LIVE UPDATES
Bota

Mashtrimi me subvencionet e BE-së për bujqësinë, Politico: Kryeministri grek Mitsotakis po bllokon hetimin e plotë ndaj ministrave

Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) evidentoi dhjetëra raste në të cilat grekët morën fonde bujqësore të BE-së për kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për punë bujqësore që nuk i kryenin, duke i privuar fermerët legjitimë nga fondet që meritonin.

6 Gusht 2025, 16:23 Nga r.ll
Mashtrimi me subvencionet e BE-së për bujqësinë, Politico:
kyriakos mitsotakis

ATHINË- Ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë greke dyshohen për bashkëpunim në një mashtrim masiv të ndihmës bujqësore duke shpërdoruar miliona euro fonde të Bashkimit Evropian. Por, pavarësisht se janë marrë si të dyshuar nga prokurorët evropianë, ata ka të ngjarë t’i shpëtojnë drejtësisë sepse kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis po bllokon një hetim të plotë ndaj tyre, shkruan POLITICO.

“Greqia në vitin 2025 nuk ka nevojë për skandale, por për të vërteta”, tha Mitsotakis në parlament javën e kaluar, në një përpjekje për të justifikuar atë vendim. “Ne kërkojmë një zgjidhje përfundimtare për problemin.”

Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) evidentoi dhjetëra raste në të cilat grekët morën fonde bujqësore të BE-së për kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për punë bujqësore që nuk i kryenin, duke i privuar fermerët legjitimë nga fondet që meritonin.

Një dosje prej 3,000 faqesh e dërguar në parlamentin grek përfshin dhjetëra transkripte përgjimesh në të cilat personat e dyshuar me sa duket diskutojnë se si të shmangin kontrollet mbi pagesat e subvencioneve bujqësore të BE-së në mënyrë që aleatët dhe miqtë e partisë të mund të përfitojnë. Të paktën pesë ministra aktualë ose ish-ministra dhe 10 deputetë të tjerë mund të jenë të implikuar, sipas transkripteve.

Qeveria Mitsotakis, falë shumicës që gëzon partia e tij e qendrës së djathtë, Demokracia e Re, dhe një veçorie ligjore që i lejon vetëm parlamentit grek të ndjekë penalisht ministrat e qeverisë, ka zgjedhur të mos hetojë njerëzit e vet.

Dosja e EPPO-së përshkruan një “organizatë kriminale” që përfshin zyrtarë nga agjencia greke për shpërndarjen e subvencioneve të BE-së, OPEKEPE, së bashku me individë dhe deputetë që morën ilegalisht subvencione bujqësore të BE-së, sipas zyrtarëve që e kanë parë dosjen.  Në një shënim prej 36 faqesh në anglisht të bashkangjitur në dosje, EPPO deklaron se zyrtarët në OPEKEPE dhe Ministrinë e Bujqësisë, së bashku me njerëz në biznes, “vepruan në mënyrë të organizuar me qëllim krijimin e një sistemi jo-kontrollesh dhe marrjen ose lehtësimin e marrjes së ndihmës së paligjshme”.

“Shkalla e këtij falsifikimi të të drejtave të pagesës dhe dëmi total ndaj fondeve të BE-së ende nuk është vlerësuar plotësisht”, vëren EPPO. “Megjithatë, në këtë fazë të hetimit, ka baza të arsyeshme për të besuar se ka qenë një skemë në shkallë të gjerë.”

EPPO tha se dy ish-ministra të bujqësisë, Lefteris Avgenakis dhe Makis Voridis, i cili më vonë shërbeu si ministër shteti duke raportuar drejtpërdrejt te kryeministri, duhet të përballen me hetime të mëtejshme ligjore mbi dyshimet për përvetësim të fondeve të BE-së. Të dy i kanë hedhur poshtë pretendimet.

Sipas dosjes, presidenti i atëhershëm i OPEKEPE-s, Grigoris Varras, e përshkroi problemin me kullotat e rreme në dy letra drejtuar Voridis-it në vitin 2020. Ai u detyrua të jepte dorëheqjen nga Voridis, i cili mbeti në qeveri deri në qershor të këtij viti, kur edhe ai dha dorëheqjen pasi EPPO-ja ia dorëzoi dosjen e saj parlamentit.

Në një bisedë më 24 shtator 2021 midis një ish-presidenti tjetër të OPEKEPE, Dimitris Melas, dhe një biznesmeni në sektor, Melas përshkruan se si njerëzit i kishin deklaruar kullotat aq të largëta dhe shkëmbore saqë atje "jo vetëm kullotja është e pamundur, por buburrecat as nuk mund të mbijetojnë". Ata vazhdojnë të thonë se 800 "përfitues" të tillë kishin bërë aplikime të ngjashme. 

Në dosjen e EPPO-së thuhet: “Nga biseda është e qartë se, megjithëse presidenti i OPEKEPE është në dijeni të mashtrimit, ai nuk është i gatshëm të marrë masa ligjore për tërheqjen e mbështetjes, por po përpiqet të gjejë një menaxhim ‘politik’ të problemit dhe është i gatshëm t’u japë këshilla autorëve të mashtrimit në mënyrë që të mbajnë paratë e marra padrejtësisht.”

kyriakos mitsotakis greqi subvencionet e be

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës