LIVE UPDATES
Bota

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, pa arsye dhe çmim të qartë

Gjithashtu, u bë e ditur se propozimi vjen me qëllim të “ngritjes së aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Serbe, përmes rinovimit dhe përmirësimit të mbushjes dhe stërvitjes së forcave aktive dhe rezervë”.

6 Janar 2024, 12:43 Nga I.A
Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, pa
Ushtria serbe

SERBI- Trembëdhjetë vjet pasi kaloi në një ushtri profesionale dhe bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak ad acta, në Serbi nisi një nismë për ta rikthyer atë. Iniciativa është nisur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe propozimi i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 4 janar.

Në shpjegimin e saj, Ushtria serbe deklaroi se propozimi vjen "pas një shqyrtimi të hollësishëm të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral".

Detajet e këtyre sfidave nuk janë specifikuar. Gjithashtu, u bë e ditur se propozimi vjen me qëllim të “ngritjes së aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Serbe, përmes rinovimit dhe përmirësimit të mbushjes dhe stërvitjes së forcave aktive dhe rezervë”.

Një ditë më pas, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, në një deklaratë për TV Pink shpjegoi se kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak “nuk është thirrje për ndonjë konflikt apo përgatitje për luftëra, por për mbrojtjen e shtetit”. Për Sindikatën Ushtarake të Serbisë, kjo është një “lëvizje politike”, për të cilën nuk ka asnjë shpjegim të vlefshëm, sepse opinionit nuk i është dhënë përgjigje në pyetjen kyçe: si dhe ku do të zbatohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

“Ata thanë se duhet të jetë deri në katër muaj, por ne nuk e dimë nëse këta njerëz do të shërbejnë në njësitë e ushtrisë apo do të shkojnë në qendra stërvitore, siç është tani me të rinjtë dhe të rejat që shërbejnë vullnetarisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) Novica Antiq, kryetar i Sindikatës Ushtarake të Serbisë.

Shtrohet pyetja se sa do t'u kushtonte qytetarëve të Serbisë shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe nëse ka kapacitete të mjaftueshme për të. Novica Antiç tregon se ka problem me plotësimin e njësive në ushtri. Sipas tij, vlerësimet janë se ushtrisë i mungojnë 10 mijë rekrutë në vit.

“Ne si sindikatë e kemi theksuar vazhdimisht këtë, para së gjithash për shkak të gjendjes së keqe materiale dhe sociale të punëtorëve, të ardhurave dhe kushteve të këqija të punës dhe fakti është se ky problem ekziston”, thotë Antiq.

Megjithatë, zgjidhjen për këtë ai nuk e sheh në rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Nëse do të përmirësohej pozita e ushtrisë, do të bëhej më popullor rekrutimi, në mënyrë që njësitet tona të plotësoheshin, në atë rast nuk do të kishim nevojë të rivendosim shërbimin ushtarak në këtë mënyrë”, shprehet Antiq.

Ai thekson se është e çuditshme që nisma vjen në një kohë kur Qeveria është në mandat teknik dhe Parlamenti është shpërbërë, dhe se para futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të duhej të ndryshoheshin një sërë ligjesh.

“Mendoj se është vetëm një çështje e politikës dhe mbledhjes së pikëve të lira politike, apo ndoshta edhe largimit të vëmendjes nga ndonjë temë e rëndësishme që po e rëndon vendin tonë për momentin”, thekson Anti#. Nuk ka të dhëna zyrtare se sa ushtarë aktivë ka Ushtria e Serbisë.

Sipas vlerësimeve jozyrtare, ky numër varion nga 22 deri në 25 mijë. Gjorgje Zllatkoviç, student i mjekësisë në Kragujevc, thotë për Radion Evropa e Lirë se është kundër vendosjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Kush dëshiron të shkojë vullnetarisht, le të shkojë”, thotë Zllatkoviq. Megjithatë, ai beson se vendosja e detyrimit për të shërbyer në ushtri nuk do të ndodhë.

“Mendoj se kjo thjesht po e largon vëmendjen e publikut nga temat më të rëndësishme”, thotë Zllatkoviq.

Kundër kësaj ideje është edhe bashkëqytetari i tij, student në Fakultetin Ekonomik në Kragujevc, Stefan Ardalliq.

“Jam tronditur sepse mendoj se është krejtësisht e panevojshme për momentin. Pse po investohen mjetet në ushtri, e jo në arsim, shkolla, shëndetësi?”, thotë Ardalliq për Radion Evropa e Lirë.

Zvonko Crniq, 21 vjeç, i cili është i punësuar, gjithashtu nuk beson se vërtet do të futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

“Nuk mendoj se është as fitimprurëse, sepse ne mund të shohim që kazermat në Serbi janë në gjendje shumë të keqe dhe pagat e ushtarëve janë të dëshpëruese, kështu që ushtria nuk është tërheqëse për të rinjtë sot”, shprehet ai.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria në Serbi ngre çështjen e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për këtë çështje në vitin 2022 dhe më herët më 2018. Presidenca serbe nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse presidenti Aleksandar Vuçiç do ta miratojë iniciativën e Shtabit të Përgjithshëm. Nëse ai do ta miratonte atë, vendimi do të duhej të konfirmohej nga deputetët në Parlament, siç ishte rasti kur u hoq shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, dhe që atëherë vetëm ata që duan të shkojnë në ushtri, shkojnë. Nuk dihet për momentin se sa do të kushtonte rikthimi i tij. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje të dërguar nga REL-i dhe nëse kjo kosto ishte paraparë në buxhetin për vitin 2024.

Në vitet e mëparshme, përfaqësues të Qeverisë serbe dolën me vlerësime të ndryshme të kostos nëse do të rikthehej shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Në vitin 2018, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli me një vlerësim se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të kushtonte nga 90 deri në 130 milionë euro në vit, varësisht nëse trajnimet do të zgjasnin tre apo gjashtë muaj.

Kjo shifër paraqet një të dhjetën e vlerës së buxhetit të përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë serbe për vitin 2024, që arrin vlerën prej 1.3 miliard euro.

Sipas analizave të Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2016, që u paraqitën në Parlament nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të kushtonte rreth 600 milionë euro, që do të përfaqësonte 40 për qind të buxhetit të përgjithshëm të planifikuar të mbrojtjes për vitin 2024.

Në rast se Qeveria aktuale serbe vendos të kthejë shërbimin ushtarak në kuadrin e rregullt, Serbia do të jetë ndër vendet e pakta në Evropë, si Suedia, Lituania apo Gjeorgjia, të cilat e hoqën këtë detyrim dhe më pas e rikthyen atë.

Vendet evropiane që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia dhe Qiproja.

Ish-diplomati Nikolla Lluniq, nga Këshilli joqeveritar i Beogradit për Politika Strategjike, nuk është i befasuar nga iniciativa e Shtabit të Përgjithshëm, sepse, siç thotë ai, kjo "përsëritet në mënyrë periodike".

“Por, si rregull, pa shpjegim të detajuar, analizë dhe pasoja”, vlerëson Lluniq për REL-in.

Ai shton se iniciativa “vetëm tregon se Forcat e Armatosura të Serbisë po përballen me probleme të akumuluara të plotësimit të njësive, që më tej nënkupton se menaxhmenti aktual nuk është në gjendje t’i zgjidhë ato”.

"Shërbimi i përgjithshëm ushtarak është një gjë e së kaluarës dhe vetëm një ushtar profesionist mund t'i përgjigjet në mënyrë efektive kërcënimeve moderne të sigurisë. Konfliktet aktuale kanë treguar se sistemet moderne luftarake kanë vendosur rreziqe teknologjikisht të sofistikuara, të cilave rekrutët nuk janë në gjendje t'u përgjigjen”, shpjegon Lluniq.

I pyetur nëse kjo mënyrë dërgon një mesazh politik dhe kujt, si dhe nëse do të nxiste tensione në rajon, Lluniq thotë se rritja e aftësive ushtarake të Serbisë përmes një kontigjenti më të madh rekrutimi "pa dyshim do të shkaktojë vëmendje në rajon dhe në Evropë , dhe ndoshta një reagim në një përgjigje të ngjashme”.

"Tensionet në një rajon me një histori të papërfunduar janë gjithmonë problematike dhe kjo lëvizje do të minonte më tej potencialin për besim”, thekson ai.

Serbia e deklaron veten si ushtarakisht neutrale dhe neutraliteti ushtarak është përfshirë në Strategjinë e Mbrojtjes dhe në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, të cilat janë miratuar nga Parlamenti në vitin 2019.

Në deklaratat e tyre, zyrtarët serbë theksojnë se Serbia nuk ka dhe nuk do të ketë synim të anëtarësohet në NATO, me të cilën bashkëpunon që nga viti 2006 përmes Programit për Partneritetin për Paqe.

Serbia është një vend i rrallë në Ballkanin Perëndimor që nuk dëshiron t'i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni se si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të harmonizojë politikën e jashtme dhe të sigurisë me atë evropiane, Beogradi zyrtar ka zhvilluar bashkëpunim ushtarako-teknik me Moskën. Zyrtarët në Serbi nuk e ndalën këtë bashkëpunim edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Marrë nga REL

millosh vuçeviç gjorgje zllatkoviç aleksandar vuçiç novica antiç

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri