6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Konservator dhe përkrahës i politikave liberale në ekonomi, Friedrich Merz pritet t'i marrë timonin Scholz-it.
GJERMANIA- Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, dëshiron të bëhet kancelar i Gjermanisë.Friedrich Merz, i cili në Parlamentin Gjerman, Bundestag, është kryetar i grupit parlamentar të Unionit, u kthye në Bundestag në vitin 2021 pas një ndërprerjeje dymbëdhjetëvjeçare. Tani, si kandidat për kancelar i partive simotra, CDU dhe CSU, pritet të pasojë Olaf Scholz.
Dy jetët politike të Friedrich Merz
Merz ka pasur dy jetë politike: një përpara politikanes së CDU-së nga Gjermania Lindore, Angela Merkel, dhe një tjetër pas saj. Kur Merkel u vu në krye të grupit parlamentar të Unionit në vitin 2002 dhe më pas, në vitin 2005, u bë kancelare, Merz, i cili ishte dukshëm më konservator, u tërhoq dhe qëndroi larg politikës për vite me radhë.
Friedrich Merz donte të bëhej kancelar që në vitin 2002. Por atëherë, grupi konservator, CDU/CSU, vendosi të emëronte si kandidat politikanin bavarez të Unionit Kristian-Social (CSU), Edmund Stoiber. Stoiber garoi dhe humbi kundrejt kancelarit të mëpasshëm socialdemokrat, Gerhard Schröder. Merz u largua nga politika dhe nisi të punonte si jurist. Në vitin 2009, ai nuk kandidoi më për Bundestagun.
Humbi betejën me Angela Merkel dhe u kthye pas largimit të saj
Ai është nga një krahinë malore e pasur e Vestfalisë, Sauerland – në perëndim të Gjermanisë – është katolik dhe jurist, ashtu si babai i tij. Deri më sot, jeton jo shumë larg nga vendlindja. Në moshën 33-vjeçare, në vitin 1989, u zgjodh deputet i CDU-së në Parlamentin Europian. Pesë vjet më vonë, kaloi në Bundestag. Atëherë u dallua shpejt si orator i mirë dhe i mprehtë. Ajo që thoshte në grupin parlamentar kishte peshë.
Pasi u largua nga politika, ai bëri karrierë në ekonominë e lirë. Nga viti 2005 deri në vitin 2021, ishte pjesë e një zyre ndërkombëtare avokatie dhe mori poste të larta në bordet mbikëqyrëse dhe administrative. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, ka qenë kryetar i bordit mbikëqyrës të degës gjermane të agjencisë më të madhe në botë për menaxhim pasurish, BlackRock. Merz drejton si pilot një avion privat.
Pas largimit të parakohshëm të paralajmëruar të Merkelit nga politika, në vitin 2021, Merz u kthye dhe gradualisht u ngjit në karrierë. Në përpjekjen e tij të tretë, CDU-ja e zgjodhi kryetar partie në vitin 2022. Atë e paraprinte një reputacion si përfaqësues i politikave ekonomike liberale të krahut konservator të CDU-s
"Probleme me të huajt" dhe "pashallarët e vegjël"
Merz votoi kundër liberalizimit të ligjit të abortit dhe kundër diagnostikimit paraimplantues në vitet 1990 në Bundestag. Kur parlamenti, në vitin 1997, kriminalizoi përdhunimin brenda martesës si çdo përdhunim tjetër, Merz nuk e mbështeti këtë masë në atë formë.
Deputeti i CDU-së është shprehur gjithmonë pro përdorimit të energjisë bërthamore. Është nxitës i politikave më liberale ekonomike dhe reduktimit të burokracisë. Gati 25 vite më parë, ka kritikuar politikat gjermane të migracionit, ka thënë se kemi "probleme me të huajt" dhe ka ngulmuar për një "kulturë prijëse".
Shumë nga këto, ai i ka rikthyer në një kontekst të ndryshuar politik dhe shoqëror. Në fillim të vitit 2023, ai ka kritikuar mungesën e integrimit në Gjermani. "Ka njerëz që nuk kanë ç'kërkojnë në Gjermani që i tolerojmë prej kohësh duke mos i deportuar dhe pastaj habitemi kur ndodhin ekscese të tilla." Ai ka shtuar se baballarët u mohojnë mësuesve dhe sidomos mësueseve çdo autoritet mbi fëmijët e tyre, që sillen sikur të ishin "pashallarë të vegjël".
Unioni më konservator
Deklarata të tilla nuk kundërshtohen më nga udhëheqja e CDU-së dhe grupit parlamentar të Unionit. Pas përfundimit të viteve Merkel, shumë nga shokët e saj politikë, që mbështesnin një kurs më progresiv, u larguan. Merz ka siguruar që grupi parlamentar i Bundestagut, siç thotë ai, të hyjë sërish në kursin e tij në pjesët kryesore të politikës gjermane. Ai thotë: "Kam nisur, shtyrë dhe përfunduar këtë proces paralelisht edhe në CDU me programin e ri të parimeve." Përfundimi i tij: "Tani jemi sërish në kursin e duhur."
Merz përfaqëson një Union që është bërë dukshëm më konservator. Ngjashëm me 20 vite më parë, ai tani po shikon mundësinë e kthimit te energjia bërthamore dhe synon të kufizojë politikat e migracionit. Epoka e Scholzit me "koalicionin tripartiak të qendrës së majtë", sipas tij, i takon së kaluarës. "Koalicioni që nga mbrëmë është histori, ai nuk dështoi vetëm për shkak të liberalëve, por dështoi nga mungesa e përbashkët e bazës për një aleancë qeverisëse që në fillim."/ DW
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur rezultatet e para që tregojnë favorite CDU/CSU në zgjedhjet...
Projeksioni GJERMANIA- BBC ka publikuar një imazh, që tregon sesi do të duket Bundestagu i ardhshëm gjerman, ndërsa konservat...
Friedrich Merz GJERMANIA- Kreu i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani s...
Friedrich Merz CDU dhe Markus Soeder (CSU) gëzojnë për fitoren GJERMANIA- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së ...
Olaf Scholz GJERMANIA- Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në G...
Friedrich Merz GJERMANIA- Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës ...
Foto ilustruese GJERMANIA- Në Gjermani është mbyllur procesi i votimit dhe janë publikuar sondazhet e para. Bazuar në rezulta...
Steve Witkoff SHBA- I dërguari i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara pres...
foto ilustruese ROMË-Një avion i American Airlines, që fluturonte nga Nju Jorku në Delhi, u kthye duke fluturuar mbi Detin Kaspik drejt...
fotot ilustruese GJERMANI- Gjermania këtë mbrëmje, ndodhet në një moment vendimtar politik, ndërsa zgjedhjet e fundit tregojn...