Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Siç shkruan CNN Trump tha se është ende herët për të bërë parashikime, por Vance ka një pozicion të favorshëm për të udhëhequr lëvizjen. Ai përmendi gjithashtu se edhe figura të tjera brenda kabinetit aktual mund të kenë një rol kyç në të ardhmen politike të Partisë Republikane.
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se zëvendëspresidenti JD Vance ka gjasa të jetë kandidati i preferuar republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Deklarata erdhi gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një task force për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.
I pyetur nga gazetari i Fox News, Peter Doocy, nëse Vance mund të ishte pasardhësi i tij politik dhe figura kryesore e lëvizjes “Make America Great Again”, Trump u përgjigj: “Mendoj se ka shumë gjasa. Ai është zëvendëspresidenti dhe po bën një punë të shkëlqyer. Marco Rubio është gjithashtu dikush që mund të bashkohet me JD në një formë apo tjetër.”
Siç shkruan CNN Trump tha se është ende herët për të bërë parashikime, por Vance ka një pozicion të favorshëm për të udhëhequr lëvizjen. Ai përmendi gjithashtu se edhe figura të tjera brenda kabinetit aktual mund të kenë një rol kyç në të ardhmen politike të Partisë Republikane.
Trump dhe disa nga aleatët e tij kanë përmendur herë pas here mundësinë e një kandidimi për mandat të tretë, megjithëse kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e SHBA-së, e cila lejon vetëm dy mandate presidenciale. Midis atyre që u paraqitën me Trump të martën ishin Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, e cila besohet gjithashtu se ka ambicie më të larta politike, dhe Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi. Rubio muajin e kaluar i hodhi poshtë pretendimet për të hyrë në garën e vitit 2028 duke thënë se Vance do të ishte një kandidat i shkëlqyer.
“Mendoj se ai po bën një punë të shkëlqyer si zëvendëspresident. Ai është një mik i ngushtë dhe shpresoj se ka ndërmend ta bëjë këtë, por e di që është pak herët”, tha Rubio Fox News.
Por Sekretari i shtetit nuk e përjashtoi kandidaturën e tij për president, duke thënë: “Nuk e di kurrë se çfarë të pret e ardhmja”.
Rubio, një ish-senator i Floridës, ka grumbulluar gjithashtu ndikim të konsiderueshëm në administratë, duke u bërë personi i parë që nga Henry Kissinger që shërben si sekretar shteti dhe këshilltar i sigurisë kombëtare. Edhe pse ata konkurruan për vendin e zv.presidentit, Rubio dhe Vance kanë krijuar që atëherë një marrëdhënie të ngushtë pune.
“Marco është tepër kompetent dhe i besueshëm, dhe ai është gjithashtu një nga miqtë e mi më të ngushtë në administratë”, tha Vance për CNN muajin e kaluar.
foto ilustruese GAZA- Izraeli po mbështetet në "cloud computing-un" e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinez&...
droni LITUANI- Lituania i ka kërkuar NATO-s të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së saj ajrore, pasi zbuloi se dy ...
permbytje ne indi INDI- Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën një ka vdekur pasi një bresh&e...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Benjamin Netanyahu do të thërrasë një takim të Këshillit të Sigurimit n...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe i dërguari amerikan, Steve Witkoff. Moskë, 6 gusht 2025. RUSIA- I dërguari i posaçëm amerika...
Millorad Dodik BOSNJE- HERCEGOVINË- Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës gjatë një mbledhjeje të mbajtur në S...
SHBA- Meta, ka njoftuar se WhatsApp, ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrime në gjysmën e parë të këtij...
Foto ilustruese FRANCA- Një grua ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një zjarri ...
Donald Trump dhe Vladimir Putin RUSI- Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, në deklaratat për agjencinë shte...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për spiunim për Izraelin....