtarë, duke përfshirë ata në administratën Biden, kanë përmendur një Autoritet Palestinez të ripërtërirë (AP) si opsionin më të mirë për të udhëhequr palestinezët në të ardhmen. Por kryeministri izraelit Netanyahu e ka hedhur poshtë këtë opsion, të paktën tani për tani. Por edhe vetë qeveria jonë e kupton arsyen pse rikthimi i Autoritetit Palestinez në krye të zonave të banuara nga palestinezët është një lëvizje e rrezikshme. Sepse gjatë miratimit të Aktit të Forcës, Kongresi i SHBA-së zbuloi se Autoriteti Palestinez po shpërblente aktet e terrorit përmes Fondit të Martirëve të Autoritetit Palestinez,  madje edhe kompensonte vrasësit e Hamasit në përputhje me ligjin. 

Nga ana tjetër, kjo s’do të thotë se zgjidhja me dy shtete është e pamundur, por kërkon një vlerësim realist të qëndrueshmërisë së saj aktuale, duke pasur parasysh kundërshtimin iranian ndaj një lidershipi të moderuar palestinez që në fakt mund të arrijë paqen. Hapi i parë drejt një Autoriteti Palestinez të rinovuar, duhet të jetë eliminimi i praktikës “Paguaj për masakrat” i zëvendësuar nga një sistem palestinez i mirëqenies sociale bazuar në faktorë ekonomikë, dhe jo shpërblime për aktet terroriste kundër Izraelit.

Mbajtja e opinionit publik arab kundër Izraelit dhe SHBA-së, është një aset strategjik që Irani nuk mund ta shpërdorojë. Irani është i interesuar për vazhdimin e konfliktit në Gaza, pa marrë parasysh koston. Shpresa e vetme për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, gjendet tek ndërtim i një koalicioni për të neutralizuar Iranin dhe pengesat e tij ndaj një zgjidhjeje me dy shtete. Sidomos tani që Irani po përparon drejt aftësisë për të prodhuar vetë armë bërthamore, rritet me kalimin e çdo ore emergjenca që SHBA-ja të veprojë menjëherë.

Shënim:Sander Gerber dhe Robert Wexler, janë anëtarë të bordit këshillues të Aktit të Partneritetit për Paqe për Lindjen e Mesme (MEPPA) në Departamentin e Shtetit të SHBA. Robert Wexler është president i qendrës S.Daniel Abraham për Paqen në Lindjen e Mesme.

sander gerber robert wexler

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë