LIVE UPDATES
Bota

Presidencialet në SHBA/ Biden dhe Trump qëndrime të kundërta për armëmbajtjen

Gati një e treta e amerikanëve thonë se kanë një armë, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Por kjo e drejtë kushtetuese është kthyer në çështje politike për presidentët pas të shtënave në shkolla, përfshirë rastin e vitit 2018 në një shkollë në Florida, kur policisë iu desh të evakuonte studentët e fshehur nëpër klasa.

21 Maj 2024, 17:03 Nga B.Z
Presidencialet në SHBA/ Biden dhe Trump qëndrime të kundërta
Joe Biden Donald Trump

SHBA - Një sondazh për çështjen e armëmbajtjes, i zhvilluar nga organizata “Pew Research”, tregon se pothuajse gjysma e amerikanëve e mbështesin kontrollin e armëve dhe pothuajse gjysma tjetër janë pro armëmbajtjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, kjo ndarje reflektohet tek dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Joe Biden dhe republikani Donald Trump kanë pikëpamje të kundërta për armët dhe kontrollin e tyre.

Gati një e treta e amerikanëve thonë se kanë një armë, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Por kjo e drejtë kushtetuese është kthyer në çështje politike për presidentët pas të shtënave në shkolla, përfshirë rastin e vitit 2018 në një shkollë në Florida, kur policisë iu desh të evakuonte studentët e fshehur nëpër klasa.

Presidenti i atëhershëm, Donald Trump, u takua me familjet e viktimave për të folur mbi dhunën me armë.

“Po vazhdon prej kohësh dhe ka raste të shumta. Ne do të bëjmë diçka”, tha zoti Trump në shkurt të vitit 2018.

Politikat e Presidentit Trump në atë kohë u përqendruan kryesisht tek forcimi i sigurisë nëpër shkolla, përfshirë sugjerimin që mësuesit të armatosen. Ndërsa kandidon për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump i tha lobit të fuqishëm të armëmbajtjes se armët janë thelbësore për sigurinë personale.

“Vendi ynë po shkon drejt ferrit. Rrugaçët dhe kriminelët e pamëshirshëm po terrorizojnë njerëzit nëpër rrugë. Dobësia e mashtruesit Joe Biden po na çon në prag të Luftës së Tretë Botërore”, tha zoti Trump.

Ndërsa pranoi mbështetjen e Shoqatës Kombëtare të Armëve, kandidati Trump tha se Presidenti Biden: “po përpiqet t’i heqë armët e zjarrit nga duart e qytetarëve që respektojnë ligjin dhe të shkatërrojë të drejtën për armëmbajtje që garantohet nga Amendamenti i Dytë i Kushtetutës”.

“Amendamenti i Dytë nuk duhet gjymtuar. Në të kundërt, do të kemi vdekje dhe shkatërrime të niveleve që ky vend nuk ka përjetuar kurrë më parë”, tha zoti Trump.

Kur një adoleshent i armatosur vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në një shkollë fillore në Teksas në vitin 2022, Presidenti Biden tha: “Duhet të veprojmë”.

“Duhet të shtrojmë pyetjen si komb, kur do të ngrihemi kundër lobit të armëve? Kur do ta bëjmë atë që të gjithë ne e dimë se duhet bërë?”, tha Presidenti Biden më 24 maj të vitit 2022.

Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi u pajtuan për një plan dypartiak për shtimin e kontrolleve për blerësit e rinj të armëve dhe për të ndihmuar shtetet që të heqin armët e zjarrit nga duart e atyre që paraqesin rrezik për veten ose të tjerët.

Presidenti Biden po zhvillon fushatë për ligje më të ashpra, kryesisht në komunitetet që kanë vuajtur nga dhuna me armë.

“Kam nënshkruar ligjin më të rëndësishëm për sigurinë nga armët në gati 30 vjet. Ky ligj është i rëndësishëm për komunitetet në zi, si ato në Atlanta që u prekën nga vrasjet”, tha Presidenti Biden.

Që kur republikanët morën në kontroll Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2022, nuk është miratuar asnjë ligj për kontrollin e armëve. Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries fajëson mbështetësit e zotit Trump.

“Sot, ekstremistët e MAGA-s dhe republikanët që nuk bëjnë asgjë po largohen nga qyteti pa e trajtuar siç duhet epideminë e dhunës me armë në Amerikë”.

Qëndrimi i votuesve amerikanë për armët ndahet kryesisht përgjatë linjave partiake. Gjetjet e sondazhit nga qendra “Pew Research” tregojnë se republikanët dhe të pavarurit me prirje republikane kanë më shumë se dy herë më shumë gjasa të kenë një armë sesa demokratët dhe të pavarurit me prirje demokrate. /VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet