“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
QUINT-i del me deklaratë pas shtyrjes së zgjedhjeve në Veri: Vendim konstruktiv nga ana e Kosovës
Këtë vendim ata e konsiderojnë si konstruktiv që ndihmon avancimin e përpjekjeve për siguri në Veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian
10 Dhjetor 2022, 17:49Nga I.A
Shtetet e QUINT
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Shtetet e QUINT-it përmes një deklarate të përbashkët kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve komunale në veri të Republikës së Kosovës. Këtë vendim ata e konsiderojnë si konstruktiv që ndihmon avancimin e përpjekjeve për siguri në Veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. GazetaExpress shkruan se në reagim thuhet se dialogu është e vetmja rrugë drejt marrëveshjes.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/ Përfaqësuesi Specail i BE-së mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë. Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar ambasadori gjerman, Jorn Rohde.