23 Shkurt 2025, 20:15
Nga M.B
Friedrich Merz CDU dhe Markus Soeder (CSU) gëzojnë për fitoren
GJERMANIA- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale. “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, dhe gjithashtu edhe humbje në zgjedhje”, tha kandidati i SPD-së për kancelar pas prognozave të para pas mbylljes së qedrave të votimit.
Këto janë parashikimet më të fundit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të përditësuara në kohë reale. Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë shumicën e votave, e ndjekur nga AfD-ja me rreth 19.5 për qind. Kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.
Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament. Për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind. Kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) duket se e kaloi pragun e 5%.
Humbës dhe fitues
Këto zgjedhje ishin një lloj "larjeje hesapi" me koalicionin mes SPD, Të Gjerbërve dhe FDP. Të tria partitë që ishin në qeveri deri tani humbën, ndërkohë që tri parti opozitare fituan.
Cili koalicion mund të qeverisë Gjermaninë?
Bashkimi CDU/CSU i fitoi zgjedhjet federale, por arriti një nga rezultatet më të dobëta deri më tani. Friedrich Merz-it do t'i duhet tani të zhvillojë me partnerët e mundshëm bisedime për një koalicioni qeveritar. Deri tani nuk është ende e qartë nëse CDU/CSU do të ketë nevojë vetëm për një partner tjetër, apo nëse do t'i duhet të krijojë një aleancë me tri parti, në rast se FDP ose BSW hyjnë në Bundestag./ DW
gjermania
Bota
23 Shkurt 2025, 18:57
M.B
Olaf Scholz
GJERMANIA- Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në G...
Bota
23 Shkurt 2025, 18:47
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës ...
Bota
23 Shkurt 2025, 18:15
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Në Gjermani është mbyllur procesi i votimit dhe janë publikuar sondazhet e para. Bazuar në rezulta...
Bota
23 Shkurt 2025, 17:44
E. D
Steve Witkoff
SHBA- I dërguari i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara pres...
Bota
23 Shkurt 2025, 17:37
foto ilustruese
ROMË-Një avion i American Airlines, që fluturonte nga Nju Jorku në Delhi, u kthye duke fluturuar mbi Detin Kaspik drejt...
Bota
23 Shkurt 2025, 17:32
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Gjermania këtë mbrëmje, ndodhet në një moment vendimtar politik, ndërsa zgjedhjet e fundit tregojn...
Bota
23 Shkurt 2025, 16:39
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Qendrat e votimit u hapën në gjithë Gjermaninë të dielën, për zgjedhjet ku qytetarët do ...
Bota
23 Shkurt 2025, 16:33
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri një deklaratë të dielën pasdite duke lënë...
Bota
23 Shkurt 2025, 16:24
E. D
foto ilustruese
SHBA- Pas lehtësimit të bisedimeve të para të nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre ru...
Bota
23 Shkurt 2025, 16:19
E. D
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk mund të ketë bisedime pë...