12 Dhjetor 2022, 17:40
Nga k.m.
Foto ilustruese
Referuar një dokumenti të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, më 13 dhjetor Bosnje e Hercegovina pritet të marrë statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Evropian. Në tetor, Komisioni Evropian rekomandoi statusin kandidat për Bosnjën, por listoi një sërë kushtesh që duhen plotësuar, e të cilat kanë për synim të forcojnë demokracinë e këtij shteti të Ballkanit Perëndimor.
Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha atëherë se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.
Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin.
Por, Komisioni vetëm këshillon se cilat shtete duhen të marrin statusin e kandidatit. Vendimi përfundimtar e marrin 27 shtetet anëtare dhe ato duhet të marrin vendim unanim.
Disa shtete – sikurse Austria, Kroacia dhe Sllovenia – kanë kërkuar që Bosnjës t’i mundësohet procedurë e shpejtë, pasi Moldavia dhe Ukraina në qershor morën statusin e vendit kandidat.
Të tjerët, përfshirë Holandën, janë shprehur kundër zgjerimit, edhe pse pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka thyer rezistencën për shkak të shqetësimeve të sigurisë për Evropën si tërësi./REL
bosnje-herzegovine be
Bota
12 Dhjetor 2022, 17:13
a.l
Andrea Costantino
ITALI- Antonio Costantino 49- vjeç një italian i bllokuar për gjashtë muaj në ambasadën e vendit të ...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:51
I.A
Ana Brnabiç
SERBI- Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka ironizuar eurodeputetes gjermane, Viola von Crammon pas deklaratës së ...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:47
I.A
Josep Borrell
BRUKSEL- Bashkimi Europian pritet të miratojë sanksione të reja ndaj Iranit. Diplomatët evropianë thanë se sank...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:41
I.A
Derek Chollett
SHBA- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se ka anuluar vizitën e tij n&...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:38
I.A
KOSOVË- Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, i tha Radios Evropa e Lirë se ish-policit serb, ...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:35
I.A
Parlamenti Evropian
BRUKSEL- Diplomatët evropianë kanë reaguar pas arrestimeve të kryera nga prokuroria belge për një rast t&...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:26
k.m.
William dhe Harry
BRITANI E MADHE- Është publikuar traileri i ri për episodet e radhës të serialit të Netflix me titull &ldqu...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:23
Foto Ilustruese
KOSOVË- Të hënën, në një shkollë shqiptare në veri procesi mësimor është mbajtur pje...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:18
I.A
Zjarri
AFGANISTAN- Të paktën tre sulmues janë vrarë nga forcat e sigurisë afgane pasi hapën zjarr në një hotel n&eu...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:06
I.A
Fatih Birol
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka gaz të mjaftueshëm për dimër, por mund të përballet me mungesë vitin e ardhsh&...