LIVE UPDATES
Bota

Përplasja mes presidentit të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministrit Gjeloshaj përfundon në Prokurori

Presidenti Millatoviç i ka bërë thirrje kryeministrit, Millojko Spajiç, që të shkarkojë Gjeloshajn për shkak të kërcënimeve. Qeveria ende nuk ka reaguar, ashtu si edhe partitë e shumicës parlamentare.

6 Gusht 2025, 20:43 Nga r.ll
Përplasja mes presidentit të Malit të Zi dhe
gjeloshaj, millatovic

MAL I ZI- Në Prokurorinë Themelore në Podgoricë, të mërkurën, janë marrë në pyetje zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, si dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç.

Sipas autoriteteve, dëshmitë janë dhënë pas ankesës së Millatoviçit në polici se më 1 gusht Gjeloshaj i kishte dërguar mesazhe kërcënuese. Gjeloshaj tha se para prokurorit ka mohuar të ketë kërcënuar presidentin e shtetit dhe sqaroi se është marrë në pyetje në cilësinë e qytetarit.

“Më vjen keq që (Millatoviç) na futi në këtë cirk – për qytetarët, për mua personalisht dhe për strukturën politike që përfaqësoj”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Millatoviç tha se, përveç mesazheve tashmë të raportuara, “kërcënimet kanë vazhduar edhe nga persona të afërt me Gjeloshajn”.

“Është e papranueshme që presidenti të kërcënohet gjatë ushtrimit të detyrës. Çfarë duhet të presin gjyqtarët kur japin vendime, apo prokurorët kur ngritin aktakuza?”, u shpreh Millatoviç.

Mesazhet e përmendura Gjeloshaj i kishte dërguar në ditën kur Millatoviç ia kishte kthyer Kuvendit për rishqyrtim Ligjin për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme – një nismë e partive shqiptare, përfshirë Alternativën Shqiptare që drejton Gjeloshaj.

Pas kësaj, nga kjo parti i dërguan mesazh presidentit se “nuk është më i mirëpritur në Malësi”. Gjeloshaj ishte kryetar i komunës së Tuzit – qendër e rajonit të Malësisë, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët – deri në vitin 2023.

Presidenti Millatoviç i ka bërë thirrje kryeministrit, Millojko Spajiç, që të shkarkojë Gjeloshajn për shkak të kërcënimeve. Qeveria ende nuk ka reaguar, ashtu si edhe partitë e shumicës parlamentare.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, e ktheu në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Tatimin mbi Pasuritë e Paluajtshme, duke argumentuar se ai “cenon barazinë kushtetuese të qytetarëve” dhe vendos fermerët në pozita të pabarabarta, në varësi të komunës ku veprojnë.

Ai po ashtu theksoi se ligji përfshin dispozita me fuqi prapavepruese, gjë që ndalohet nga Kushtetuta e Malit të Zi. Nga kabineti i tij theksuan se reagimi i zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj mund të jetë i lidhur me mosmarrëveshjet shumëvjeçare gjyqësore mes Komunës së Tuzit – të cilën më parë e drejtonte Gjeloshaj – dhe kompanisë shtetërore “13 Korriku – Pllantazhe”, lidhur me përllogaritjen e taksave për tokën bujqësore.

Më shumë se 70 për qind e tokës së kompanisë “Pllantazhe” ndodhet në territorin e komunës së Tuzit, e cila mbledh tatimin mbi pasuritë e paluajtshme në atë zonë. Ligji në fjalë u jep komunave të drejtën të caktojnë vetë normën e tatimit për pasuritë që ndodhen në territorin e tyre dhe që përdoren për bujqësi. Për më tepër, ligji parashikon që këto rregulla të reja të zbatohen edhe në mënyrë prapavepruese, përfshirë rastet që janë aktualisht në proces gjyqësor.

Komuna e Tuzit dhe “Pllantazhe” janë përfshirë në një mosmarrëveshje gjyqësore që nga viti 2019, kur Gjeloshaj ishte kryetar komune. Kontesti u ngrit pas faturimit nga Komuna e Tuzit për më shumë se dy milionë euro tatim për një periudhë trevjeçare.

Gjykata vendosi në favor të kompanisë “Pllantazhe” dhe i urdhëroi komunës të kthejë shumën e mbledhur në mënyrë të paligjshme. Nga “Pllantazhe” paralajmëruan se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, do të legalizohej praktika e mëparshme e Komunës së Tuzit për mbledhjen e taksave të larta.

Ndërkaq, partitë shqiptare që e kanë propozuar ligjin theksojnë se qëllimi është të mundësohet “një shpërndarje më e drejtë e të ardhurave nga shfrytëzimi i territorit komunal”.

Pas vendimit të presidentit Jakov Millatoviç për të mos nënshkruar ligjin për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme, zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i dërgoi disa mesazhe, të cilat Millatoviq i cilësoi si kërcënuese dhe i publikoi në platformën X (ish-Twitter).

“Nuk është dashur të futesh në këtë çështje. Tani prite reagimin e shqiptarëve nga të gjitha nivelet dhe kudo që kemi ndikim”, shkroi Gjeloshaj në një nga mesazhet. Të njëjtën ditë, Gjeloshaj mohoi publikisht se i kishte bërë ndonjë kërcënim presidentit të shtetit.

Në të njëjtën kohë, ai e akuzoi Millatoviçin se kishte refuzuar ta nënshkruajë ligjin me qëllim “për të përfituar personalisht, bashkë me kumbarrën e tij”, por pa ofruar detaje konkrete për përfitimet e pretenduara. Ashtu siç kishte paralajmëruar në mesazhe, pas refuzimit të ligjit erdhi një reagim i gjerë nga partitë dhe organizatat shqiptare në Mal të Zi.

Agron Dushaj, përfaqësues i partisë së Nik Gjeloshajt – Alternativa Shqiptare – e cilësoi refuzimin e presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, për të nënshkruar ligjin për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme si “diskriminim në bazë etnike, racizëm e të tjera”.

“Do të ishte më mirë të të kishte sharë kumbarën në vend që të të shante e gjithë Malësia... dhe në Malësi më mirë mos u kthe, nuk do të të bëjë askush gjë, por nuk je i mirëpritur”, shkroi Dushaj në profilin e Millatoviqit në Facebook.

Ndërkohë, një nga propozuesit e ligjit, Artan Çobi, theksoi se ndryshimet ligjore kanë për qëllim t’u japin komunave “një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave që rrjedhin nga shfrytëzimi i territorit të tyre”.

“Duket se për disa është problem zhvillimi i mëtejmë i zonave ku jetojnë shqiptarët”, shkroi Çobi.

Një organizatë shqiptare që përfaqëson diasporën e Malësisë në Nju-Jork ka akuzuar presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç, për “veprimtari anti-shqiptare”, në një letër publike.

“Së bashku me vendimin për të mos nënshkruar ligjin, ky është një akt i qartë anti-shqiptar, i drejtuar drejtpërdrejt kundër Komunës së Tuzit dhe më gjerë – kundër komunave me shumicë shqiptare në Mal të Zi”, thuhet në letrën e tyre.

Ata njoftuan se për këtë çështje do të informojnë Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit si dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Pas përplasjes mes zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj dhe presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Qeveria nuk ka reaguar zyrtarisht. Në vend të kësaj, Millatoviq publikoi një dokument të Ministrisë së Financave, në të cilin thuhet qartë se ligji për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme nuk duhet të miratohet, pasi dëmton fermerët dhe i vendos tatimpaguesit në pozitë të pafavorshme.

Presidenti u shpreh se dokumenti është dëshmi se Qeveria e ka ditur se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën, por ka vendosur ta mbështesë atë gjithsesi.

“Pyetja është: çfarë do të bëjë Qeveria, kur e di që ligji është antikushtetues? Dhe a do ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi sërish të njëjtin ligj?”, u shpreh Millatoviç, duke shtuar:

“Përfundimi: ata e dinin që ligji është antikushtetues dhe i dëmshëm për qytetarët. E megjithatë, e miratuan.”

Qeveria nuk ka reaguar as ndaj thirrjes së Millatoviqit drejtuar kryeministrit Milojko Spajiç për shkarkimin e Gjeloshajt.

Marrëdhëniet mes Spajiçit dhe Millatoviçit janë përkeqësuar prej pothuajse dy vitesh. Për shkak të këtyre përçarjeve, Millatoviç u largua në vitin 2024 nga partia Lëvizja Evropa Tani, të cilën e kishin themeluar bashkërisht.

Të dy e filluan karrierën politike si ministra në qeverinë e parë pas rrëzimit të pushtetit 30-vjeçar të Milo Gjukanoviçit në gusht të vitit 2020. Pas rënies së asaj qeverie, ata formuan Lëvizjen Evropa Tani në qershor të vitit 2022. Falë popullaritetit të programit ekonomik të kësaj lëvizjeje, me të cilin u rritën pagat, ata fituan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2023./REL

nik gjeloshaj jakov millatoviç mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj