LIVE UPDATES
Bota

BE: Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës, përshkallëzuese dhe kundër frymës së normalizimit

Në një komunikatë shtypi, blloku tha se veprimet e pabashkërenduara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e marrëveshjes për normalizim si dhe “rrezikojnë bisedimet e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat me para në dorë

21 Maj 2024, 18:32 Nga M.B
BE: Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri të
Foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar të martën për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare të Kursimeve” të Serbisë në veri të Kosovës, duke e vlerësuar këtë veprim kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Në një komunikatë shtypi, blloku tha se veprimet e pabashkërenduara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e marrëveshjes për normalizim si dhe “rrezikojnë bisedimet e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat me para në dorë”.

“Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës u japin përparësi veprimeve të njëanshme dhe të pabashkërenduara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët”, thuhet në njoftim, në të cilin theksohet se statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia “parashihet të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe në ndërlidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Banka Postare e Kursimeve është institucion financiar që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë. Policia tha se gjatë operacionit të djeshëm është konfiskuar një sasi parash në vlerë prej mbi dy milionë eurosh.

Banka Postare e Kursimeve tha në një reagim se fondet e personave që kanë llogari në këtë institucion janë të sigurta, ndërsa klientët e bankës mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet në degët më të afërta në vendkalimet kufitare Kosovë Serbi.

Autoritetet serbe e cilësuan veprimin si “akt të dhunshëm të shfuqizimit të institucioneve serbe në veri dhe dëbimit të popullit serb”.

Por, ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati tha të martën se operacioni është kryer nën dyshimin e bazuar se degët e Bankës Postare të Kursimeve po vepronin pa licencë.

“Sa i përket shumave që janë sekuestruar gjatë bastisjes, konsideroj që ato i takojnë një procesi gjyqësor tanimë meqenëse prokurori ka dhënë urdhër për bastisje. Ato besoj fillimisht shërbejnë si prova e pastaj mund të derivohet se si të veprohet tutje nga një proces i mirëfilltë gjyqësor”, tha ai.

Banka Postare e Kursimeve nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar akuzat për veprimtari të paligjshme

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për operacionin e djeshëm të policisë së Kosovës, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i bashkërenduar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.

“Sa i përket reagimit, nuk jam në dijeni për hollësitë, megjithatë çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, tha zoti Murati.

Operacioni i djeshëm i policisë nxiti reagimin edhe të diplomatëve tjerë në Prishtinë si dhe të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ky mision tha të martën se është thelbësore për të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për ta zgjidhur këtë çështje në kuadër të dialogut si dhe të shmangin veprimet destabilizuese. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, tha në një komunikatë shtypi se ishte njoftuar të hënën pak përpara fillimit të operacionit në veri.

“KFOR-i pret konsultime me kohë për çdo veprim të policisë së Kosovës apo të Forcës së Sigurisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në njoftim.

Miodrag Miliçeviç nga organizata joqeveritare AKTIV me seli në veri të Mitrovicës, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se pasojat e këtij veprimi më së shumti i vuajnë qytetarët serbë në veri.

“Qytetarët vërtetë janë duke pasur shumë vështirësi për t’i marrë të ardhurat e tyre mujore nga Republika e Serbisë, jo vetëm punojnjësit por edhe kategoritë sociale duke përfshirë edhe komunitete tjera pakicë si romët. Përfundimisht e vetmja zgjidhje praktike dhe normale do të ishte vazhdimi i negociatave në Bruksel dhe përpjekja për të gjetur një zgjidhje për problemin ekzistues, jo vetëm nëpërmjet Asociacionit por edhe duke trajtuar problemet që kjo qeveri ka shkaktuar duke ndërmarrë veprime të njëanshme pa ofruar një alternativë ndaj personave që varen prej të ardhurave mujore nga Serbia”, thotë ai.

Operacioni i së hënës ndodh gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para në dorë në Kosovë. Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të bisedojnë në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pagesave por pa sukses edhe pas shtatë takimesh. Bashkimi Evropian u bëri thirrje sot të dyja palëve që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të pajtohen me propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga i dërguari evropian për bisedimet Miroslav Lajçak./ VOA

be kosova serbia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet