23 Shkurt 2025, 18:47
Nga M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive. Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.
Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga migrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë. Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.
Nëse rezultatet e sondazheve do të vërtetohen, Merz duket se do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë, vendit me ekonominë më të madhe në Evropë. Mirëpo, për të siguruar shumicën në parlament, atij do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi me Socialdemokratët (SPD) e kancelarit në shkuarje, Olaf Scholz.
SPD duket se ka regjistruar atë që është rezultati më i dobët në Gjermaninë e pasluftës, me rreth 16 - 16.5 për qind. Të Gjelbërit, një tjetër partnere e mundshme për CDU/CSU, duket se ka siguruar 12-13.5 për qind të votave./ REL
gjermania
Bota
23 Shkurt 2025, 18:15
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Në Gjermani është mbyllur procesi i votimit dhe janë publikuar sondazhet e para. Bazuar në rezulta...
Bota
23 Shkurt 2025, 17:44
E. D
Steve Witkoff
SHBA- I dërguari i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara pres...
Bota
23 Shkurt 2025, 17:37
foto ilustruese
ROMË-Një avion i American Airlines, që fluturonte nga Nju Jorku në Delhi, u kthye duke fluturuar mbi Detin Kaspik drejt...
Bota
23 Shkurt 2025, 17:32
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Gjermania këtë mbrëmje, ndodhet në një moment vendimtar politik, ndërsa zgjedhjet e fundit tregojn...
Bota
23 Shkurt 2025, 16:39
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Qendrat e votimit u hapën në gjithë Gjermaninë të dielën, për zgjedhjet ku qytetarët do ...
Bota
23 Shkurt 2025, 16:33
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri një deklaratë të dielën pasdite duke lënë...
Bota
23 Shkurt 2025, 16:24
E. D
foto ilustruese
SHBA- Pas lehtësimit të bisedimeve të para të nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre ru...
Bota
23 Shkurt 2025, 16:19
E. D
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk mund të ketë bisedime pë...
Bota
23 Shkurt 2025, 15:41
Papa Françesku
ROMË- Papa Françesku u ka bërë thirrje katolikëve që të luten për të, teksa vazhdon ...
Bota
23 Shkurt 2025, 14:44
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Gjermanët u janë drejtuar të dielën kutive të votimit, pas një fushate intensive që ësht...