LIVE UPDATES
Bota

Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, Pentagoni: Nuk ka tregues që stërvitja ushtarake ishte kamuflim për prodhimin e tyre

Stërvitjet shihen si një sfidë e mundshme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Presidenti rus Putin ka shkaktuar paqartësi lidhur me qëllimet e tij, pasi kërcënoi me përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, në kuadër të sulmit të tij kundër Ukrainës.

27 Tetor 2022, 21:00 Nga d.a.
Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, Pentagoni: Nuk ka
Lloyd Austin

SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të sinjal që tregon se stërvitjet vjetore të forcave bërthamore të Rusisë mund të jenë një “aktivitet i kamufluar” me synimin vendosjen në gjendje gatishmërie të këtyre armëve, tha të enjten Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Presidenti rus Vladimir Putin vëzhgoi të mërkurën një pjesë të stërvitjeve të ashtuquajtura “Grom”, të forcës strategjike bërthamore të Rusisë, gjatë të cilave Moska tha se u kryen prova me raketa balistike ndërkontinentale “Yars”, nëndetëseve dhe aeroplanëve strategjikë bombardues “Tupolev”.

Stërvitjet shihen si një sfidë e mundshme për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Presidenti rus Putin ka shkaktuar paqartësi lidhur me qëllimet e tij, pasi kërcënoi me përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, në kuadër të sulmit të tij kundër Ukrainës.

Megjithatë, zyrtarët perëndimorë shprehin besimin në aftësitë e vendeve të tyre për të zbuluar nëse Rusia mund të ndërmarrë veprime konkrete për përdorimin e një arme të tillë.

Sekretari Austin nuk u shpreh i shqetësuar, në komentet e shkurtra për gazetarët lidhur me këtë çështje.

“Nuk kemi parë asgjë që do të na bënte të besojmë, deri tani, se ky është një lloj aktiviteti i kamufluar”, tha ai.

Ndërsa forcat ukrainase po përparojnë në provincën e Khersonit të pushtuar nga Rusia, gjë që do të shënonte një disfatë të madhe për Moskën, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu telefonoi zotin Austin të dielën dhe akuzoi Kievin se po planifikon kryerjen e një sulmi me bombë me përmbajtje radioaktive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha se këto akuza janë një tregues se Moska është ajo që po planifikon një sulm të tillë. Ndërkohë vijon të qarkullojnë pikëpyetje nëse Moska mund të përdorë një armë taktike bërthamore.

Zoti Austin tha se nuk beson se Vladimir Putini ka vendosur të përdorë një arme të tillë dhe nuk pranoi të japë hollësi për përgjigjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj nëse Moska ndërmerr një sulm të tillë.

“Ne kemi qenë shumë të qartë që në fillim, se do të shihni një përgjigje domethënëse nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Komentet e zotit Austin bëhen në të njëjtën ditë me publikimin e disa dokumenteve nga Pentagoni mbi strategjin e re bërthamore, ku ndër të tjera thuhet se SHBA do të ndalë prodhimin e raketave bërthamore me vetëdrejtim që lëshohen nga deti.

I pyetur se çfarë mesazhi çon ky vendim në Moskë dhe Pekin, zoti Austin u tha gazetarëve se vendi ka kapacitete të mjaftueshme në inventarin bërthamor.

“Nuk mendoj se kjo i dërgon ndonjë mesazh Putinit”, tha zoti Austin ndërsa shtoi se “ai e di se cilat janë kapacitetet tona”./VOA/

lloyd austin vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit