LIVE UPDATES
Bota

Kosova mbylli në veri gjashtë degë të bankave të Serbisë/ Çfarë do të bëhet me paratë e konfiskuara?

Gjatë aksionit, ajo tha se konfiskoi në total mbi 2.2 milionë euro - në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë. Aksioni u zhvillua pak ditë pasi Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur se periudha transitore për zbatimin e rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ka skaduar.

21 Maj 2024, 18:30 Nga r.ll
Kosova mbylli në veri gjashtë degë të bankave të
paratë e konfiksuara

KOSOVË- Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar me miliona eurot që policia e Kosovës tha se i konfiskoi në disa institucione financiare në veri të vendit, më 20 maj.

“Pa e marrë një vendim nga gjykata, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne veprojmë sipas vendimit të gjykatës kompetente”, thotë shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Enver Krasniqi.

Për këtë temë, REL-i kontaktoi edhe Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të së cilës funksionon Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, por ajo nuk u përgjigj.

Tani për tani, nuk është e qartë se në kompetencë të cilës gjykatë është çështja. Një ditë më herët, policia e Kosovës mbylli gjashtë objekte të institucioneve financiare të Serbisë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, ajo tha se konfiskoi në total mbi 2.2 milionë euro - në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë. Aksioni u zhvillua pak ditë pasi Banka Qendrore e Kosovës bëri të ditur se periudha transitore për zbatimin e rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ka skaduar.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Policisë së Kosovës me pyetjet se ku janë paratë e marra nga institucionet financiare serbe në veri dhe a janë konfiskuar apo sekuestruar ato, por nuk mori përgjigje. Ajo sugjeroi vetëm që të merret për referencë komunikata e saj e datës 20 maj.

Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë me urdhër të prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.

Çfarë tani? 

“Në rastin konkret kemi të bëjmë me sekuestrim dhe jo konfiskim, që do të thotë ngrirje e përkohshme e këtyre mjeteve, derisa të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Gëzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Sipas tij, nëse vërtetohet se ato mjete kanë rrjedhur nga dukuri të kundërligjshme, atëherë “mund të merret vendimi për konfiskimin e tyre”, që nënkupton “marrjen përfundimtare të parave në pronësi të Republikës së Kosovës”.

Shala thotë se faza hetimore - derisa të merret vendimi përfundimtar i gjykatës kompetente - mund të zgjasë deri në tre vjet. Në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës thuhet, po ashtu, se pasuria e sekuestruar mbahet në mënyrë adekuate nga policia, deri në nxjerrjen e urdhrit të gjykatës për ndalim. Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se është i zhgënjyer me aksionin e policisë së Kosovës në institucionet financiare serbe në veri dhe, sipas tij, ai i përshkallëzon tensionet në zonën e banuar me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian reagoi njëjtë.

“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, tha zëdhënësi Peter Stano.

Në Serbi, ndërkohë, kryeministri Millosh Vuçeviç e cilësoi aksionin si “akt barbar” që, siç tha, “kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e popullit serb” në Kosovë. Ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Jonuz Salihu, pajtohet se çështja merr konotacion politik dhe dyshon se mund të zgjidhet përmes bazës ligjore të Kosovës.

“Unë besoj se sekuestrimi i këtyre parave duhet të jetë objekt i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Javën e kaluar, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë përfunduan pa sukses rundin e shtatë të bisedimeve për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Rregullorja e BQK-së që e ndalon dinarin, duke e bërë euron mjet të vetëm pagese me para të gatshme, hyri në fuqi më 1 shkurt, ndërsa më 13 maj, BQK-ja tha se periudha transitore për zbatimin e saj, ka përfunduar. Rregullorja i rriti fërkimet mes Kosovës dhe partnerëve të saj perëndimorë, të cilët kërkuan pezullimin e saj derisa komuniteti serb, i cili prej vitesh pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia, të përshtatet me praktikën e re.

Autoritetet e Kosovës, megjithatë, nuk u zmbrapsën. Policia tha se qëllim i aksionit të saj në veri, më 20 maj, ishte “vendosja e rendit dhe ligjshmërisë”. Nga 1 shkurti, edhe Dogana e Kosovës njoftoi disa herë se ka ndaluar hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së. Së paku deri më 17 maj, sipas raportimeve të REL-it nga terreni, pagesat në mjediset me shumicë serbe në Kosovë kanë vazhduar të bëhen edhe në euro, edhe në dinarë./REL

kosove serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet