LIVE UPDATES
Bota

Pentagoni: Rusia dhe Kina po zgjerojnë arsenalin bërthamor

Duke folur në selinë e Komandës Strategjike të SHBA-ve, përgjegjëse për arsenalin e armëve bërthamore, zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara janë në prag të një faze të re, ku dy fuqitë e mëdha bërthamore janë konkurrente strategjike.

10 Dhjetor 2022, 21:10 Nga I.A
Pentagoni: Rusia dhe Kina po zgjerojnë arsenalin bërthamor
Lloyd Austin

SHBA- Rusia dhe Kina po modernizojnë dhe zgjerojnë arsenalet e tyre të armëve bërthamore, paralajmëroi të premten Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, ndërsa janë shtuar tensionet me Moskën lidhur me agresionin e saj në Ukrainë dhe me Pekinin në lidhje me qëndrimin ndaj Tajvanit. Duke folur në selinë e Komandës Strategjike të SHBA-ve, përgjegjëse për arsenalin e armëve bërthamore, zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara janë në prag të një faze të re, ku dy fuqitë e mëdha bërthamore janë konkurrente strategjike.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes e kritikoi presidentin rus Vladimir Putin për atë që ai e quajti si, “llomotitje tërësisht të papërgjegjshme për përdorim të armëve bërthamore” që nga ndërhyrja në Ukrainë në muajin shkurt.

“Fuqitë bërthamore kanë një përgjegjësi të thellë për të shmangur sjelljet provokuese dhe për të ulur rrezikun e përhapjes, si dhe për të parandaluar përshkallëzimin dhe luftën bërthamore”, tha ai.

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, tha të enjten se “kërcënimi i luftës bërthamore po shtohet”. Ai gjithashtu sugjeroi se nëse Rusia përjashton përdorimin e armëve bërthamore e para, ajo do ta lërë veten të pambrojtur ndaj një sulmi bërthamor.

“Përsa i përket faktit se në asnjë rrethanë Rusia nuk do të godasë e para, nëse nuk godet e para në asnjë rrethanë, atëherë nuk do të qëllojë as e dyta, sepse mundësitë për ta bërë këtë në rast të një sulmi bërthamor në territorin tonë janë shumë të kufizuara”, tha ai.

Duke reaguar ndaj citimeve të Presidentit Putin, një përfaqësues i Komandës Strategjike tha se: “Rreziqet janë shumë të larta për të mos i marrë seriozisht”.

“Ata nuk do ta përjashtojnë mundësinë që të godasin të parët”, tha zyrtari i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti. Rusia ka rezervat më të madha në botë të mbushjeve bërthamore, e pasuar nga SHBA-ja, e cila vlerësohet se ka rreth 3,800 mbushje bërthamore në gjendje aktive.

Bisedimet e traktatit të ri START midis SHBA-së dhe Rusisë që synojnë pakësimin e arsenaleve bërthamore kanë ngecur që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt. Muajin e kaluar, një raport i Pentagonit paralajmëronte se Kina aktualisht ka më shumë se 400 mbushje bërthamore, që do të thotë se Pekini pothuajse ka dyfishuar arsenalin bërthamor në vetëm dy vjet. Sipas këtij ritmi, Kina mund të shtojë rezervat e mbushjeve bërthamore në rreth 1500 deri në vitin 2035, thuhet në raportin “Fuqia Ushtarake e Kinës” që Pentagoni përgatit çdo vit për Kongresin.

Marrë nga VOA

lloyd austin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet