LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e Boston Herald: SHBA përdori Ramën për të joshur mullahët e Iranit

Boston Herald shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe qeveria e tij socialiste – me mbështetjen e SHBA – mbyllën ambasadën iraniane dhe ndërprenë marrëdhëniet me Iranin vitin e kaluar pasi ai akuzoi Iranin për një sulm kibernetik.

3 Korrik 2023, 12:43 Nga a.l
Analiza e Boston Herald: SHBA përdori Ramën për të joshur
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, djathtas, viziton një ekspozitë të arritjeve bërthamore të vendit, në kompleksin e zyrës së tij në Teheran, Iran, në fillim të këtij muaji.

Aksioni i policisë në kampin në MEK në Manëz të Durrësit më 20 qershor ka sjellë reagime përtej kufijëve dhe çështja ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Mediumi Boston Herald ka publikuar së fundmi një artikull, ku analizon reagimin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) ndaj ndërhyrjes së policisë në kampin me rreth 3000 të strehuar, pjesëtarë të opozitës iraniane. DASH e mbështeti aksionin policor, teksa theksoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian. Boston Herald shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe qeveria e tij socialiste – me mbështetjen e SHBA – mbyllën ambasadën iraniane dhe ndërprenë marrëdhëniet me Iranin vitin e kaluar pasi ai akuzoi Iranin për një sulm kibernetik. Sulmi i 15 korrikut mbylli pjesën më të madhe të platformave qeveritare shqiptare dhe Rama akuzoi Iranin për “agresion shtetëror”. Iranianët e quajtën atë lolo të Amerikës Tani, falë Biden, duket sikur asgjë nuk ka ndodhur. 

SHKRIMI I PLOTË- 

Nuk ka asgjë që Joe Biden nuk do ta bënte për t’u bërë qejfin vendeve që i duan të keqen Shteteve të Bashkuara. Së pari Kina, tani Irani.

Kjo u bë e qartë në Shqipërinë e vogël, një demokraci me peripeci, ku qeveria bastisi me forcë shtëpitë e një grupi të rezistencës iraniane prej 3000 njerëzisht që kundërshtojnë me forcë qeverinë iraniane dhe kërkojnë përmbysjen e saj. 

Një iranian u vra dhe qindra u plagosën kur 1000 policë shqiptarë javën e kaluar spërkatën iranianët protestues me gaz lotsjellës dhe sprej piper. Policia ka thyer dyert ka konfiskuar dhe dosjen personale, personale dhe 150 kompjuterë.

Një iranian u vra dhe qindra u plagosën kur 1000 forca policore shqiptare sprucuan iranianët protestues me gaz lotsjellës dhe pepper spray. Policia shpërtheu dyert dhe konfiskoi e shkatërroi materiale, pajisje personale dhe 150 kompjuterë.

Bastisja u krye për të luftuar “aktivitet të paligjshëm” të paspecifikuar, çka e përkthyer do të thotë përpjekjet e grupit të rezistencës për të sabotuar qeverinë iraniane përmes aktivitetit elektronik e kibernetik.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nëse SHBA po zbutej me Iranin për të siguruar një marrëveshje bërthamore, tha se policia thjesht ekzekutoi një urdhër të gjykatës. Ai tha “ne e mbështesim të drejtën e qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo aktivitet të mundshëm të paligjshëm brenda territorit të saj”.

Joe Biden iu hodhi një kockë mullahëve në Iran dhe ata u kënaqën me të.

Të quajtur MEK (Mujahedeen-e-Khaliq), disidentët iranianë fillimisht u shpëtuan nga Irani falë SHBA më 2014, që kërkoi të gjente një strehë të sigurt për ta.

Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe shtet vasal i SHBA, i mori. Ata jetojnë në kamp në një zonë midis Tiranës dhe Durrësit në bregun e Adriatikut.

Që atëherë, ata kanë funksionuar, me përkrahjen e heshtur të SHBA, si gjemb në këmbën e diktatorit religjioz të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe të mullahëve iranianë që sundojnë shtetin policor fetar.

Politikanë të njohur, si ish-zëvendëspresidenti Mike Pence dhe ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i kanë përkrahur disidentët iranianë dhe të dy e kanë vizituar kampin e tyre.

Megjithatë, gjërat morën një kthesë të papritur për keq për ta pas përpjekjes së Presidentit Joe Biden për t’u bërë i mirë me Khamenein duke negociuar një marrëveshje për kufizimin e programit bërthamor të Iranit, një marrëveshje që Presidenti Donald Trump e prishi më 2018.

Sipas marrëveshjes së Biden, SHBA do të lehtësonte sanksionet mbi Iranit, do të çlironte asete të ngrira iraniane me vlerë miliard dollarë, do të bënte që terroristët iranianë të pushonin së vrari amerikanë në Irak e Siri, do të lironte pengje amerikane, do të bënte që asetet e shkrira iraniane të përdoreshin për qëllime “humanitare” dhe do të ndalonte pajisjen e Rusisë me dronë e raketa balistike.

Pompeo, i cili vizitoi selinë e MEK vitin e kaluar, akuzoi Biden për “braktisjen e popullit iranian dhe pasurimin e shtypësve të tij. Regjimi është i përkushtuar të shtypë popullin e vet ndërsa përhap terror dhe kaos jashtë vendit, dhe dëshira e verbër e administratës Biden për ta marrë me të mirë e negociuar me të e ka bërë botën një vend më të rrezikshëm”.

Një fakt ironik midis shumë të tjerëve është se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe qeveria e tij socialiste – me mbështetjen e SHBA – mbyllën ambasadën iraniane dhe ndërprenë marrëdhëniet me Iranin vitin e kaluar pasi ai akuzoi Iranin për një sulm kibernetik.

Sulmi i 15 korrikut mbylli pjesën më të madhe të platformave qeveritare shqiptare dhe Rama akuzoi Iranin për “agresion shtetëror”. Iranianët e quajtën atë lolo të Amerikës.

Tani, falë Biden, duket sikur asgjë nuk ka ndodhur.

SHBA tani po mbështet Ramën, përkrahës i Joe Biden, dhe sulmin e tij ndaj luftëtarëve të rezistencës iraniane, të cilët ai dhe SHBA dikur i mbështetën në përpjekjet e tyre për të rrëzuar qeverinë shtypëse iraniane.

Shumë shqiptarë mendojnë se SHBA thjesht po e përdor Shqipërinë si një ushtar të gatshëm në përpjekjen e Biden për të qetësuar militantët fetarë që drejtojnë teokracinë iraniane.

Administrata Biden, përmes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ka bërë një politikë të ndërhyrjes në politikën, zgjedhjet dhe qeverisjen shqiptare. Nëse Amerika thotë ‘hidhu’, politikanët shqiptarë thjesht pyesin ‘sa lart’?

Është e kuptueshme nëse disidentët iranianët mendojnë se Biden i ka braktisur. Kjo vjen ngaqë ai i ka braktisur vërtet, ashtu siç braktisi mijëra afganë aleatët të amerikanëve në Kabul kur u tërhoq në mënyrë kaotike nga Afganistani.

Është doktrina e Bidenit: Ndihmojeni Amerikën për të zezën tuaj.

joe biden

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen