LIVE UPDATES
Bota

Scholz: Gjermania s’mund t’i varë më shpresat tek Rusia! Ne do t’i mbrojmë qytetarët nga kriza

Paketa e ndihmës parashikon ndërhyrjen e federatës. Eshtë planifikuar që kjo të kompensohet nga klientët e gazit, pra me rritjen e çmimeve.

23 Korrik 2022, 20:56 Nga k.m.
Scholz: Gjermania s’mund t’i varë më shpresat tek Rusia!
Olaf Scholz

Federata do të mbështesë furnizuesin me gaz Uniper, ashtu sikurse ndërhyri gjatë pandemisë Corona në mbështetje të Lufthansës dhe gjatë krizës financiare për të ndihmuar Commerzbank. Por edhe qytetarët do të ndihmohen. ‘Uniper’ ka rëndësi të madhe për furnizimin me energji të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve, tha kancelari Olaf Scholz të premten (22.07) në Berlin dhe konfirmoi, që qeveria dhe koncerni energjetik i rrezikuar Uniper kanë rënë dakord për një paketë ndihme miliardëshe.

Paketa e ndihmës parashikon ndërhyrjen e federatës. Eshtë planifikuar që kjo të kompensohet nga klientët e gazit, pra me rritjen e çmimeve.

Qeveria do të marrë një të tretën e aksioneve të kocernit në krizë. Këtë e bënë të ditur sipërmarrja nga Dyseldorfi dhe koncerni finlandez amë Fortum si dhe kancelari Olaf Scholz pas rreth dy javë bisedimesh. Në bazë të marrëveshjes, federata do të mbulojë 30 përqind në kuadër të rritjes së kapitalit, që është i hapur vetëm për qeverinë gjermane. Për të marrë pjesë në konferencën e shtypit kancelari ndërpreu pushimet e verës.

Uniper pati aplikuar për ndihma nga shteti. Ndërmarrjes i duhet të blejë gaz me çmim të lartë në treg për shkak të pakësimit të furnizimeve ruse përmes tubacionit në Detin Baltik Nord Stream 1, në mënyrë që të jetë në gjendje t’u përmbahet kontratave. Kjo i ka krijuar probleme likiditeti koncernit.

Sipas kancelarit dhe sipërmarrjes federata do të blejë aksione nga Uniper në vlerën 1,70 euro. Kursi në bursë në fakt është 10 euro, tha Scholz. Kjo blerje e aksioneve do të çojë në rritjen e kapitalit në 267 milionë euro.

Më tej kancelari tha, se importuesit e gazit çmimet e larta të blerjes duke filluar nga shtatori ose tetori mund t’i kompensojnë me rritjen e çmimit për klientët e tyre. Për këtë arsye qeveria në fillim të vitit 2023 do të reformojë sistemin e mbështetjes së qytetarëve në nevojë në mënyrë që të mund të përballojnë qiratë dhe kostot për energjinë.

Masat e dakordësua Scholz i quajti „një kontribut substancial për shpëtimin e sipërmarrjes”. Uniper tani mund të „shohë me stabilitet të ardhmen”.

Masat e stabilizimit janë nën premisën e miratimit nga Komisioni i BE-së. Uniper do të organizojë një mbledhje të jashtëzakonshme me aksionerët e vet për të marrë aprovimin e tyre lidhur me këto masa stabilizimi.

Scholz tha më tej, se ai e sheh Rusinë si një furnizuese të pasigurtë të gazit. Ajo nuk do të bëhet më e sigurtë, sa është tani. Ai bëri të qartë, se Gjermania nuk mund t’i varë më shpresat tek Rusia. „Ndaj ne preferojmë të jemi të sigurtë.”  Scholz vuri në dukje masat e marra ndërkohë, për të pakësuar konsumin e gazit. Do të bëjmë ç‘është e mundur, që vendi ta kalojë këtë situatë.

Në sfondin e rritjes së çmimit të energjisë qeveria do t’i lehtësojë qytetarët nga kjo barrë. Në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë një reformë të madhe për mbështetjen e qytetarëve me të ardhura të pakta për përballimin e kostove të qirasë së banimit. Ndër të tjera do të zgjerohet rrethi i personave që mund të kenë të drejtën e përfitimit nga ky sistem, tha kancelari. Ai gjithashtu u shpreh për një suplement për kostot e ngrohjes. Duhet parandaluar që ndokush të përballet me situata pa zgjidhje. Kancelari tha: “You ‘ll never walk alone” – askënd nuk do ta lemë vetëm./DW

olaf scholz

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim