LIVE UPDATES
Bota

Perëndimi dënon sulmet në portin e Odesës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi tregoi se Moskës nuk mund t'i zihet besë për zbatimin e marrëveshjeve.

23 Korrik 2022, 22:02 Nga k.m.
Perëndimi dënon sulmet në portin e Odesës
Foto ilustruese

Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia goditi të shtunën me raketa portin jugor të Ukrainës, atë që ndodhet në qytetin e Odesës. Ky zhvillim duket se rrezikon një marrëveshje të nënshkruar vetëm një ditë më parë për të zhbllokuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi dhe për të lehtësuar mungesën globale ushqimore të shkaktuar nga lufta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi tregoi se Moskës nuk mund t'i zihet besë për zbatimin e marrëveshjeve.

Megjithatë, transmetuesi publik "Suspilne", duke cituar ushtrinë ukrainase, njoftoi se raketat nuk kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe se sipas autoriteteve qeveritare, po vazhdonin përgatitjet për rifillimin e eksportit të drithit nga portet e vendit që kanë dalje në Detin e Zi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko tha se nëse marrëveshja nuk përmbushet, Rusia do të mbajë përgjegjësi të plotë për krizën globale të ushqimit.

Në një reagim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dënohej sulmi në portin e Odesës. Zëdhënësi i tij vuri në dukje se të gjitha palët e përfshira në luftime, Moska e Kievi, ishin zotuar për një marrëveshje të premten për eksportin e drithërave nga portet e Ukrainës.

"Këto produkte nevojiten me dëshpërim për të trajtuar krizën globale të ushqimit dhe për të lehtësuar vuajtjet e miliona njerëzve në nevojë në mbarë globin", thuhej në një deklaratë të zëdhënësit të OKB-së Farhan Haq. "Zbatimi i plotë (i marrëveshjes) nga Federata Ruse, Ukraina dhe Turqia është thelbësore".

Në një deklaratë të ministrisë ruse të Mbrojtjes të publikuar të shtunën, flitej për përparimin e trupave ruse në Ukrainë, por nuk përmendej sulmi në Odesa. Ministria nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë Reuters për koment mbi këtë çështje.

Megjithatë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova ripostoi deklaratën e OKB-së mbi ngjarjen dhe u shpreh se: "Është e tmerrshme që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutteres nuk dënon edhe vrasjen e fëmijëve në Dombas nga regjimi i Kievit".

Ambasadorja e SHBA-ve me Kiev Bridget Brink e cilësoi sulmin një mizori.

"Rusia godet qytetin port të Odesës më pak se 24 orë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për të lejuar dërgesat e eksporteve bujqësore. Kremlini vazhdon ta shndërrojë në armë lufte çështjen e ushqimit. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi".

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se:

"Goditja e një objektivi vendimtar për eksportin e grurit një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll është e dënueshme dhe tregon sërish shpërfilljen totale që Rusia i bën ligjit dhe angazhimeve ndërkombëtare".

Ministri turk i Mbrotjes Hulusi Akar tha sipas zyrtarëve ukrainas dëmtimet nuk ishin të mëdha gjë që ai e konsideroi të rëndësishme për vazhdimin e aktiviteteve në port.

Rusët na thanë se nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me këtë sulm dhe se po e shqyrtonin çështjen nga afër dhe në detaje. Fakti që një incident i tillë ndodhi menjëherë pas marrëveshjes që bëmë dje mbi drithin, na shqetësoi realisht", tha ai.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar liz Truss e cilësoi sulmin një akt absolutisht të tmerrshëm që vjen vetëm një ditë pas arritjes së një marrëveshjeje mbi drithin.

"Kjo tregon se nuk mund t'i besohet asnjë fjale që thotë ai (Presidenti Putin). Ne duhet të punojmë urgjentisht me partnerët tanë ndërkombëtarë për të gjetur një mënyrë më të mirë për ta nxjerrë grurin nga Ukraina duke anashkaluar Rusinë dhe premtimet e saj të pambajtura".

Ndërkohë Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot në mëngjes se në 48 orët e fundit janë zhvilluar luftime të ashpra në Ukrainë. Forcat ukrainase kanë vazhduar ofensivën e tyre kundër forcave ruse në rajonin Khersonit, në perëndim të lumit Dnipro.

Në deklaratën e postuar në Twitter, ministria tha se "Rusia ka të ngjarë të përpiqet të ngadalësojë ofensivën ukrainas duke përdorur sumlme me artileri". Në deklaratë thuhej gjithashtu se linjat e furnizimit të forcave ruse në perëndim të lumit Dnipro, janë gjithnjë e më shumë të rrezikuara.

SHBA-të i kanë premtuar Ukrainës një paketë të re ndihme prej 270 milionë dollarësh, ku përfshihen edhe katër sisteme raketash me lëvizshmëri të lartë të njohura si sistemet HIMARS.

Ushtria e Ukrainës ka dislokuar tashmë të paktën tetë HIMARS në vijën e frontit, ndërsa katër të tjerë janë në pozicione të tjera.

Premtimi i fundit i SHBA-ve e çon në 16 numrin e përgjithshëm të sistemeve HIMARS që ka Kievi. Krahas kësaj, Ukraina ka dislokuar edhe gjashtë sisteme raketash me rreze të mesme e të gjatë veprimi të furnizuara nga Gjermania dhe Britania.

Të premten Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshje që i hap rrugë Kievit të eksportojë miliona tonë drithë në mbarë botën.

Ukraina, një nga furnizuesit kryesorë të këtij produkti nuk ka qenë në gjendje të eksportojë grurë për shkak të sulmit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se pritet të eksportohen rreth 20 milionë tonë drithë ndërsa bëri të ditur se vendi i tij ka aktualisht një sasi drithi në vlerën e rreth 10 miliardë dollarëve./VOA

odessa lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë