All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

"Përkrahje të palëkundur ndaj Ukrainës", zotohet koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të

Forcat ukrainase janë të angazhuara në luftime të ashpra me Rusinë. Ato janë të afta dhe gëzojnë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë. .

21 Maj 2024, 19:53 Nga M.B
"Përkrahje të palëkundur ndaj Ukrainës", zotohet
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Shtetet e Bashkuara i ofruan sërish Ukrainës garanci se do të vazhdojnë ta mbështesin Kievin për t’iu përgjigjur ofensivës ruse. Por, sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, analistët vlerësojnë se në fushëbetejë kriza humanitare po thellohet, në veçanti në rajonin e Kharkivit, ku forcat ruse po krijojnë një zonë sigurie.

Forcat ukrainase janë të angazhuara në luftime të ashpra me Rusinë. Ato janë të afta dhe gëzojnë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë. Ky ishte mesazhi kryesor që Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin përcolli pas takimit të fundit të rreth 50 shteteve, të cilat janë pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“Diskutuam gjatë për sistemet e mbrojtjes ajrore të cilat po ndihmojnë Ukrainën që të kapë raketat ruse, dronët iranianë dhe municionet e Koresë së Veriut. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi që Ukraina të ketë kontroll mbi hapësirën e saj ajrore dhe të mbrojë qytetarët dhe infrastrukturën e saj larg vijave të frontit”, thotë Sekretari Austin.

Kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës po forcohen përmes një ndihme prej 1 miliardë dollarësh që u autorizua së fundmi nga Presidenti Biden. Kjo përkrahje vjen në një kohë kur forcat ruse po kryejnë sulme të reja në Kharkiv me synim për të krijuar një zonë sigurie përgjatë kufirit me Ukrainën, sipas Shefit të Shtabit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit CQ Brown Jr.

“Rusia parashikon që ky veprim do të shpërqendrojë vëmendjen dhe kapacitetet e Ukrainës nga rajone të tjera kritike të vendit. Ukraina ka bërë përpjekje të bashkërenduara për të ndërtuar dhe forcuar vijat e saj të mbrojtjes, të cilat po vihen në provë nga sulmet ruse", thotë ai.

Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se zona e sigurisë është një masë mbrojtëse ndaj sulmeve të Ukrainës.

“Është faji i Ukrainës që bombardoi dhe vazhdon të godasë vendbanimet përgjatë vijës kufitare në brendësi të Rusisë”, theksoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se forcat e tij kanë siguruar “pozicione më të favorshme” në rajonin e Kharkivit. Por gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Reuters të hënën, ai kritikoi Perëndimin për vonesat për t’i dërguar armë Ukrainës.

“Sikur t’i kishim marrë sistemet e raketave Patriot që nga fillimi, atëherë kur vetëm disa dronë ishin futur në funksion, kur Rusia po godiste me raketa dhe kur të shihte raketat e saj duke u rrëzuar, do ta kuptonte se ishte e kotë të godiste infrastrukturën energjetike në shkallë të gjerë”, deklaroi ai.

Përparimi ushtarak i Rusisë në terren po ashtu ka përshkallëzuar krizën humanitare në Ukrainë, sipas ekspertëve.

“Ata kanë përparuar në rajonin e Kharkivit dhe mendoj se Putini dhe gjeneralët e tij nuk do të ndalen”, thotë analisti William Pomeranz nga Qendra Wilson.

Sulmet e Rusisë në rajonin e Kharkivit që nga 10 maji kanë detyruar evakuimin e rreth 10,500 banorëve, sipas zyrtarëve vendas./ VOA

shba ukraina

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj