LIVE UPDATES
Bota

Plani franko-gjerman, “bazë e mirë” për bisedime të mëtejshme

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, konfirmoi të hënën se ai u është dërguar edhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së.

12 Dhjetor 2022, 19:38 Nga DOSJA
Plani franko-gjerman, “bazë e mirë” për bisedime
Kosovë-Serbi

KOSOVË- Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një “bazë e mirë” për bisedime të mëtejshme drejt këtij qëllimi, thonë nga Qeveria e Kosovës.

“Kemi dhënë komentet dhe vërejtjet tona, si dhe kemi shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për intensifikimin e diskutimeve mbi këtë propozim”, thotë zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk jep detaje se çfarë vërejtjesh ose komentesh ka dhënë Qeveria e Kosovës. Propozimi i BE-së, i njohur edhe si plani franko-gjerman, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Në tekstin e propozimit, që siguroi dhe publikoi REL-i një ditë më parë, nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - gjëra në të cilat insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë. Një version i këtij propozimi u është dorëzuar tashmë të dyja vendeve. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, konfirmoi të hënën se ai u është dërguar edhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së.

“Kemi shumë mbështetje [për planin]. Ky nuk është më vetëm plani im, por plani i 27 vendeve anëtare të BE-së”, tha Borrell.

Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, shtoi ai, të gjithë ministrat ranë dakord se plani duhet paraqitur si çështje urgjente. Disa përfaqësues të partive opozitare në Kosovë ndajnë, po ashtu, mendimin se propozimi i BE-së, edhe si i tillë, ofron një bazë të pranueshme për bisedime të mëtejshme me Serbinë.

“[Me këtë propozim] marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë rregullohen në bazë të kapitujve të Kartës së OKB-së për marrëdhëniet mes shteteve”, thotë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për Radion Evropa e Lirë.

“Unë besoj se baza është e qëndrueshme dhe kjo marrëveshje [propozim] është e qëndrueshme, dhe [në fund] e zgjidh çështjen e mbetur pezull - pra të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi. Nuk shoh se do të duhet prapë në të ardhmen të bisedohet për njohjen e ndërsjellë, për shkak se [ky propozim] e zgjidh nyjën e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”, thotë Haradinaj.

Nga partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, nënkryetari Lutfi Haziri thotë se kjo parti nuk ka ende qëndrim të prerë për propozimin e BE-së.

“Ne, parimisht, dialogut i kemi dhënë mbështetje, por konsensusi për dokument të tillë nuk është arritur. Ende nuk kemi thënë po, apo nuk e kemi refuzuar një dokument, i cili nuk na është prezantuar dhe nuk është kërkuar nga ne që t’i japim mbështetje”, thotë Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur. Në Kosovë thonë se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, ndërsa në Serbi insistojnë në zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkuptojnë me të. Njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se propozimi i BE-së duhet pranuar, vetëm nëse negociatat rreth tij çojnë përfundimisht në njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

“Plani si i tillë, sikur të ishte plan final, nuk do të duhej të pranohej nga Kosova, sepse nuk siguron as njohjen e ndërsjellë dhe, rrjedhimisht, nuk siguron as paqe afatgjate”, thotë Paçarizi.

Qysh në fund të verës, në opinion kanë qarkulluar informacione për ekzistencën e një propozimi të tillë, por, deri së voni, ato nuk janë konfirmuar nga zyrtarët e BE-së. Javën e kaluar, Borrell konfirmoi se Kosova dhe Serbia kanë marrë tashmë një version të planit. Në dokumentin që ka siguruar REL nënvizohet se Kosova dhe Serbia do të kenë si pikënisje qëllimin dhe parimet e vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht respektimin e pavarësisë, autonomisë, integritetit territorial dhe të së drejtës për vetëvendosje, si dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Sipas propozimit, palët do të zhvillonin marrëdhënie të mira fqinjësore mes vete, duke u bazuar në të drejtat e barabarta, si dhe do t’i njihnin simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, targat e veturave, diplomat dhe vulat doganore. Të gjitha mospajtimet, sipas këtij propozimi, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhnin me mjete paqësore, duke u përmbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës. Zyrtarët në Serbi kanë thënë më herët se propozimi nuk është i favorshëm për ta.

Marrë nga REL

plani franko-gjerman

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët