27 Tetor 2022, 20:05
Nga d.a.
Thaci
HAGË- Kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari me origjinë nga Shkupi, Sabri Demiri, ka thënë se Turqia është ndër shtetet e para që ka garantuar për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.
Ai theksoi se në rast se gjykata vendos që Thaçi të gjykohet në liri, në këtë rast ish-kreu i UÇK-së do të qëndrojë si i ftuar në Turqi.
“Qëndrimi i Turqisë ka qenë çdo herë kundër akuzimit të liderëve të zgjedhur nga populli me zgjedhje demokratike. Mirëpo edhe pse tash nuk mund të përzihemi gjatë procesit gjyqësor, ne si Turqi kemi dërguar edhe garanci në Hagë që në qoftë se caktohet një vendim që gjyqi të vazhdojë në liri, Thaçin mund ta kemi mysafir në Turqi”, tha ai në Klan Kosova.
Demiri tha se prej gjykatës nuk kanë marrë një përgjigje konkrete dhe shpjegoi se kërkesa është bërë 2-3 muaj pasi filloi procesi gjyqësor ndaj Thaçit.
“Ishin disa shtete që kishin shprehur këtë dëshirë dhe ne ishim të parët. Kemi filluar me ministrinë e Drejtësisë së Turqisë dhe Ministrinë e Jashtme. Jemi të parët si shtet që kemi shprehur këtë dëshirë”.-shtoi ai.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Pikërisht këtë raport 11 vite me pas synon që ta rrezojë si të pabazuar kryeministri shqiptar Rama që do të flasë para Këshillit të Evropës në Strasbourg më 12 Tetor pasdite.
rexhep taip erdogan hashim thaci kosova ne hage sabri demiri
Bota
27 Tetor 2022, 19:58
k.m.
Rishi Sunak
Rishi Sunak, me origjinë indiane, është kryeministri i parë jo i bardhë i Britanisë. Siç njofton nga Londr...
Bota
27 Tetor 2022, 19:41
d.a.
Anije mallrash
IZRAEL- Izraeli dhe Libani kanë nënshkruar një marrëveshje historike që përcakton kufijtë e tyre në ...
Bota
27 Tetor 2022, 19:23
d.a.
Sunak
BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak nuk do të marrë pjesë në konferencën e klimës COP27 në Egjipt muajin e ...
Bota
27 Tetor 2022, 19:14
I.A
Monumentet
POLONI- Polonia çmontoi të enjten katër monumente të epokës komuniste për ushtarët e Ushtrisë së ...
Bota
27 Tetor 2022, 18:58
d.a.
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur pasi atij nuk i është lejuar që të vazhdoj&...
Bota
27 Tetor 2022, 18:50
d.a.
Christine Lagarde
BRUKSEL- Banka Qendrore Evropiane (BQE) po lufton inflacionin rekord në eurozonë duke rritur sërish ndjeshëm normat r...
Bota
27 Tetor 2022, 18:39
d.a.
Kosove
KOSOVË- Institucionet e Kosovës po fajësojnë “grupet ilegale ekstremiste” për incidentet në veri, që ...
Bota
27 Tetor 2022, 18:28
d.a.
Bislimi
SERBI- Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, ka folur sot për ftesën e bërë ndaj ...
Bota
27 Tetor 2022, 18:13
d.a.
Hill
SERBI- Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar nga vendimi i kryeministrit...
Bota
27 Tetor 2022, 18:06
a.l
Princi Harry
BRITANI- Ministrat dhe zyrtarët e lartë të Dhomës së Përfaqësuesve morën masa për të paranda...