LIVE UPDATES
Bota

Uashingtoni dhe Kievi, pranë marrëveshjes për “mineralet e rralla” të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një konferencë për shtypin në Kiev se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po “bëjnë përparim” në arritjen e një marrëveshjeje. Ai tha se është rënë dakord për një projekt-marrëveshje, sipas së cilës Ukraina t'i paguajë Shteteve të Bashkuara 2 dollarë për çdo dollar në ndihmë ushtarake që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kievit për luftën kundër forcave ruse, megjithëse detajet e saj nuk janë bërë të ditura.

23 Shkurt 2025, 22:37 Nga M.B
Uashingtoni dhe Kievi, pranë marrëveshjes për “mineralet e
Foto nga takimi

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina thanë të dielën se janë më pranë një marrëveshjeje që Kievi t'i japë Uashingtonit një pjesë të madhe të të drejtave për shfrytëzimin e mineraleve të rralla si kompensim për miliarda dollarë në municione që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës për t'u mbrojtur nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një konferencë për shtypin në Kiev se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po “bëjnë përparim” në arritjen e një marrëveshjeje. Ai tha se është rënë dakord për një projekt-marrëveshje, sipas së cilës Ukraina t'i paguajë Shteteve të Bashkuara 2 dollarë për çdo dollar në ndihmë ushtarake që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kievit për luftën kundër forcave ruse, megjithëse detajet e saj nuk janë bërë të ditura. Lufta shënon tre vjetorin e saj të hënën.

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar sasinë më të madhe të ndihmave, duke i dhënë Kievit 128 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare, sipas Institutit gjerman të Kielit për Ekonominë Botërore. Ndihma e Shteteve të Bashkura për Kievin është pak e madhe se 124 miliardë dollarët që 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë për Ukrainën.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, i tha rrjetit CNN se ai pret që Presidenti Zelenskyy të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet këtë javë. Presidenti Zelenskyy fillimisht hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për gjysmën e rezervave minerale të rralla të Ukrainës, të cilat përdoren për prodhimin e pajisjeve elektronike.

Witkoff sinjalizoi në intervistën për rrjetin CNN se marrëveshja tani do të arrihej, ndonëse ai nuk i shpjegoi detajet e saj. Witkoff tha se vendet evropiane dhanë kontributin e tyre në mbështetje të luftës të Ukrainës pas arritjes së marrëveshjes me Kievin për t'ia kthyer përfundimisht paratë e tyre, por Shtetet e Bashkuara nuk e kishin bërë këtë.

Witkoff tha se një mbështetje e tillë pa kushte e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën "ishte e pakuptimtë" për Presidentin Donald Trump, i cili ishte angazhuar për një kohë të gjatë në negociata për marrëveshje mbi pasuritë e paluajtshme në Nju Jork përpara se të hynte në politikë në 2015.

Presidenti Zelenskyy tha, "kam pasur një marrëveshje me ish-Presidentin Biden dhe Kongresin Amerikan, i jam mirënjohës Kongresit, të dyja palëve. Mbështetja ishte në formë grantesh. Granti nuk është hua. Ne nuk kemi pse ta kthejmë kredinë në këtë rast. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen dhe mendon se është e padrejtë. Por ndoshta kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje. Prandaj, nuk ka të bëjë me shifrën, ne thjesht nuk e shohim atë si një hua. Kjo kishte të bënte me grantet jo me shifrat. Ne thjeshtë nuk e shohim këtë si një hua. "

Presidenti Trump, i cili javën e kaluar e quajti Presidentin Zelenskyy "diktator" dhe e akuzoi atë për fillimin e luftës edhe pse Rusia e sulmoi Ukrainën, ka kërkuar pagesat dhe ka fajësuar paraardhësin e tij, Biden, për mossigurimin e një lloji garancie për kompensim të ndihmës. Zelenskyy tha të dielën se dëshiron që Presidenti Trump të "kuptojë" pozicionin e tij dhe të sigurojë garanci konkrete të sigurisë për të ndihmuar Kievin që të mbrohet nga sulmet e Rusisë.

“Dua shumë mirëkuptim nga zoti Trump”, tha zoti Zelensky në konferencën e tij për shtypin, duke shtuar: “Garancitë e sigurisë nga Presidenti Trump janë shumë të nevojshme”.

 Zelenskiy tha se është i gatshëm të heqë dorë nga posti nëse kjo do të thoshte paqe për Ukrainën dhe shtoi se ai do ta shkëmbente largimin e tij nga detyra me hyrjen e Ukrainës në NATO.

"Nëse një gjë e tillë (do të thoshte) paqe për Ukrainën, nëse vërtet mendoni që është e nevojshme që unë të largohem nga posti, unë jam gati," tha zoti Zelenskiy kur u pyet gjatë një konference për shtyp a do të ishte gati të largohej nga posti nëse kjo do të thoshte një arritje e paqes.

“Do ta këmbeja këtë menjëherë me një (anëtarësim) në NATO, nëse është ky kusht”, shtoi presidenti.

Kryediplomatët e lartë amerikan dhe rus, Marco Rubio dhe Sergey Lavrov, u takuan në Arabinë Saudite pa pjesëmarrjen e zyrtarëve ukrainas apo evropianë javën e kaluar për të hedhur bazat për bisedimet e paqes për t'i dhënë fund luftës.

Presidenti Zelenskiy shprehu pakënaqësinë për përjashtimin e Ukrainës nga bisedimet, por Trump tha se ai mund të kishte negociuar me Rusinë paraprakisht që të parandalonte agresionin e Moskës.

“Kam pasur bisedime shumë të mira me Putinin dhe nuk kam pasur bisedime aq të mira me Ukrainën”, tha zoti Trump para guvernatorëve të amerikanë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata (Ukraina) nuk kanë asnjë kartë për të luajtur, por po luajnë fort", shtoi ai.

Televizioni shtetëror rus tha ditët e fundit se pikëpamja e zotit Trump për konfliktin Rusi-Ukrainë është "në përputhje të plotë me mënyrën se si ne i shohim gjërat".

I dërguari Witkoff tha se lufta "nuk do të kishte ndodhur" nëse Ukraina nuk do të kishte bërë presion në atë kohë për anëtarësim në NATO. Kievi ende vazhdon të kërkojë me këmbëngulje që të bashkohet me aleancën me 32 vende, por Uashingtoni thotë se është jorealiste që kjo të ndodhë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të negociuar për t'i dhënë fund luftës. Witkoff tha se "do të shihni lëshime nga të dyja palët" në një marrëveshje paqeje.

Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas të njohur ndërkombëtarisht. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se Moska nuk ka ndërmend t'i kthejë asnjë nga territoret qeverisë së Kievit.

"Ata njerëz vendosën t'i bashkohen Rusisë shumë kohë më parë," tha ai, duke iu referuar votimeve të organizuara nga Moska në Ukrainën lindore të mbajtura në mes të ofensivës trevjeçare që janë konsideruar të pavlefshme nga Kievi, Perëndimi dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Një telefonatë mes presidentëve Trump dhe Putin dy javë më parë u hapi rrugën bisedimeve Rubio-Lavrov në Arabinë Saudite.

"Ky është një dialog midis dy presidentëve të jashtëzakonshëm," tha zëdhënësi Peskov për televizionin shtetëror.

Rusia të dielën shënoi Ditën e Mbrojtësve të Atdheut - një festë për nder të ushtarëve dhe veteranët. Në një video të publikuar nga Kremlini, Presidenti Putin tha se Zoti dhe fati i kishin besuar atij dhe ushtrisë së tij "misionin" për të mbrojtur Rusinë. Ndërkohë, Presidenti Zelenskyy tha se Rusia ndërmori sulme me 267 dronë gjatë natës në Ukrainë, të cilat ai i dënoi si "terror nga ajri".

Zyrtarët ukrainas njoftuan për dëme në pesë rajone të vendit. Presidenti Zelenskiy tha se rreth 1,150 dronë, më shumë se 1,400 bomba dhe 35 raketa të llojeve të ndryshme, u lëshuan gjithsej nga Rusia në drejtim të Ukrainës gjatë javës së kaluar./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje