24 Shkurt 2025, 08:31
Nga r.ll
foto ilustruese
KIEV- Sot është përvjetori i tretë i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, duke filluar një luftë që ka vrarë dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë dhe ka shkatërruar zona të Ukrainës.
Për të shënuar këtë datë, Presidenti i Ukrainës Voldymyr Zelensky ndau një video në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm duke përshëndetur "tre vjet rezistencë" dhe "tre vjet heroizëm absolut të ukrainasve".
"Tre vjet rezistencë. Tre vjet mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve. Unë jam krenar për Ukrainën! Falenderoj të gjithë ata që e mbrojnë dhe e mbështesin. Të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin dhe popullin tonë.", shkruan Zelenskyy.
Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe presidenti rus Vladimir Putin priste të pushtonte të gjithë vendin brenda pak ditësh, por ajo që ndodhi në vend të kësaj ishin tri vjet luftime intensive falë qëndresës së armatosur ukrainase me ndihma që vinin nga aleatët perëndimorë.
Në fillim të luftës në shkurt 2022, Ukraina mbajti trupat ruse larg kryeqytetit Kiev, dhe më vonë siguroi fitore në pjesë të rajoneve verilindore Kharkiv dhe Khersoni jugor. Për tri vjet luftë miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, qoftë në pjesë të tjera të Ukrainës apo në vende të tjera.
Pak më shumë se 6.3 milionë refugjatë ukrainas jetojnë në Evropë, duke përfshirë rreth 1.2 milion në Gjermani, gati 1 milion në Poloni dhe 390 mijë në Çeki, sipas të dhënave deri në fund të vitit 2024 nga agjencia e OKB-së për refugjatët. Në Rusi jetonin 1.2 milion refugjatë ukrainas, sipas vlerësimit të fundit të OKB-së që nga qershori 2024.
Më shumë se 40 mijë civilë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë gjatë konfliktit, me shumë prej vdekjeve të shkaktuara nga armët shpërthyese, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Të paktën gjysma e të vrarëve 6.203 ishin burra të rritur dhe 669 ishin fëmijë.
SHBA ka qenë kontribuuesi më i madh i vetëm i financimit për Ukrainën që nga fillimi i luftës, me rreth 95 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, humanitare dhe financiare. Donald Trump ishte kritik në lidhje me fondet e SHBA-së që dërgoheshin në Ukrainë gjatë fushatës së tij të vitit 2024, dhe pas marrjes së postit në janar 2025 presidenti amerikan po bën presion për t’i dhënë fund të shpejtë luftës duke mbajtur takime negociuese me Rusinë në Riad pa Ukrainën e Evropën.
Kohët e fundit, Trump ka sugjeruar marrjen e një qasjeje transaksionale ndaj ndihmës, duke thënë se SHBA-të duhet të kenë qasje në mineralet e rralla të tokës në këmbim, gjë që Zelensky e ka refuzuar duke thënë se çdo marrëveshje për një gjë të tillë duhet të përfshijë garanci të qarta sigurie nga Shtetet e Bashkuara.
volodymyr zelenskyy
Bota
24 Shkurt 2025, 08:17
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania është parë prej kohësh si “kombi i domosdoshëm” i BE-së&...
Bota
24 Shkurt 2025, 08:20
M.B
Lideri i CDU-së, Friedrich Merz.
GJERMANIA- Titujt e lajmeve tregojnë se partia e ekstremit të djathtë, AfD, siguroi rezultatin e saj m...
Bota
24 Shkurt 2025, 08:04
N.F
Zjarri ne rafineri
RUSI- Një rafineri në jug të Moskës u përfshi nga flakët nga një sulm ukrainas, ndërsa mbro...
Bota
24 Shkurt 2025, 07:44
N.F
Foto
UKRAINË- Një raport i publikuar nga Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Krea në p&e...
Bota
24 Shkurt 2025, 07:43
M.B
Festa pas fitores
GJERMANIA- Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të fillojë përpjekjet për të for...
Bota
24 Shkurt 2025, 07:32
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, u pyet të dielën nëse NATO do të mbetet n&e...
Bota
24 Shkurt 2025, 07:30
r.ll
friedrich merz
GJERMANI- Konservatorët e Friedrich Merz-it kanë fituar zgjedhjet e Gjermanisë, shumë përpara partive rivale, por m...
Bota
24 Shkurt 2025, 07:30
N.F
Foto ilustruese
KIEV- Udhëheqësit e 13 vendeve ndodhen sot në Kiev për të riafirmuar mbështetjen e tyre për&nb...
Bota
23 Shkurt 2025, 22:49
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump foli të shtunën në një konferencë e konservatorëve amerikanë duke u krenuar m...
Bota
23 Shkurt 2025, 22:37
M.B
Foto nga takimi
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina thanë të dielën se janë më pranë një marrëveshjeje që Ki...